Jump to content

Objektet Apollo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Objektet Apollo janë planetoidë ndër tjera si Adonisi, Hermesi, Apollo, Ikarusi etj, orbitat e të cilave prehen me atë të Tokës. Deri në shekullin e kalur kanë qenë të njohura rreth 30 soshë. Përafërsisht, çdo 100 vite, një objekt i till, i afrohet tokës në distanca të hënës dhe mesatarisht çdo 250 000 vite, një objekt i till përplaset me Tokën. Mbi sipërfaqen e Tokës, ndodhen diku rreth 1500 kraterë të mëdha, b.f. në Arizona krateri i metoritit apo në Gana, gropa e liqenit të Bonsumtuit. Krijimi i tyre është i njohur si pasojë e përplasjeve të tilla. Premja tërthore e këtyre objekteve kur përplasen për sipërfaqen e Tokës, sillet nga 1 deri 2 kilometra. Këto objekte duket të jenë përplasur dhe me Hënën, me Merkurin si dhe me Venusin.

Nga fundi i shekullit të kaluar, zhdukja e dinosaurëve dhe vdekja masive e llojeve, bazohej në një përplasje të till të objekteve Apollo apo Kometave. Duket që më afër është të ketë qenë një objek Apollo, i cili, pas përplasjes, në atmosferë ka ngritur pluhur në atë masë sa që për vite të tëra, në sipërfaqe të tokës nuk mund të depërtonin rrezet e dritës nga Dielli. Kjo kishte pasoja të rënda për lloje të panumërta të bimëve. Përnga përmbajtja e përbërjes së copave të tyre, të sentimenteve, sasia e jashtëzakonshme e platinit, iridiumit, niklit, zinkut, hekurit dhe atimonit lënë të vijmë në konkludim të kufirit të të menduarit që kemi të bëjmë me produkte jashtëtoksore.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]