Jump to content

Për Shqipërinë dhe shqiptarët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjinia: Histori, kujtime. Autori: Conrad Malte - Brun. Shqipëroi: Ilirjana Angoni. Shtëpia botuese: "Plejad". Viti i botimit 2011. Faqet e librit 230. ISBN 978-99956-57-70-3

Fragmente nga libri

Shqiptari është natyrshëm i hareshëm: ai i pëlqen gostitë e mëdha dhe dëfrimet, mbi të gjitha pëlqen vallen. Ai e ka zakon të rrugëtojë me shpatë në dorë duke kënduar vargje që i kujtojnë bëmat e guximshme të njerëzve të kombit të tij. Ai përpunon zërin dhe gjestet e tij sipas temës që këndon. Zemërgjerë për nga karakteri, ai e shpërfill idenë e bërjes së pasurisë: ai e jep me nxitim atë çka zotëron cilitdo që ia kërkon, por po aq lehtë ai lëshohet edhe në jetën e lypsit.

Ndonëse natyrshëm kuvendarë, shqiptarët janë megjithatë shumë besnikë dhe të matur ndaj një miku, ndaj një zotërie. Armiq të çdo lloj shtirjeje dhe të pazotë për tradhti, ata i përmbushin detyrat që iu besohen. Por, gjithashtu kur është fjala për armikun e përbashkët, ashtu si edhe popujt e tjerë barbarë, ata përdorin dinakërinë dhe pabesinë.

Homeri e ka vënë në dukje karakterin dinak të Kefalonëve dhe të banorëve të tjerë të Epirit. Pra, nuk kemi pse habitemi për dinakërinë e shqiptarëve ndaj armiqve të tyre dhe madje edhe më pak për atë që bëri Gjergj Kastrioti, sipas zakonit të vendit të tij, kur në marrëdhëniet me Kostandinopojën, ndërsa qëndronte me udhër të mbretit Ferrant, guvernatori i viseve të Barit, ai deshi të jepte një provë të shkëlqyer të lidhjes së tij me këtë princ.

Qyteti Trani, aleat besnik i Ferrantit, u shtyp nga Antuan Joshiano, zotëria i fortesës meqënëse nuk mundej ta rrethonte për shkak të afërsisë me Piçininon, ai e luti, me pretekstin për t'i folur që të vinte në fushë ndërkohë që ata ishin duke shëtitur sëbashku, e kapi, e tërhoqi mbi kalin e tij dhe e çoi në fushimin e tij, ku për të fituar lirinë Joshianos iu desh t'i jepte Skënderbeut lirinë.