Përcaktori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përcaktori mund të jetë i shprehur me emër, mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje ose formë të pashtjelluar të foljes (pjesore ose paskajore).

Janë gjithësej tri lloje të përcaktorëve:

  1. Përcaktorë me përshtatje
  2. Përcaktorë me drejtim
  3. Përcaktorë me bashkim

Përcaktori me përshtatje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shprehet me një mbiemër, me përemër dhe me numërorët : tre, tri, të dy, të tre etj. Ai përshtatet në gjini, numër, rasë.

Treni linte pas fshatra të vegjel.

Nga zëri ai kuptoi se kishte ndodhur diçka më e madhe.

Ajo mungoi tre ditë.

Përcaktori me drejtim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shprehet me emër në rasën gjinore, në rrjedhore e në kallëzore pa parafjalë dhe në rasën emërore, në kallëzore e në rrjedhore me parafjalë.Percaktori me drejtim nuk ben ne rasen dhanore. Dëgjohej vetëm kënga e zogjëve të malit(emer ne rasen gjinore). Tufa e fazanëve u duk përsëri në anën tjetër të pyllit. Jemi njerëz të luftës ne dhe këtë e dimë të gjithë. Nga këto kryengritje ajo e Arianitit vjati mbarë. Ata janë të gjithë burra të gojës e të pushkës. Më i vogli i fëmijëve, më trimi i trimave. Djalin e rrëmbeu jeta e qytetit. Atë ditë kisha një uri ujku. Notoja me shpejtësi delfini. Ai e e kreu detyrën më së miri ndaj atdheut. (me parafjalë.)

Përcaktoret me bashkim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shprehet me përemra të palakueshëm, me numëror, me forma foljore të pashtjelluara dhe me ndajfolje. Peremrat e palakueshem (peremrat pyetes: c dhe cfare) Ç’punë të doli në qytet ? Sa ëndrra të bukura kishte thurur Stavri. Asnjë njëri (ora)nuk dukej bregut të detit. Atje do të gjenin ndonjë punë. Ishin përhapur kaq fjalë, saqë nuk i besonte askush. Lajmi tronditit mbarë opinionin publik. Aty pranë rrinin në këmbë nja dy pleq të veshur mirë. Ju kujtohen ato dy vajzat që rrinin gjithnjë bashkë ? Këtu e kishte çuar dëshira për të studiuar. Nuk gjente shteg për të shpëtuar!

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]