Jump to content

Osteporoza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ostepoeroza eshte nje semundje kockash. Kockat dobesohen dhe humbin fuqine e tyre prandaj dhe kane tendence te thyhen. Njerez me kete semundje kane nje risk per plasaritje edhe ne levizje te perditshme si psh. duke u perkulur akoma dhe duke kollitur.zhvellimi i kesaj semundje mund te shfaqet per shkak te ndryshimeve te hormoneve qe grate kalojne, mungesa e kalciumit, presenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkolit dhe duhanit. Kjo semundje nga statistikat eshte me e perhapur ne grate e races se bardhe dhe te verdhe (aziatike). Eshte me e rralle ne grate e races se zeze. Pervec ilaceve metoda me e mire e zevendesimit te estrogenit eshte ajo dietike, duke pire sa me shume produkte qumeshti (djath, kos, etj) dhe cdo gje me ngjyre portokall (karrota, portokalle, etj) te cilat jane edhe permbajtes se vitamines "D". Ostepoeroza eshte nje semundje kronike megjithse mjekim i pershtatshem mund te jape perparime ne mirembajtjen e sasise se kockave dhe mund te pakesoje simptomat qe mund te shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet ne normalitet por me mjekime risku ulet dramatikisht.

1) Shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rrreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre. 2) Shihet tek moshat e mëdha. Thamë se sidomos pas moshës 45 vjeç dominonte shkatërrimi i kockave i cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë sa që me një rënie edhe nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockës. 3) Ky lloj ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi. Si p.sh tek pacientët që për shkak të azmës, allergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për një kohë të gjatë

Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. 3-4 vjet pas menopauses 30% e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës.Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave.Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati.