Për mbrojtjen e Atdheut
Për mbrojtjen e atdheut ishte revistë e përmuajshme në gjuhën shqipe, organ teorik politiko-ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të RPSSH. Numri i parë doli në prill 1948 me titullin "Revista ushtarake", më 1954 u quajt "Revista ushtarako-politike" e më pas "Revista politiko-ushtarake", nga viti 1975 ka dalë me titullin "Për mbrojtjen e Atdheut". Nëpërmjet artikujve dhe materialeve studimore, propagandistike e metodike revista zbërthente kërkesat e vijës, direktivave dhe vendimeve të PPSH në fushën e mbrojtjes; pasqyron përvojën e punës për edukimin politik, ideologjik dhe ushtarak të efektivave; trajtonte e zbërthen çështje të shkencës ushtarake dhe të Artit Ushtarak mbi Luftën Popullore. Në faqet e saj përgjithësohej përvoja e pasur e Luftës ANÇ dhe e luftërave të tjera të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Pasqyronte punën për edukimin e stërvitjen ushtarake të popullit në shkollën e lirë; metodat e mësimdhënies e të drejtimit të stërvitjes etj.