Orkidea

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Orkideat


Orkidea[redakto | redakto tekstin burimor]

'Orkideja është lule me origjinë aziatike. Japonia është vendi ku kjo lule rritet. Është zbuluar në vitin 1825 nga Carl Blum dhe që nga ajo ditë është shndërruar në një nga lulet më të veçanta. Himalaja apo Filipinet janë vendet ku mund të gjeni Orkidetë. Janë rreth 60 lloje të ndryshme orkidesh, ku ndër më të rrallat janë edhe Barbara Moter, Aphrodite, Pink, etj.Orkide është më e bukura e të bukurave. Bota nuk do të kishte kuptim pa lulet dhe e bukura nuk do të kishte simbol të saj më të denjë për ta përfaqësuar sesa Orkidenë. Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”. Familja e orkideve është njëra nga familjet më të mëdha të bimëve, që rriten në çdo vend përpos në Antarktik.

Struktura e lules orkide[redakto | redakto tekstin burimor]

Lulet e orkidesë duket të jenë shumë të komplikuara, por në realitet ato kanë një strukturë shumë të thjeshtë, sikurse edhe një pjesë e familjes së orkideve siç është Familja e zambakëve. Orkidetë kanë 3 sepale (nëpetël) dhe 3 petale (sëpetël). Kjo ngjashmëri me bimët e tjera është vetëm sipërfaqësore, sepse të gjitha orkidetë kane petalen e tyre të mesme të transformuar në një strukturë unike që quhet labellum ose buzë. Kjo petale gjithmonë tërësisht dallon nga dy petalet e tjera. Orkidetë gjithashtu kanë edhe tipare rigjenerimi të ndryshme. Në vend të organeve të ndryshme femërore dhe mashkullore, stamen-i dhe pistils-i, janë të kombinuara në një strukture të vetme të quajtur column (kolone, varge). Farat janë të vendosura në vende sterile në një përzierje të sheqerit dhe lëndëve ushqyese. Ky vend (termos) luan rolin e një serre të imët. Filizat qëndrojnë në termos për përafersisht një vit. Atëherë ato vendosen në një vazo “shoqërore“. Ato rriten në këtë vazo për 8 muaj deri në një vit. Atëherë ato zhvendosen në vazo individuale, që mund të zgjasë deri në shtatë vjet derisa të zhvillohen në një bimë që lulëzon, varësisht nga lloji i orkidesë.

Kujdesi për orkidetë[redakto | redakto tekstin burimor]

Përpara se të shohim si të kujdesemi për orkidetë, duhet thënë se ato janë bimë me rrënjë ajrore dhe kështu do të ishte ideale që ato të vihen në vazo që varen në tavam.Ndryshe nga lulet e tjera, orkidetë kanë më shumë nevojë për sfungjer e copa druri sesa për dhe.Orkidetë duhen mbajtur në ambiente të ngrohta, por pa i ekspozuar në diell apo pranë burimeve të ngrohjes.Orkidetë gjithashtu kanë nevojë për sasi të vogla uji,mundësisht të spërkatur rreth vazos, si dhe të ujiten pak por shpesh eventualisht 4 herë në javë.Për të mundësuar një lulëzim sa më të gjatë, është mirë të fshihen edhe çdo ditë gjethet me një leckë të lagur.Disa nga shenjat negative gjatë kujdesit të orkideve janë: në rast se dallojmë njolla mbi gjethet dhe lulet, kjo do të thotë se bima ndodhet në një ambient shumë të ftohtë dhe duhet zhvendosur në një ambient më të ngrohtë, ndërsa në rast se gjethet fillojnë të përdridhen dhe nuk dalin bisqe të reja, atëherë bima jonë nuk ka dritë të mjaftueshme.

Disa nga llojet e orkideve[redakto | redakto tekstin burimor]

Phalaenopsis.Është një lloj më i zakonshëm i orkideve, më pak i kushtueshëm dhe që lulëzon më gjatë.Në fakt vetëm një gonxhë të lulëzojë dhe ajo zgjat për muaj të tërë.Kjo orkide do një vend më me pak dritë dhe ujitet një herë në javë. Dendrobium.Ky lloj kërkon ndriçim mesatar,ujitet një herë në javë dhe duhet të plehërohet që të jetojë sa më gjatë, si dhe i ruajnë gjethet e tyra gjatë gjithë vitit dhe mund të çelin një kërcell të ri. Paphiopediliu.Është lloji më i dukshëm dhe i dallueshëm i orkideve.Ky lloj përbëhet nga kërcelli me një lule me 2-3 petale.Rritet në vend me ndriçim të ulët ose mesatar,ujitet një herë në javë dhe duhet plehëruar në pranverë dhe gjatë stinë së verës.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Orkidea
  2. Struktura e lules orkide
  3. Kujdesi për orkidetë
  4. Disa nga llojet e orkideve