Përdoruesi:Actuallyilvanad/Kushe Mica
Kushe Mica, themeluesja e shkollës së parë për gratë dhe vajzat shqiptare, ka lindur në qytetin e Shkodrës në Shqipëri.
Kushe Mica u lind në Shkodër më 16 Qershor 1832 dhe vdiq më 3 Mars 1913. Familja e saj, për arsye konflikti gjakmarrjeje, u zhvendosën në Shkodër nga Dukagjini. [1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karrieren e mësueses ajo e filloi në moshën 27 vjecare.
Kushe Mica ishte një grua e vetë-mësuar, e cila për dhjetë vite studioi me farmacistin venecian Shjor Marko Rebeskin. 3 Gjatë kësaj kohe ajo perfeksionoi gjuhët frengjisht dhe italisht. [2]
Në 1859 ajo hapi shkollën e parë për gra në Shkodër, të quajtur Shkolla e Kushe Micës. [3] Shkolla u hap pavarësisht shumë pengesave të vendosura nga autoritetet turke; ceremonia e hapjes ishte e thjeshtë, por me një pjesëmarrje të mirë. [4]
Shkolla mësonte shkrim, lexim, numra (aritmetike), vizatim, këngë (muzikë) dhe punë dore. Shkolla u mbyll në 1904, pas 45 viteve nga themelimi i saj. [5]Shkolla e Kushe Micës nuk arriti të behej e njohur si shkolla e parë shqipe për arsyen se programi arsimor nuk ishte i dokumentuar dhe Mica nuk ishte në nivelin e duhur arsimor. [6]
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.shkodrapress.com/bar-shkodra/item/2895-historia-e-arsimit-shkodran.html
- ^ http://qmksh.al/16-qershor-1832-lindi-mesuesja-e-pare-shkodrane-kushe-mica/
- ^ http://qmksh.al/16-qershor-1832-lindi-mesuesja-e-pare-shkodrane-kushe-mica/
- ^ http://www.shkodrapress.com/bar-shkodra/item/2895-historia-e-arsimit-shkodran.html
- ^ http://www.gentlewomen.al/2016/07/27/kushe-mica-founder-of-the-first-school-for-albanian-women/
- ^ http://www.shkodrapress.com/bar-shkodra/item/2895-historia-e-arsimit-shkodran.html