Jump to content

Universiteti Otto-Friedrich

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Otto-Friedrich)
Universiteti Otto-Friedrich
Latin: Universitas Bambergensis
MotojaRegional verankert – wissenschaftlich profiliert – international vernetzt
LlojiUniversitet publik
Themelimi1773; 1979
Studentë12,834 (2012/2013)
KampusiBamberg, Gjermani‎
Faqja zyrtarewww.uni-bamberg.de

Universiteti “Otto-Friedrich” në Bamberg (gjermanisht: Otto-Friedrich-Universität Bamberg) është një nga Universitetet më të vjetër dhe njëkohësisht nga më te rinjtë në Bamberg, Bavari. Ai ka si fusha kryesore të studimeve shkencat shpirtërore dhe kulturore, shkencat sociale dhe ekonomike, si edhe informatikën e zbatuar.

Ai u krijua në vitin 1647 nën emrin Academia Bambergensis nga Princi peshkop Melchior Otto Voit von Salzburg. Në shekujt në vazhdim, veçanërisht nëpërmjet Princit peshkop Friedrich Carl von Schönborn, Universiteti u plotësua me fakultetet Teologji, Filozofi, Juridik dhe Mjeksi duke u bërë Universitet i plotë.

Në vitin 1803, në vazhdën e “Säkularisation des Hochstifts” (procesit të laicizmit), Universiteti u pezullua. Megjithatë Teologjia Katolike vazhdoi te studjohej, saqë mund të thuhet se tradita si Universitet nuk u ndërpre asnjëherë.

Në vitin 1972 Shkolla e Lartë për Filozofi-Teologji, e themeluar më 1923 dhe që vazhdonte traditën e Universitetit të dikurshëm, u bashkua me Shkollën e Lartë Pedagogjike (e themeluar më 1958) nën emrin “Gesamthochschule” (Shkolla e Lartë e Bashkuar), Bamberg. Në vitin 1979, e vetmja Shkollë e Lartë e Bashkuar e Bavarisë u kthye në Universitet duke i ndryshuar dhe emrin. Emri ”Universiteti Otto-Friedrich“ lidhet me emrat e sponsorizuesit Melchior Otto Voit von Salzburg dhe përkrahësit të madh Friedrich Carl von Schönborn.

Rektorët dhe Presidentët që prej Rithemelimit:

Universiteti ka sot pesë Fakultetedhe një Degë (FH-Studiengang):

  • Shkencat e mendimit dhe kulturore
  • Shkencat Ekonomike dhe sociale
  • Shkencat humane
  • Shkencat informatikë ekonomike dhe informatikë e zbatuar

Sipas marrëveshjes më të fundit midis Shtetit te Lirë të Bavarisë (Freistaat Bayern) dhe Vatikanit, Fakulteti i Teologjisë Katolike do të mbyllet si fakultet dhe do të shndërrohet në Institut në kuadrin e formimit të mësuesve.

  • Fusha studimore të bazuara në gjuhët: ndër të tjera Orientalistik und Slavistik
  • Kërkime për Mesjetën dhe ruajtja praktike e të mirave kulturore
  • Shkencat e Sjelljes: Sociologji, Shkenca Politike, Psikologji
  • Shkenca ekonomike me pikë rëndese Europën
  • Informatik e zbatuar

Ndërtesat e Universitetit janë në pjesën më të madhe të tyre ndërtesa historike, të cilat u përshtatën për Universite dhe gjenden, pjesa dërrmuese, në zemër të qendrës historike të Bambergut. Këtu gjenden Kolegji i dikurshëm i Jezuitëve (Teologji), Shtëpia e dikurshme e martesave (Hochzeitshaus) (Shkencat Historike), Thertorja e dikurshme (Schlachthaus) (Gjeografi), por edhe Bauhof (Shkencat e komunikimit) si edhe Feuerwache e dikurshme (Orientalistik). Një pjesë e Fakultetit të Gjuhë-Letërsisë është strehuar në ndërtesat që i përkisnin dikur Gjimnazit “Kaiser-Heinrich-Gymnasium”.

Të dy fakultetet, ai i „Shkencave ekonomike dhe sociale“ dhe i „Informatikës së zbatuar“, që përfshijnë një pjesë të madhe të studentëve, gjenden në „Feldkirchenstraße”, e cila nuk shtrihet në qendër të qytetit.

Deri në semestrin dimëror 2008/09 do të shtohet dhe një vendndodhje e tretë në veri të qytetit të Bambergut, në të ashtuquajturën “Regnitz-Insel” (ERBA-Gelände e dikurshme). Nga një ndërtesë (akoma karabina) do të përfitohen rreth 300 apartamente për studentët. Pranë saj do të ngrihet një ndërtesë e re me 14.000 metra katrorë, e cila do të përballojë me vende fluksin e pritshëm të studentëve në të ardhmen.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]