Jump to content

One Day at a Time

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra One day at a time në gjuhën shqipe është e përkthyer si Mrekullia e fajit (Danielle Steel).

Bëhet fjalë për Koko Berrington e cila është e lindur nga një familje e famshme hollivudiane,nëna e saj ka pseudonimin Florenca Flaurëz dhe është shkrimtare e njohur,librat e saj janë best-seller kurse e motra më e madhe se ajo është producente filmash.Babai i tyre kishte vdekur kur Koko ishte në vitin e parë të universitetit me drejtimin e juridikut(këtë e kishte pasë zgjedhur nga dëshira e babait të saj,të bëhej avokate edhe pse ajo nuk e pëlqente)tani ajo është 28 vjeçare dhe gjithnjë ishte e mërzitur nga jeta,sepse ndryshonte nga shoqëria e saj,prindërit ishin gjithnjë të interesuar për karrierën e tyre dhe nuk kishin kohë për dy vajzat e tyre.Ato dyja ndryshonin shumë nga njëra-tjetra,Koko ishte më e butë dhe u bindej urdhërave të motrës më të madhe.Ato të tria jetonin në Los Anxhelos.Xhejna bëhet lesbike dhe pra gjen partneren Lizin 43 vjeçe.E ëma e tyre vejushë por dukej shumë e re për shkak se disa herë kishte bërë operacione plastike,tani ajo ishte 62 vjeçare.Koko dashurohet me një djalë i cili ishte i ardhur nga Australia dhe kishte një qen Sellin,ata të dy zhvendosen në Bolinas(San Fransisko),me Ianin kalonin kohë shumë të mirë derisa jeta e saj merr një kthesë.Iani vdes aksidentalisht duke fluturuar me deltaplan.Edhe pas vdekjes së tij ajo vazhdon të jetojë në shtëpinë e tyre,një jetë të thjeshtë siç e kishte dëshiruar përherë,me kujtimet e tij.Atje kishte filluar të punoj si kujdestare qenësh sepse e kishte lënë universitetin,edhe kur jetonte me Ianin,për dy vite.Motra pasi punonte shumë dhe ishte e njohur i duhej të shkonte në një vend tjetër për filmim dhe i kërkon Kokos të kujdeset për qenin e saj Xhekin deri sa të kthehej,për dy javë.Koko pranon dhe shkon të jetoj te shtëpia e saj duke e marrë edhe Sellin me vete.Atje vjen një mik i Xhejnës,Lesli Bekstër,në fakt ai ishte aktori i famshëm që e kishte dashur dhe shpesh i kishte shikuar filmet e tij,britanik,kishte marrur lejen e së motrës për të qëndruar aty dhe njëkohësisht për t'u fshehur nga ish e dashura e tij e cila dhe ajo ishte aktore,me probleme mendore se siç thoshte ai dhe se e kishte kërcënuar se do ta vriste.Koko habitet kur e sheh por me të vërtet ishte po ai.Më pas prezantohen,flasin,ai bën dush dhe pushon,Koko shkon të blej gjëra ushqimore.Menjëherë shfaqet interesi,tërheqja midis të dyve,ajo ishte e thjeshtë,e veçantë dhe e vetmja që nuk i shkonte pas si e çmendur pas tij.Një natë kur Koko po shikonte një film nga shtrati,ngadalë i afrohet Lesli dhe nga ajo natë ata u bashkuan.Tani ajo nuk po ndihej e vetmuar,se si kishte menduar se askënd nuk do ta dashuronte si Iani,ditët kalonin ata dy u dashuronin edhe më shumë.Lesli kishte një vajzë 6 vjeçe Kloe,i divorcuar nga Monika.Ajo kishte punë disa ditë dhe i kërkoi Leslit të kujdesej për vajzën.Kloe vjen se bashkë me Kokon u lidhën shumë.Kur Xhejna e kuptoi lidhjen me Leslin motra e saj në fillim nuk i pëlqeu sepse mendonte se vetëm se do ta shfrytëzonte e më pas do ta linte,por lidhja e tyre po forcohej edhe më shumë.Një natë shkojnë në një restorant dhe Koko sheh nënën e saj me një djalë i cili ishte shumë i ri në moshë në krahasim me nënën e saj,39 vjeç,producent,duke u puthur,shtanget sepse ky ishte sikur të kishte qenë djali i saj.Ai quhej Gabriel dhe Florenca i kishte thënë se ishte 50 vjeçare.Pastaj Xhejna me Lizin kishin vendosur të bëhen prindër duke mbetur Xhejna shtatëzënë me një spermë artificiale dhe se ishte më mirë ajo se ishte më e re.Koha kalonte dhe ajo të dyja dukeshin të lumtura por koha për Kokon po mbaronte sepse Lesli do të shkoj në një qytet tjetër dhe më pas në Venecie për të xhiruar film e që e kishte së bashku me një aktore shumë të bukur Medisonin dhe mendonte se do ta tradhëtonte por në të vërtet mund të ndodhte,si mund të jetë një aktor i famshëm në lidhje me një shëtitëse qenësh?Ai shkon por e thirr edhe Kokon atje,në hotelin ku qëndronin dolën paparacët duke fotografuar në hotel,duke i ndjekur të dy,e ata duke ikur drejt një gondole Koko rrëzohet,vranë kyçin e dorës dhe përplas kokën. Fshihen në një hotel,Lesli thirr një mjek,e kontrollon dhe e qep me 7 penj në dorë.Ai nuk mundi ta shpëtonte dhe Koko e tmerruar iku nga ai qytet u kthye në Bolinas,qytetin e humbur të saj e mërzitur dhe vendosi të mos jetë me të.Ditët kalonin,asnjë thirrje nga njëeri-tjetri sepse u frikësonin,por Kloe dëshiron të shkojë te Koko dhe i bëjnë suprizë.Aty ndryshojnë mendjen dhe bashkohen për të mos u ndarë më kurrë.Xhejna dhe Lizi bëheshin gati për lindjen e djalit të tyre kurse nëna e tyre ishte shumë e lumtur me Gabrielin.Koko dhe Lesli vendosen në LA dhe pasi lind Xhejna e bëjnë dasmën në shtëpinë e Xhejnës.Djali lindi afro 5 kile dhe e quajtën Bernard Ben Berrington(emri i babait të tyre).Të tre çiftet gjetën rrugën e lumturisë,pra se si thoshte Lesli:gjithçka kishte ndodhur pak e nga pak,ditë pas dite...