Përcjellësit dhe izolatorët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

$ 137. Përcjellësit dhe izolatorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    $ 137. Përcjellësit dhe izolatorët. Ekspermentet tregojnë se të gjithë trupat ndahen në dy klasa: 1) në trupa që e transmetojnë elektrizimin, ato quhen përcjellës dhe 2) në trupat që nuk e transmezojnë elektrizimin; këto trupa quhen jo përcjellës (dhe gjithashtu izolatorët dhe dielektrikë). Përcjellësit ndahen në përcjellës të llojit të parë dhe të llojit të dytë. Transportimi i ngarkesave në përcjellësit e llojit të parë nuk ka lidhje me asnjë ndryshim të natyrës kimike të tyre dhe me asnjë transportim të shënuarshëm të materjes; transportimi i ngarkesave në përcjellësit e llojit të dytë ka lidhje me ndryshime kimike që shpien në ndarjen e lëndëve përbërëse të tyre, në vëndet e takimit të tyre me përcjellës të tjerë. Në përcjellësit e llojit  të parë hyjnë të gjithë metalet; në përcjellësit e llojit të dytë krypërat e shkrira, solucionet e krypërave, të acideve dhe të bazave. Izolatorët janë kristalet e krypërave, vajrat, ajri, qelqi porcelani, ebaniti, kauquku, qelibari dhe shumë lëndë të tjera.
    Në kohën e tanishme bëhet ndarja e gjysëm përcjellësave. Këto trupa megjithëse kanë një përcjellshmëri të vogël po kanë dhe shumë veti të tjera me anë të cilave mund të bashkohen në një grup të veçantë.
    Në metalet (përcjellësit e llojit të parë) një pjesë e elektroneve mund të çvendoset lirisht në mes të atomeve të veçanta. Në matalet e pa ngarkuara ngarkesat e elektroneve që çvendosen lirisht kompesohen me ngarkesat pozitive, të lidhura me skeletin e rrjetit kristalin të metalit. Elektrizimi i përcjellësit kthehet në ndryshimin e numrit të elektroneve që përfshihen në të. Në ektrizimin negativ, përcjellësit i shtohen nga jashtë elektronet të tepërta; në rastin e elektrizimit pozitiv prej tij hiqen një pjesë e elektroneve kështu që fillon të çfaqen ngarkesa pozitive jo krejtsisht të kompresuara të blrthamave atomike.
    Në elektrizimin me anën e induksionit, elektronet çvendosen nën influencën e forcave të tërheqjes ose të shtytjes nga ana e ngarkesës së jashtme në njërin skaj të përcjaellësit; në këtë skaj kemi tepricë elektronesh gjë që shkakton elektrizimin negativ; në skajin e kundërt të përcjellësit për shkak të mungesës së elektroneve çfaqet një ngarkesë pozitive e pakompresuar.
    Të gjithë elektronet në të gjithë metalet janë të njëjtë prandaj çvendosja e tyre nuk ka lidhje me ndryshimin e përbërjes kimike të përbërësit të llojit të [12]parë. Por masa e elektroneve është aq e vogël që për elektrizimin praktikisht të arritshme nuk mund të shënohen ndryshimet e masës së përcjellësit për shkak të ndryshimit të numrit  të elektroneve që gjenden në të 1).
    Në përcjellësit e llojit të dytë, nuk ekzistojnë elektrone e lirë, me që në të ekzistojnë atome ose molekula në të cilin ka mungesë ose tepricë elektronesh.
    Këto atome me molekula të ngarkuara quhen jone. Transportimi i ngarkesave në përcjellësit e llojit të dytë, shkaktohet nga çvendosja e joneve, gjë që shpjegohet nga ndryshimet kimike që ndodhin në përcjellësit e llojit të dytë.
    Dielektrikët -- trupa jo përcjellës të elektricitetit -- të përbëra prej molekulave në të cilën gjenden në sasi të barabartë ngarkesat pozitive dhe negative ose prej joneve që nuk mund të çvendosen lirisht brënda dielektrikut. Nënë veprimin e forcave elektrike ngarkesat në dielektrik çvendosen vetëm pak ose ndryshojnë orientimin e tyre. P.sh. si modeli i dielektrikut, mund të shërbejë lënda në të cilën ngarkesat me shenjë të kundërt (molekulat polare) të bashkuara në çifte janë rrotulluar në mënyrë të çrregullt (fig 6-a) kështu që dielektriku si në tërësi ashtu edhe në pjesët e veçanta të tij është neutral. Në qoftë se dielektrikut i afrojmë trupin e ngarkuar ahere ngarkesat në të nuk çvendosen por vetëm orientohen në mënyrë të njëjtë (fig. 6-b) dhe si rezultat ikësaj në skajin e dieletrikut, që është i kthyer nga trupi i ngarkuar, skajin tjeter dalin ngarkesat me shënjë. Kjo gjendje e dielektrikut quhet polarizim. Polarizimi dallohet nga elektrizimi, që lind në përcjellësitë në rastin e fenomenittë induksionit.
    Në qoftë se dielektriku i polarizuar ndahet në pjesë p.sh. sipas vizave D dhe C (fig 6-b) atëhere çdo pjesë në tërësi do të jetë neutrale, vetëm në sipërfaqen çfaqen ngarkesat me këtë ose atë shenjë.
    Kur forcat elektrike janë shumë më të mëdha, molekulkat e dielektrikut mund të prishen, atëhere dielektrike, bëhet përcjellës. Ky fenomen quhet çmim i dielektrikut.