Osman Taka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Osman Taka (1848-1887) ka qenë një kryengritës i rilindjes kombëtare si edhe një valltar shumë i mirë. Me emrin e tij është lidhur edhe Vallja e Osman Takës.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Ende mungojnë të dhënat për fillimet e jetës së tij. Ai lindi në Konispol, në një nga familjet më të fuqishme e të pasura të qytetit, e cila njihet edhe për Alush Takën, një tjetër patriot. Në 1848 Osmani filloi një revoltë të armatosur kundër Perandorisë Otomane dhe u bë protagonist i saj. Kur u themelua Lidhja e Prizrenit, ai u emërua kryetari i degës së saj në Prevezë.[1][2]

Në të njëjtën kohë ai ishte një valltar i mirënjohur. Pasi forcat osmane shtypën Lidhjen e Prevezës, ata arrestuan më 1886 Osman Takën i cili u akuzua për tradhëti. E burgosën në Janinë dhe e dënuan me vdekje. Kur iu dha dëshira e fundit, ai kërkoi të vallëzonte. Tradita popullore thotë që vallja qe kaq e bukur, saqë xhandarët nuk e ekzekutuan. Por pas disa ditësh e kapën përsëri dhe e vranë, në Konispol.[2][1]

Vallja[redakto | redakto tekstin burimor]

Vallja kërcehet nga djem që vendosen në trajtë shkalle. Ecja dhe ngeja që i japin hijeshi lëvizjeve e bëjne këtë valle tepër burrërore dhe elegante njëkohësisht.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Nigel Allenby Jaffé, Folk Dance of Europe, Folk Dance Enterprises, 1990, ISBN 0946247145, 9780946247141
  2. ^ a b Anamali, Skënder and Prifti, Kristaq. Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Botimet Toena, 2002, ISBN 9992716223