Nuri Plaku
Nuri Plaku ka lindur në 10 dhjetor 1954 në Marinëz, Fier. Arsimin 8 vjeçar e kreu në fshatin e lindjes. Të mesmin në gjimnazin e Patosit. Më pas kreu aftësimin profesional në fushën e prodhimit të naftës dhe gazit në teknikumin e naftës Patos. Arsimin e lartë e kreu në degët Gjuhë - Letërsi Shqipe dhe Histori - Gjeografi, pran Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Ka punuar për një kohë të gjatë gjeolog në kantieret e nxjerrjes së naftës në Marinëz, Cakran dhe Patos. Aktualisht jeton dhe punon në qytetin e Fierit me detyrën e drejtorit në Muzeun Historik të këtij qyteti. Me krijimtari letrare është marrë që në vitet e shkollës së mesme duke u prezantuar në organe të ndryshme të shtypit letrar të kohës. Është pjesëmarrës në festivale poetike dhe takime të ndryshme letrare brenda dhe jashtë vendit.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Brezi i humbur”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999.
- “Prangat e zogjve”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999
- “Dhimbja e lisave”, poezi, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë, 2002
- “Kuajt mbretërorë”, poemë për fëmijë, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2003
- “Qyteti pa statuja”, ese, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2004
- “Furtuna blu”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2006
- “Jaka prej bryme”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2008
- “Gjeometria letrare”, studim, Tiranë, 2009
- “Kujtesa e humbur”, kritika dhe studime letrare, Tiranë, 2010