Orkoci
Në këtë fshat malor (Orkoca), mund të shihni shtëpi të vjetra, ajër të pastër, ujë shumë të mirë, qetësi malore, drunjë të vjeter me shekuj e gjithcka tjetër. Fshati Orkoc është pjesë e komunes së Likovës pozicionohet mbi pendën e Likoves afër fshatit Presnicë, po të shikosh nga larg Orkoca duket fshat i rrethuar nga dy kodra dhe shtëpitë janë të renditura njëra pas tjetrës, nga ky fshat janë shpërngulur shumë banor me kalimin e kohës numri i banorëve është reduktuar dhe tashmë në Orkoc jetojnë vetëm dy familje. Sipas një statistike gjatë vitit 1948 fshati Orkoc ka pasur 230 banor,diku më vitin 1970 ai numer është zvogluar ka qenë 201 banor, sipas të dhënave statistikore. Në vitin 1994 ky numer ka ra në mënyrë drastike kështu që në vitin 1994 ka numerur 35 banor, mirëpo ky numer ka shkuar duke u zvogluar gjatë kohës, kështuqë tash janë 2-3 familje me 5-6 anetar edhe më pak. Njeriu ka nostalgji për vendlindje dhe vendlindja nuk harrohet, banorët e ish këtij fshati në stinën e veres zakonisht e vizitojnë, mirëpo problem ka qenë cështja e rrugës e pa zgjidhur. Në këtë fshat egziston edhe rrejti elektrik që sado pak e bën më të lehtë mbijetimin e atyre 2-3 familjeve që kan mbetur, përvec asaj shkolla e fshatit shfrytëzohet për nxënësit e fshatit Presnicë, çështja e disa vitëve me radhë ka qenë rruga që çon nga fshati Presnicë për të hyr ne fshatin Orkoc. Megjithatë shumë bashkëfshatar kanë filluar një iniciativë për rregullimin e kësaj rruge, ata kanë hapur një rrugë të re e cila nga penda e Likovës deri në fshatin Orkoc është me gjatësi prej 4km. Në fshatin Orkoc mund ti shifni disa shtëpi të rrënuara, megjithatë këtu zhvillohen pemët dhe banorët e paktë që jetojnë mirren kryesisht me blegtori, pasiqë ka kushte shumë të volitshme për blegtori por pjesërisht bujqësia është e zhvilluar. Me rregullimin e rrugës ashtu siç është filluar ne vitin 2010, fshatit i është kthyer gjallëria ku shumë banorë kanë ndërtuar vikend-shtëpiza dhë e vizitojnë fshatin qindra persona që kanë prejardhjen nga ky fshat. Gjithashtu është renovuar edhe xhamia e fshatit ku me iniciativë nga vet banorët është ndërtuar edhe minareja e xhamisë. Janë renovuar edhe lokalet e shkollës ndonëse nuk ka nxenës shkaku i shpërnguljes së popullatës.