Jump to content

Përdoruesi:79.98.113.6/Pyjet ekuatoriale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pyjet ekuatoriale. Pyjet ekuatoriale përfshijnë pyjet me gjelbërim të përhershëm, të cilët gjenden në pellgun e lumit Amazona,të lumit Kongo,në ishujt e Indonezisë dhe në gadishujt e Azisë juglindore. Në zonat e pyjeve ekuatoriale,temperaturat janë të larta dhe reshjet e shiut janë pothuajse të përditshme. Në to bie mesatarisht 30 mm shi në ditë. Sasia vjetore e reshjeve është 1800-4000mm shi në vit.Temperatura mesatare në pyjet ekuatoriale është 25°C dhe kurrë nuk zbret nën 18°C.Këto temperatura dhe reshjet e shumta, krijojnë kushte të përshtatshme për jetesën e bimëve dhe kafshëve.Në pyjet ekuatoriale ka bimë kacavjerrëse(liane),por karakteristikë e drurëve është palma. Pyjet ekuatoriale janë të vështira për t'u kaluar.Në to jetojnë kafshë dhe insekte të ndryshme,si:merimanga,akrepi,zvarranikë,majmunë,etj. Pyjet ekuatoriale janë emërtuar si "Mushkëritë e planetit".