Operacioni Libelle

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përmes ketij operacioni brenda rreth 12 orëve, ushtarët e Bundeswehr-it evakuan më 14 mars 1997 shtetasit gjermanë dhe të huaj të cilët gjendeshin të ngujuar nga trazirat dhe perplasjet e armatosura në Shqipëri.

Gjendja në Shqipëri sidomos gjatë trazirave të muajit Mars 1997 ishte kaotike dhe pothuajse i gjithë shteti shqiptar gjendej në luftë civile nga jugu deri në veri. Duke qenë të rrezikuar, në të njëjtën periudhë edhe njësitë e forcave amerikane dhe italiane permes operacioneve paralele kishin evakuar qytetarët e tyre nga Shqipëria.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë me datën 11 mars 1997 ju kishte bërë thirrje të gjithë gjermanëve të cilët gjendeshin në Shqipëri të largoheshin menjeherë nga vendi. Si pasoj e perplasjeve të armatosura, kollaptimit institucional dhe trazirave të cilat kishin kapluar rrugët e vendit, një transport i qytetarëve gjermanë nga toka drejt bregdetit të Adriatikut pas datës 13 mars 1997, as që mund të provohëj.

Të gjendur në ketë situatë, jo vetëm gjermanet por edhe shumë shtetas të vendeve tjera të cilët gjendeshin në Shqipëri, ishin strehuar në ambientet e Ambasadës gjermane në Tiranë.

Qeveria federale gjermane e kancelarit Helmut Kohl, pas pranimit te informacioneve nga terreni dhe ne konsultim me Bundestagun gjerman si dhe me koordinatorët e institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë në vend, kishte vendosur që të intervenoj permes një operacioni ushtarak të shpëtimit dhe evakuimit, i cili në literaturën ushtarake njihët me emrin "Operacioni LIBELLE Në mbrëmjen e datës 13 mars 1997, pason vendimi i ish ministrit të mbrojtjes Volker Ruhe për reagimin e Bundeswehr-it ndaj gjendjes. Forcat e marinës gjermane vehën në levizje në ujrat e adriatikut, si dhe gjashtë helikopterë transporter CH-53G, të cilët operonin në kuadër të kontigjentit gjerman SFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë.