Olimpiadat kombëtare të matematikës 3 (libër)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
"Olimpiadat Kombëtare të matematikës 3" libër me Autorë Agim Karçanaj - Andrea Kotro.
“Kombinatorika”, me të cilën mbyllet kolana e librave të hartuar posaçërisht për nxënësit dhe mësuesit e interesuar për olimpiadat matematike, pasqyron një pjesë teorike të rëndësishme e të domosdoshme të spektrit të kulturës matematike të atyre që synojnë të marrin pjesë në gara serioze, ku vihen në sprovë dhuntitë dhe talenti në lëmin e dijeve matematike. Krahas algjebrës, teorisë së numrave dhe gjeometrisë, të parashtruara në librat e tjerë, njohuritë kombinatorike përbëjnë një sektor mjaft të parapëlqyer e të pashtershëm, me anë të të cilave sajohen ushtrime e probleme ndër më të bukurat. Zgjidhja e tyre kërkon intuitë, mprehtësi, ide origjinale, nuhatje për të kapur fillin e duhur. Nuk është rastësi që kjo problematikë i takon fondit të artë të visarit të olimpiadave.