Jump to content

Nuzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nuzi ishte qytet i lashtë i Mesopotamisë në jugperëndim nga Kirkuku pranë Tigrisit. Qyteti Gasur u themelua në kohën e perandorisë akadiane nga fundi i mijëvjeçarit të tretë. Në mesin e mijëvjeçarit të dyte hurianët e pushtuan dhe e riemëruan Nuzi. Pas pushtimit të perandorisë huriane të Mitanit nga hitasit, Nuzi ra në duart e Asirisë.

Nuzi është e njohur për pllakat (rreth 5000) që gjetën arkeologët. Në këto pllaka bëhet fjalë për tregti, marrëdhiet me punëtorët, dhe çështjet juridike. Këto pllaka vërtetojnë zakonet biblike si vijon:

1. Çiftet pa fëmijë mund të adoptojnë si trashëgimtar një nga shërbëtorët. Te Zan 15 Abrahami adoptoi shërbëtorin e tij Eliezer si trashëgimtar. Kështu Jishmaeli iu lind Abrahamit nëpër Hagarën me iniciativën e gruas së tij Sara.

2. Shërbëtorja dhe biri i saj nuk duhen larguar pas lindjes së birit të vërtetë (khs Zan 21,9-14).

3. Tupkitilla i Nuzit ka blerë trashëgimin e tij për tre dhen (khs 25,29-34).

4. Bekimi gojor i atit që po vdiste vlente para ligjit (khs Zan 27,48).