Një rrugë për banorët e Lumit të Vlorës
Një rrugë për banorët e Lumit të Vlorës Studim. Autori: Fatmir Toçi. Shtëpia Botuese: "Toena". Faqet e librit 120. Botuar në shkurt, 2013.
Rreth Librit:
Krahina e Lumit të Vlorës, me gati 100 fshatra, ajo që është quajtur në shekuj si zemra e Labërisë, është dënuar të vdesë e të shuhet për një rrugë. Pesëdhjetë mijë banorë kanë vetëm një kërkesë e një dëshirë: të kenë si gjithë të tjerët një rrugë për të qenë. Për hir të saj krahina po venitet e izoluar si asnjë krahinë tjetër në këtë vend. Para pak vitesh u hoq nga harta e banimit fshati i parë i saj, Vërmiku, një vendbanim alpin e aq piktoresk sa do ta kishte zili gjithkush ta kishte në atlaset e saj turistikë. Fshatrat e tjerë po japin shpirt dita-ditës. Për një rrugë që është vetëm 65 km, që është lehtësisht e ndërtueshme sepse kalon në fushë, buzë lumit dhe ka një kosto modeste për një shtet.