Kërceni tek përmbajtja

Oda Ekonomike e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sistemi shtetëror
Kosova

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK; anglisht: Kosova Chamber of Commerce) është organizatë jofitimprurëse dhe subjekt juridik i pavarur që përfaqëson interesat e ndërmarrjeve në Kosovë. Ajo është organi më i fuqishëm i biznesit në Kosovë. Zyra kryesore e OEK-së është në Prishtinë, mirëpo përfaqësohet me zyra rajonale në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës. Financohet nga anëtarët e saj, ka statut, dhe një gjykatë të nderit. Sipas ligjit mbi Odën Ekonomike të Kosovës, anëtarësimi bëhet në baza vullnetare.

E themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës, OEK është përfaqësuesi i vetëm ligjor i interesave të komunitetit të biznesit. Ajo lobon dhe punon për zhvillimin e ekonomisë së tregut, ndërmarrësisë dhe rritjes së aftësive konkurruese të anëtarëve të saj.

OEK përbëhet prej dy departamenteve, 30 shoqatave sektoriale dhe mbi 15,000 anëtareve. Anëtarët e Odës veprojnë në sektore të ndryshme të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e teknologjisë, telekomunikimit, ndërtimtarisë, bankave dhe sigurimit, përpunimit të metaleve, përpunimit të drurit, prodhimit dhe përpunimit të ushqimit dhe pijeve etj. Me qëllim të ofrimit të sherbimeve me cilesi dhe profesionalitet, Oda Ekonomike e Kosovës është certifikuar me ISO 9001-2008.

Organet qeverisëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kuvendi i OEK-së
  • Këshilli drejtues i OEK-së
  • Kryetari i OEK-së
  • Këshilli mbikëqyrës i OEK-së

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]