Pëllumbi me fjongo të kuqe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pëllumbi me fjongo të kuqe 60 rrëfenja për fëmijë e prindër. Autori: Bardhyl Xhama. Botuar në Tiranë : Toena, 2007. Faqet e librit 192.

Në të 60 rrëfenjat e këtij vëllimi shtjellohen probleme të edukimit moral e qytetar, të luftës kundër veseve e zakoneve, që nuk pajtohen me shoqërinë tonë, me jetën e fëmijëve në shkollë e në mjediset familjare e shoqërore. Vend të rëndësishëm zënë edhe rrëfenjat që lidhen me nevojën për dije e kulturë, për punë e fitime të ndershme, për atdhetarizmin, për hallet e emigrantëve, por edhe ndodhi nga jeta konkrete e fëmijëve dhe e familjeve të tyre, si dhe për problemet e vështira të tranzicionit të sotëm në vendin tonë.