Përdoruesi:Agjencia e Lajmeve Flaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agjencia e Lajmeve FLAKA filloi misionin e informimit të opinionit shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë më 23 Mars të vitit 2016.

Kjo ishte data zyrtare e fillimit me punë, edhe pse ideja e themelimit daton shumë më herët. Duke u nisur nga parimi që punët serioze kërkojnë kohë dhe mund më të gjatë, punët për themelimin e FLAKA-s rrodhën natyrshëm dhe hap pas hapi.

Kur menduam se u plotësuan gjitha kushtet për fillimin me punë, duke pas para sysh kompletimin e stafit redaktorial, stafin e gazetarëve, stafin teknik dhe gjitha kushtet e tjera, vendosëm që FLAK-ën të ia dorëzojmë publikut.

Ekipi i angazhuar përbëhet nga kuadro të dëshmuara profesionale dhe me përvojë të madhe. Kjo vlen sidomos për gazetarët e angazhuar për të informuar publikun shqiptar dhe jo vetëm, në mënyrë profesionale, të paanshme, në kohë reale dhe mbi gjitha duke mbrojtur me kujdesin më të madh vlerat dhe kodin gazetaresk dhe kodin etik të gazetarisë.

Respektimi i kodit gazetaresk dhe kodit etik të gazetarisë, është udhërrëfim për punën tonë të përditshme. Lajm pa konfirmim dhe pa burim informacioni, nuk kalon në FLAKA.

Lajmet të karakterit spekulativ dhe me përmbajtje që bien në kundërshtim me kodin etik të gazetarisë, po ashtu nuk kanë vend në FLAKA.

FLAKA, është një nga ueb faqet informative më të sofistikuara në rajonin e Evropës Juglindore, duke ndjekur në hap zhvillimet dhe risitë teknologjike.

FLAKA, ka për mision të ndjek dhe pasqyron informacionet dhe zhvillimet e fundit, me qëllim që lexuesi që na beson informimin të jetë i njoftuar në kohë reale me lajmet më të reja.

FLAKA, filloi me shtrirje territoriale të informimit duke mbuluar çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni, kurse mision dhe prioritet mbetet shtrirja edhe në trojet e tjera shqiptare.

Po ashtu, FLAKA punon që versioni në gjuhën shqipe të jetë i kapshëm edhe për lexuesit e dy komuniteteve tjera më të mëdha në Maqedoni, komunitetin maqedonas dhe komunitetin turk.

Në fillim u tha se FLAKA filloi misionin e informimit të opinionit shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë në Prill të vitit 2016, por jetëgjatësia e misionit për të informuar publikun shqiptar dhe jo vetëm, mbetet në besimin dhe mbështetjen e lexuesit tonë.

Urojmë që besimi, respekti dhe mbi gjitha raporti media – publik të mos lëkund në asnjë moment raportet tona.

Nga ana jonë, ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këto vlera as mos të vijnë në dyshim.

www.flaka.com.mk redaksia.flaka@gmail.com Faceboob: Flaka Youtube: Flaka Twitter: Flaka Linkedin: Flaka Instagram: Flaka