Përdoruesi:79.106.209.122/Shkolla Adem Myrta - Shperdhet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

HISTORIKU I SHKOLLËS

Shkolla në Fshatin “Shpërdhet” u hap për herë të parë në vitin 1928. Kjo erdhi si kërkesë e banorëve të fshatit dhe kujdesi i regjimit të Mbretit Ahmet Zogu për të luftuar analfabetizmin në Shqipëri. Shkolla kishte 16 nxënës, dhe një mësues. Arsimi bazë ishte fillor. Godina kishte një klasë mësimi dhe një dhomë mësuesi. Ajo ishte ndërtuar në anë te rrugës nacionale në lagjen e cila sot quhet Lagjia “Demokracia”. Shkolla funksionoi rregullisht deri në vitin 1939. Me pushtimin italian mësimi u ndërpre për disa muaj për të rifilluar përsëri gjatë pushtimit, dhe deri më 1942. Pas pushtimit gjerman mësimi u ndërpre plotësisht deri në mbarimin e Luftës se Dytë Botërore. Pas çlirimit në vitin 1945, shkolla u hap sërish në të njëjtën godinë për të vijuar rregullisht mësimin. Shkolla kishte 31 nxënës dhe dy mësues.Për herë të parë morën pjesë në mësim edhe vajza. Kjo shkollë funksionoi deri në vitin 1955. Në këtë vit Shkolla u transferua në një godinë tjetër disa metra më larg, ecila kishte 4 klasa dhe një dhomë mësuesish. Numri i nxënësve në këtë shkolë ishte 64 nxënës të ndarë në 4 klasa. Në vitin 1958, Qeveria Komuniste e kohës, ndërtoi në qendër Mamurras një shkollë të re ku mësonin në arsimin me bazë 7vjeçar të përqëndruar nxënësit e fshatit Shpërdhet, Fushë-mamurras, Zhejë. Pra në këtë vit shkolla e Fshatit Shpërdhet u transferua në shkollën Mamurras ku mësuan aty deri në vitin 1979. Kjo shkollë njihet edhe sot me emrin Shkolla “MIGJENI”. Duke qenë se fëmijët e Fshatit Shpërdhet e kishin shkollën 4 – 5 kilometra larg, pjesëmarrja në shkollë kishte vështirësi, prandaj u kërkua nga banorët e fshatit të hapej shkollë në fshatin Shpërdhet. Në verën e vitit 1979, me kontributin e banorëve të fshatit, u bë e mundur të përshtatej një ish punishte qumështi, dhe të bëhej shkollë. Kjo shkollë filloi mësimin në Shtator 1979. Arsimi bazë ishte 8 vjeçar, dhe godina kishte 4 klasa dhe drejtorinë. Numri i nxënësve në këtë shkollë ishte 183, dhe 12 mësues. Kjo shkollë funksionoi deri në vitin 1988 si shkollë 8vjeçare, dhe në vitet 1988 – 1992 si shkollë fillore dhe kopësht për fëmijë. Në vitin 1988 pa dëshirën e prindërve dhe fëmijëve të fshatit, cikli i lartë u transferua në shkollën Nr.3 Mamurras. Me ndryshimet demokratike në vitin 1992, godina e shkollës Shpërdhet u mor nga ish pronari i vjetër i saj për banesë. Fshati dhe nxënësit mbetën pa godinë shkolle dhe u shpërndanë për të bërë mësim në shkollat e tjera të zonës si: Fushë – mamurras, Mamurras, Thumanë, etj. Si rezultat pati mjaft braktisje nga nxënësit, e sidomos nga vajzat.

Me kërkesë të komunitetit dhe me insistimin e vazhdueshëm të Kryetarit të Fshatit, z. Vath Myrta për herë të parë në historinë e arsimit të fshatit Shpërdhet ndërtohet godinë e re shkolle. Shkolla filloi mësimin në Shtator 1996 me bazë arsim 8 vjeçar, (sot 9vjeçar), e cila kishte 162 nxënës në të teta klasat, dhe 12 mësues. Në vitin 2007 u rihap kopshti për fëmijët e fshatit. Shkolla dhe mësimi morën një dimension të ri. U shkua drejt braktizjes zero të shkollës, dhe u rrit cilësia e mësimdhënies. Mësimi zhvillohet me dy turne, dhe për këtë arsye kërkohet zgjerim i godinës me klasa të reja. Gjatë gjithë historisë së saj, shkolla në fshatin Shpërdhet ka qenë e vetmja qendër dijeje, kulture, dhe aktivitetesh.

Gjatë historisë së shkollës në Fshatin Shpërdhet, kanë dhënë kontributin e tyre këta arsimtarë:

Në vitin 1928 – 1952

Arif Sula

Në vitin 1946 – 1958 Isa Ula 1979 – 92 Donika Skënderi (Drejtore 79 – 84) Fran Prela Nurie Ulaj Adem Balani Bukurie Bajrami Hava Palasku Xhuma Osmani Mehmet Salko Marie Gjeçi Dila Doda Sanxhak Ibi (Drejtor 86 – 88) Vath Myrta Pashk Pershqefa Ahmet Limani (Drejtor 88 – 92) Zana Dema Rozheta Morina Isa Palasku 1996 – e në vazhdim Ndue Marku (Drejtor 1996 – 2006) Flora Myrta (Dejtore 2006 e në vazhdim) Ahmet Murati Filip Rajta Mark Cumi Liza Pistja Mirela Hoxha Mirela Koliqi Vitore Marku Alma Shkëmbi Anduena Bregu Etleva Nikolli Xhovalin Nikolli Xhemile Ibro Almarina Tuci Kostandin Pula Elizabeta Ndreca Valdrin Myrta Arisa Prenga Eljana Isaku Valbona Neziri Angjelina Gjonikaj Paulin Gjoni Vojsava Ndreka



Nxënës të spikatur të dalë nga shkolla Shpërdhet:


Flutura Myrta (Dr.Shkenca zooteknike) Eva Shyti (Veterinere) Mimoza Kadria (Nd. Mjeke) Dritan Hasani (Gjyqtar) Hajredin Ismaili (Jurist) Valdrin Myrta (Mjeshtri Sportive) Petrit Preka (Shk. Politike) Eugena Aliu (Kanto) Fatmira Aliu (Gazetari) Luçiana Ismaili (Histori) Gani Hoxha (Anglisht) Esiona Myrta (Bio – teknologji) Matilda Cara (Bio – teknologji) Ervana Gjini (Kimi)

Sot vazhdojnë shkollën e lartë rreth 20 studentë nëpër universitete të ndryshme shqiptare.

Ky historik u përgatit me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë


Përgatiti: Flora Myrta (Drejtoreshë e Shkollës 9-vjeçare Shpërdhet) Nëntor 2012