Jump to content

Një dritare : në historinë e muzikës së Korçës : 1800-1940

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një dritare : në historinë e muzikës së Korçës : 1800-1940 libër me autor Vasil A. Ballauri dhe Ilia V. Ballauri (përpun.) Botuar në vitin 2003. Faqe 108 dhe përsëri botuar për herë të dytë në vitin 2013, faqe 118.

“Një dritare në historinë e muzikës së Korçës, 1800 – 1940”. Vasil A. Ballauri (Pregatitur Ilia V. Ballauri.) Tregon në formë kronologjike, historinë e muzikës së Korçës nga fillimet, deri në prag të Luftës së II-të Botërore. Këngët dhe kompozimet e para, ç’ishin sazet, mandolinatat, kantadat korçare, krijimi і bandës së qytetit dhe një përshkrim të hollësishëm të ngritjes dhe funksionimit të korit, “Lira”. Trajton përpjekjet dhe vështirësitë e përhapjes dhe zhvillimit të muzikës në Korçë, aktivistët, intelektualët, kontribuesit e apasionuar të muzikës në këtë qytet, botkuptimin dhe shijet artistike të tyre, etj.