Shko te përmbajtja

Normalisti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Revista Normalisti (1936)

Normalisti ka qenë një revistë e përmuajshme pedagogjiko-letrare e drejtuar nga nxënësit e shkollës Normale të Elbasanit[1]. Numri i parë doli në janar 1929, vijoi me disa ndërprerje deri më 1937. Në këtë revistë kanë dhënë kontributin e tyre personalitete si: Aleksandër Xhuvani, Abedin Çaushi, Qamil Guranjaku me pseudonimin "Qukapiku" etj.

Artikujt e kësaj reviste ishin mbi kulturën arsimore, hustorinë, letërsinë, ku përfshihen edhe përkthime nga autorë të huaj. Kishte katër rubrika kryesore: të pedagogjisë, të letërsisë, të folklorit e të provave të mësimit. Revista bëri përpjekje për të krijuar mendimin pedagogjik shqiptar: kërkonte që nëpër fshatrat mësuesi të lidhej me popullin dhe të punonte për të luftuar analfabetizmin. Ajo përhapi metodat e ndryshme të të mësuarit. Normalisti në artikuj të ndryshëm kërkonte përdorimin e gjuhës së pastër shqipe; pastrimin e «bibliotekës» nga vepra të padobishme e pasurimin e saj me ribotimin e veprave të klasikëve tanë; përkujtimin «e të harmarve të mëdhenj», të rilindësve, si të Naimit, De Radës etj. Botoi edhe mjaft këngë popullore epike.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Revista në format pdf në koleksionet digjitale të bibliotekës publike Elbasan Arkivuar 24 dhjetor 2024 tek Wayback Machine

  1. Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. Elbasan: Biblioteka Publike "Qemal Baholli" Elbasan. 2012. fq. 130. ISBN 978-9928-115-15-7.