Jump to content

Open Source Conference Albania (OSCAL)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Oscal)
OSCAL
Filloi në2014 [1]
TipiEvent
VendodhjaTirana (Shqipëri)
WebsiteOSCAL
Foto me pjesëmarrësit e OSCAL 2016

OSCAL (Open Source Conference Albania) është një konferencë vjetore që organizohet në Shqipëri, për të promovuar programet me kod të hapur, kulturën me frymë të lirë dhe njohurinë e hapur, një lëvizje globale e cila ka nisur rreth 25 vjet më parë. OSCAL konsiderohet si një nga konferencat e pakta teknologjike që kanë përfshirje të madhe të vajzave në krahasim me konferenca të tjera të ngjashme.[2]

Edicioni i parë u zhvillua në 3-4 maj 2014 në Tiranë.[3]
Edicioni i dytë u zhvillua në 9-10 maj 2015 me rreth 350 pjesëmarrës ku në fokus ishte decentralizimi.[4][5]
Edicioni i tretë u zhvillua në 14-15 maj 2016.[6][7]
Edicioni i katërt u zhvillua në 13-14 maj 2017. Tematika e konferencës ishte 'Internet of People'.[8]
Edicioni i pestë u zhvillua në 19-20 maj 2018. Tematika e konferencës ishte 'Open By Default'.[9]
Edicioni i gjashtë u zhvillua në 18-19 maj 2019. Tematika e konferencës ishte Teknologjia Etike.[10]
Edicioni i shtatë u zhvillua në 18-19 qershor 2022. Tematika e konferencës ishte liria në internet.[11]

Historia e konferencës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2014 - Iu vendos emri OSCAL. Dhe u organizua nga një skuadër me 4 veta.
  • 2015 - U shtua një dhomë tjetër prezantimesh. Skuadra organizuese ishte me 10 veta dhe kishte 25 vullnetarë.
  • 2016 - Skuadra organizuese ka 8 veta.

Hyrja në event është e lirë dhe pa pagesë, por regjistrimi është i detyrueshëm. Është e financuar nga sponsorët që e pranojnë natyrën jo-komerciale të eventit. Çdo gjë është e organizuar dhe ngritur nga skuadra organizative dhe vullnetarët.

Konferenca të tjera të ngjashme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. FOSDEM
  1. ^ "about OSCAL". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 29 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ https://www.sitepoint.com/sourcehunt-conferences-oauth2-in-slim-static-analyzers-etc/
  3. ^ https://pcworld.al/filluan-regjistrimet-per-oscal-2014-konferenca-e-pare-shqiptare-qe-i-kushtohet-open-source/
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2016. Marrë më 1 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ https://pcworld.al/edicioni-i-dyte-te-oscal-do-te-vere-theksin-tek-impakti-social-i-fuqise-se-decentralizimit-ne-vendimarrje
  6. ^ https://portalb.mk/269093-organizohet-edicioni-i-trete-i-open-source-conference-albania/
  7. ^ https://pcworld.al/ne-14-15-maj-2016-edicioni-i-trete-i-open-source-conference-albania/
  8. ^ https://businessmag.al/ditet-kalojne-shpejt-oscal-2017-eshte-duke-ardhur/
  9. ^ https://pcworld.al/oscal-2018-pergatitjet-per-edicionin-e-5-te-te-konferences-nderkombetare-open-source-conference-albania/
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2018. Marrë më 8 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 maj 2022. Marrë më 14 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)