Një jetë në dashuri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një jetë në dashuri libër Autobiografi me Autore Mynever Shuteriqi. Shtëpia botuese: Dituria. Viti i botimit 2008. Faqe 144. ISBN 978-99943-76-22-6

Fragment nga libri

Në katedër zuri vend një djalë i ri, me një paraqitje që më tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe që e regjistrova në kujtesë në mënyrë krejt të pavetëdijshme, por tepër besnike: flokë të zinj pak të valëzuar, fytyrë e bardhë e fisme, buzë mishtore me pjesën e poshtme disi të varur. Ndërsa nën syzet e vegjël me një rreth ari të hollë, që nuk më lejonin t'i shquaja ngjyrën e syve, arrita të dalloj gjithsesi vështrimin e tij të vëmendshëm, që m'u duk se më drejtohej mua.