Jump to content

Odiseja arbëreshe, Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Odiseja arbëreshe, Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë Gjinia: Histori. Autori: Francesco Caccamo. Shqipëroi: Mariana Ymeri. Shtëpia botuese: "Dituria". Viti i botimit 2013. Faqet e librit 208. ISBN 978-9928-103-73-4

Mbi librin:

Ky vëllim përshkruan aventurën njerëzore dhe politike të italo-shqiptarit Terenc Toçi: nga lindja në provincën Shën Kozmo të Kozencës (Kalabri), në angazhimin për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane, nga transferimi në Shqipërinë e pavarur, në bashkëpunimin me mbretin Zog, nga përkrahja e regjimit të pushtimit italian deri në vdekjen e tij tragjike, që përkon me ardhjen në pushtet të autoriteteve të reja komuniste, më 1945.

Një personalitet i jashtëzakonshëm, që ofron një çelës ekscentrik por edhe zbulues, për të interpretuar historinë e hapësirës adriatike-ballkanike dhe rolin e saj brenda Italisë. Përtej luhatjeve politike dhe personale, rrugëtimi i Toçit ka vulën e një përvoje themeltare: pasionin për Shqipërinë - një pasion kaq i thekur, sa e bëri të zgjidhte me ndërgjegje identitetin kombëtar shqiptar. Bëhej fjalë për një zgjedhje që asokohe nuk mund të komentohet aspak si e vetëkuptueshme.