Jump to content

Noel Malcolm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Noel Malcolm
Kombësiaanglez 26 December 1956
Profesionishkrimtar, poliglot, historian, gazetar

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 1956 26 dhjetor. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Është autor i librave :

  • "Bosnja, një histori e shkurtër" (1994),
  • “Origins of English Nonsense” (1997),
  • "Kosova , një histori e shkurtër" Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001)
  • “Aspects of Hobbes” (2002),
  • “The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).

Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin "George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) (Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën ("Kosovo: A Short History" (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të "Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]