Përdoruesi:Agi Kojku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vendndodhja

Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar” me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr 9248, dt. 6.2.1966, ka sot një sipërfaqe prej rreth 3300 ha dhe me perspektive zgjerimi deri ne rreth 11000 ha. Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë. Deri më sot ai i ka plotësuar pothuajse të katër funksionet e një pylli: atë reaktiv, si vend klimaterik e turistik, atë të mbrojtjes të tokës, burimeve ujore, rrugëve, atë të konservimit për studime shkencore, praktika mësimore të studentëve të Fakultetit të Pyjeve e kurse kualifikimi për mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe, deri diku, funksionimin prodhues. Si linjë ajrore ai nuk shqetëson ambientin që ndodhet poshtë tij. Fluksi i madh i makinave që ka ardhur nga viti në vit duke u rritur do të shkaktonte zhurma të herëpashershme, që do të ndikonin në shqetësimin e për pasojë pakësimin apo në zhdukjen e specieve, sic është vënë re kohët e fundit pakësimi apo zhdukja e disa kafshëve dhe shpendëve të egër që kanë qenë dikur banorë të përhershëm apo nomadë të pyllit si : derri i egër, kaprolli apo thëllëza e malit, lepuri e dhelpra që kanë ardhur duke u pakësuar vazhdimisht. Dihet mirë efekti ndotës i vajrave, i gazrave dhe i mbeturinave të djegjes, të provokuara nga numri i madh i makinave, për të cilin sot në Europën Qëndrore është vënë alarmi për rrezikun e «vdekjes së pyllit». Dihet gjithashtu rrezikshmëria e shkëndijave të prodhuara nga shkarkime elektrike të pakontrolluara nga bishtat e cigareve apo shkrepset e pashuara të hedhura sa majtas- djathtas makinave, nga zjarret e ndezura mes rrugëve prej eksursioneve që vijnë me makina dhe shpërndahen sipas qejfit në brendësi të pyllit a mes rrugëve etj Të krahasuara këto ndikime të rrugës automobilistike me ecjen pa zhurmë, larg sipërfaqes së tokës, të kabinave të mbyllyra me xhama hermetike, mungesën e gazrave, karburanteve dhe vajrave, mungesen e shkëndijave elektrike, etj, ka bëre sot në të gjithë vendet Europiane me karakter alpin të terrenit, që të kufizohet në maksimum futja e automjeteve.

Ndërtimi arkitektonik

Muri pastaj i ngjitet faqes së pjerrët të kodrës për të dalë në majën më të lartë. Gjatë 190 metrave të këtij muri mund të dallosh qartë themelet e ndërtesave, që nga njëra anë mbështeteshin tek ky mur. Të tilla ndërtesa mund të shohësh edhe në pjesët e sheshta larg murit. Disa prej këtyre shfrytëzojnë për mbështetje shkëmbijtë e mëdhenj. Dallohet mirë njera prej ndërtesa të mbështetura në mur. Ajo ka përmasa 5.90 m x 5.89 m. dhe është ndërtuar prej gurësh të mëdhenj pa lidhje llaçi. Më e madhja prej ndërtesave ka përmasa 6.20 x 6.50 m. Kulla e fundit gjëndet në kuotën 1149 m. Pjerrësia e madhe e relievit në këtë vend ka bërë që muret e kësaj të ndërtohen me një trashësi 0.90 m. Gjithashtu kulla ndjek formën e shkëmbit mbi të cilin ndodhet, duke marrë kështu pamjen e një trapezi me perimetër 18 m.

Muri zbret pastaj drejt kullës jugore, duke ndjekur anën e faqes së kodrës, e cila këtu është mjaft e pjerrët. Duke iu afruar kullës jugore muri bëhet më i trashë dhe kalon në formë harku, duke formuar sistemin dyfish të kullave. Pjesa e brendshme e kalasë në përgjithësi është e papërshtatëshme për ndërtim banesash, prandaj për këtë janë shfrytëzuar pjesë të brendshme të mureve dhe një pjesë e majës më të lartë. Këtu për këtë qëllim janë ndërtuar tri terraca.

Terraca e parë fillon 30 m. larg nga ana jugore dhe 40 m. larg nga ana perëndimore e kullës më të lartë. Kryesisht ajo mbështetet në shkëmbej natyrorë dhe ka një gjatësi afro 40 m, kurse gjerësia është 4 m. Në shumë vende të kësaj terrace shikohen themele ndërtesash. Mbi këtë ngrihet terraca e dytë e cila është e mbuluar me një mori gurësh, që dikur ndoshta formonin murin, që ndante pjesën tjetër të kalasë nga “akropoli”. Në këtë terracë, afër murit veriperëndimor të kalasë, duken themelet e një ndërtese të bërë me gurë të mëdhenj e të palidhur midis tyre. Terraca e tretë dhe e fundit mbështetet mbi një mur prej gurësh të mëdhenj e të palidhur. Mbi këtë terracë nuk shikohen mure.