Oshënare Melania
Oshënare Melania lindur në Romë nga një familje e ndritur e krishterë, iu besua mësuesve më të mirë dhe ende adoleshent përparoi shumë në virtyt. Perandori Konstandini i Madh e zgjodhi bashkëpunëtor për themelimin e kryeqytetit të ri të perandorisë bizantine, qytet i cili do të shkëlqente mbi të gjithë nga madhështia (inaguruar në maj 330).
Jeta si shenjtore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një epidemi lebre u përhap në atë kohë dhe sovrani vendosi të nxirreshin jashtë qytetit, madje të hidheshin në det të gjithë të prekurit me lebër, pa dallim shtrese, me qëllim që të evitonte ngjitjen tek të tjerët.
Zotiku plot mëshirë shkoi në pallat dhe i kërkoi perandorit t’i jepte një sasi ari që të blente perla dhe gurë të çmuar për të ngritur lavdinë e madhështisë së tij. Pasi mori ar aq sa kërkoi, falë kësaj dredhie të shenjtë, Zotiku nxitoi ta përdorte atë për të fituar vërtet gurë të çmuar duke vrapuar nëpër rrugët e qytetit për të lehtësuar të sëmurët dhe për të kthyer mbrapa ata që mërgonin ose hidheshin në det.
I mblodhi të gjithë në kodrën e quajtur e "Ullinjve" në bregun tjetër të Bosforit. Atje ai kishte ngritur tenda, kasolle prej degësh peme dhe u shërbente me dashuri, kujdes e ngushëllim të sëmurëve. Kur Konstanti, partizan i herezisë të Ariosit erdhi në fron pas vdekjes së babait të tij më 337, ai filloi të persekutonte mbrojtësit e Orthodhoksisë. Disa oborrtarë, xhelozë për privilegjet e Zotikut gjatë mbretërimit të mëparshëm, përfituan nga ky rast ta akuzonin shenjtin tek perandori se pohonte mendime në kundërshtim me ato të perandorit dhe se kishte zhvatur arin për t’u kujdesur për lebrozët.
Shpifjet e tyre u dyfishuan kur përveç lebrës, një zi e madhe urie kërcënoi Romën e Re; sipas tyre Zotiku ishte përgjegjës i gjithë këtyre të këqijave. I lumuri e përshpejtoi vendimin e Konstantit, kur ai vetë i veshur me një veshje të shndritshme u paraqit para tij dhe e ftoi perandorin të shikonte perlat dhe gurët e çmuar që kishte blerë. Pasi arritën në rrëzë të kodrës, Konstanti u çudit kur pa një turmë të madhe lebrozësh t’i afroheshin me anë të një procesioni të organizuar, duke mbajtur në dorë pishtarë dylli, si dhe vetë vajzën e perandorit e cila ishte me lebër dhe Zotiku i kishte shpëtuar jetën nga mbytja.
Pyetjeve të perandorit Zotiku u përgjigj: “Këta që po vijnë afër teje janë gurët e çmuar dhe perlat e ndritshme që i japin shkëlqim Mbretërisë Qiellore që ti vetë do të trashëgosh me lutjet e tyre, madhëri. Duke menduar shpëtimin tënd, vendosa t’i blej”. I pamëshirshmi, në vend që të gëzohej, u zemërua me Zotikun dhe urdhëroi ushtarët e tij ta lidhnin pas një mushke të egër e ta tërhiqnin zvarrë derisa trupi t’i ndahej në copa. Të tërbuara nga xhelatët, mushkat e dërrmuan trupin e shenjtit duke e tërhequr nëpër gurë. Kur arriti në kishën e shën Pandeleimonit, syri i tij i djathtë doli dhe një burim virtytesh mrekullibërëse buroi në atë vend. Pasi ia dorëzoi shpirtin Perëndisë pas gjithë kësaj torture, kafshët e egra ndaluan në shenjë nderimi të trupit të shenjtë të Zotikut.
Xhelatët përpiqeshin t’i egërsonin kafshët, por papritur ato morën fjalën ashtu si gomari i Valaamit (Numrat 22: 28-30) dhe deklaruan se trupi duhet vendosur mbi kodër. I çuditur nga ajo që ndodhi, perandori u pendua për vendimin që kishte marrë, ndaj e mori trupin e të lumurit Zotik e dha urdhër të ndërtohej një spital për lebrozët në vendin ku shenjti prehej. Gjatë shekujve, këta fatkeqë nuk morën vetëm ndihmën e shkencës njerëzore, por një numër i madh prej tyre u shëruan nëpërmjet lutjes së Zotikut, i cili nderohet si themeluesi i institucioneve bamirëse të kryeqytetit të Bizantit