Ora e gjermanishtes
Ora e gjermanishtes liber i autorit gjerman Siegfried Lenz.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri ka si figure kresore nje djale te moshes se re.
Romani rrëfen historinë e një djali të ri , Siggi Jepsen,i cili ndodhej në një kamp riedukimi në Hamburg. Gjithcka fillon me një ese , të cilën Siggi duhet ta dorëzojë brenda orës së gjermanishtes . Ai nuk arrin ta perfundojë në kohë dhe për këtë arsye e dënojnë të rrijë i mbyllur derisa ta kryejë atë.
I detyruar të shkruajë , Siggi shkoj përtej asaj që i kërkohet , duke mbushur , jo vetëm një fletë të bardhë , po një sërë blloqesh , të cilat krijojnë novelën e tij . Tema “ Kënaqësia e detyrës së përmbushur” është ajo çka e ngacmon atë të shpalosë ngjarjet dhe kujtimet e tij të fëmijërisë . Kështu nis një rrëfim sa emocionues , aq edhe i dhimbshëm.
Siggi përshkruan fëmijërinë e tij në Gjermaninë naziste , ku i ati ishte një oficer policie i cili kryente gjithmonë detyrën ,madje dhe kur i’u desh të dënonte shokun e rinisë , Max Nansen,që dikur i kishte shpëtuar jetën. Max ishte një piktor i talentuar, por veprat e tij ishin të ndaluara në atë kohë , prandaj urdhërohej të hiqte dorë nga profesioni i tij. Max refuzon prandaj i konfiskohen të gjitha pikturat që kishte realizuar dy vitet e fundit. Sado e veshtirë të ishte për të atin e Siggit , Jens Ole Jepsen, detyra ishte gjithmonë primare , prandaj ai detyrohet të ekzekutojë vendimin e marrë Berlini.
Pikturat e Max-it e bëjnë Siggin të ndihet i shtrënguar nga “fytyrat jeshile” , “sytë Mongolë” , “trupat e deformuar” , prandaj pa dijeninë e të atit ai arrin të fshehë disa nga pikturat e konfiskuara. Në fund të Luftës së Dytë Botërore ,babai i tij internohet , megjithatë më vonë kthehet sërisht në detyrë. Kur sheh të atin që vazhdon të kryejë detyrën e tij pamvarësisht të gjithave, Siggi vazhdimisht “rrëmben” piktura të cilat beson se janë në rrezik.
Kur i ati e zbulon atë cfarë ai bënte, vendos ta dënoje si hajdut veprash arti , dhe kështu ai përfundon tek kampi ku duhet të kalojë dënimin e caktuar. E gjitha kjo histori e treguar nga Siggi, i kalon kufinjtë e një eseje të thjeshtë dhe kthehet në një vepër të mirëqënë ,e cila qëndron e gjallë ndër vite.
Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Ora e Gjermanishtes” është një roman i shkruar nga autori gjerman Siegfried Lenz, i botur në Gjermani në vitin 1968. Më pas u përkthye në disa gjuhë të ndryshme , ndër to edhe në shqip nga Afrim Koçi. Për herë të parë , në Shqipëri, u botua në vitin 1989.