Përdoruesi:46.19.225.168/Familja ahore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

-Familja ahore- llojet drunore gjetherënëse të kësaj familjeje janë ndërtuesit kryesorë të pyjeve tek ne.Lulet e llojeve të kësaj familjeje janë të ndara në mashkullore dhe femërore.Pjalmimi i lules bëhet me anë të erës.Në ahore bëjnë pjesë:

-Ahu-është bimë drunore shumëvjeçare,që arrin gjatësinë mbi 30m dhe trashësi në mbi 1m. Frytet e ahut (lendat) janë ushqim shum i kërkuar nga kitra, gjeri, derri i egër dhe shtazë të tjera.Druri i ahut përdoret në ndërtimtari dhe si lëndë djegëse në amvisni.

-Gështenja-është bimë e lartë drunore që rritet në pyje, por kultivohet edhe në parqe, është e njohur per frytet e saja me vlerë ushqimore.Në familjen ahore marrin pjesë edhe qarri, shpardhi dhe bungu.Edhe këto bimë janë lloje drunore me gjatësi mbi 20m dhe me kërcell të gjërë.Lëndët e tyre shërbejnë për ushqim të shtazëve të egra.Janë të përhapura edhe në pyjet tona dhe shërbejnë si lëndë djegëse në amvisëri dhe në industrinë e drurit,në ndërtimtari etj.