Përdoruesi:Albert Kurtulaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ALBERT KURTULAJ ( Biografi politike)

Aktiviteti i tij ka filluar që nga mosha 18 vjeçare kur është zgjedhur kryetar i FR të LDK-së, nëndega në Strellc të Ulët. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, përmes Kuvendit Zgjedhor të FR të LDK-së në Deçan, fiton besimin për të qenë nëkryetar i kësaj dege rinore, në të cilën pozitë do qëndrojë dy mandate. Në vitin 2005 Albert Kurtulaj zgjedhet kryetar i FR të LDK-së, dega në Deçan, kohë në të cilën kryekëput do t’ju përkushtohet aktiviteteve politiko-rinore. Në Kuvendin e VI-të Zgjedhor të Degës së LDK-së në Deçan në vjeshtë të vitit 2006 zgjidhet anëtar i Kryesisë. Viti 2007 shënon ngritje në karrierën e tij politike. Zgjidhet anëtar i Kryesisë Qendrore të FR të LDK-së si dhe emërohet përgjegjës për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në kuadër të kësaj strukture. Në zgjedhjet lokale të mbajtura në Nëntor të vitit 2007 Alberti ishte kandidat për Asamblenë Komunale të Deçanit. Aso kohe ai kryente edhe postin e Zëdhënësit të Shtabit Zgjedhor të degës së LDK-së në Deçan si dhe Kordinator me Shtabin e Qendrës. Po nga ky vit (2007) Alberti ishte Kordinator i LDK-së me NDI. Përveç angazhimeve politike, Albert Kurtulaj ka kryen edhe detyrën e Shefit të Protokolit në Kabinetin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Ramë MANAJ, ne mandatin qeverises 2008-2011, pas kesaj periudhe ka qene mesimdhene ne shkollen ‘Mihal Grameni’. Nga dhjetori i vitit 2013 është Asambleist nga rdhet e LDK-së në Asamblen Komunale të Deçanit. Aktualisht është Zyrtar i Lartë për Koordinim të Politikave në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Bashkëpunimi me NDI dhe KAS

I informuar dhe i tërhequr nga programet trajnuese të NDI-së, në vitin 2006 Alberti do të aplikojë për trajnimin e parë në programin ‘’Akademia për Zhvillimin e Partive Politike’’, të cilin më pas do ta përmbyll me sukses por edhe do ta intrigojë për të vazhduar mëtutje, falë seriozitetit dhe angazhimeve po edhe programit mjaft të dobishëm që ju kishte ofruar NDI. Shih për këtë, Trajnimi i Avancuar i organizuar nga NDI-ja e gjen Albertin pjesë të kësaj përzgjedhje. LDK, duke bashkëpunuar ngushtë me NDI-në, do bëj përzgjedhjen e katër anëtarëve të cilët do të kryejnë trajnimin për trajnerë. Tanimë Albertin e gjejmë të kyçur në programin ‘’Forumi për Lidership i Partive Politike’’. Mësimet e marra nga këto trajnime, Albert Kurtulaj i ka përdorur sëpari herë në fushatën zgjedhore të vitit 2007-të për ti fuqizuar ato edhe më teper ne zgjedhjet e vitit 2009. Si rezultat i bashkëpunimit me NDI-në, çasja e tij gjatë komunikimit me Lidershipin e LDK-së është avancuar dukshëm. Gjithashtu Alberti per dy vite ka qene bursist i Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer Stiftung KAS. Disa nga trajnimet e perfunduara te Albertit janë: Trajnime në National Demokratic Institute NDI, Programi për zhvillimin e Partive Politike “Akademia për trajnime Partiake“ (Janar – Qershor , 2006) MODULI I - Njohuri bazë mbi partitë\Metodat hulumtuese MODULI II - Komunikimi dhe Bashkëpunimi me Organizatat Jo-Qeveritare MODULI III – Funksionimi i Kuvendit të Kosovës dhe raporti në mes të Partisë dhe Deputetëve të Kuvendit MODULI IV – Funksionimi i Asambleve Komunale dhe raporti në mes të Partisë dhe Delegatëve të Asamblesë MODULI V - Bashkëpunimi me mediat dhe marrëdhëniet me publikun Trajnime në National Demokratic Institute NDI Trajnim i Avancuar për lider të rinjë, (Mars – Korrik , 2007).

Shkolla Politike në Fondacionin Konrad Adenauer Stiftung KAS

Partia Politike,Ideologjia Politike Kandidimi për një post në parti, Fushata Elektorale Kosova në EU apo EU në Kosovë I Komunikimi Politik, Shkolla Verore “Demokracia Parlamentare“, Kotorr Mali i Zi, Pluralizmi dhe gara ndermjet partive Kosova në EU apo EU në Kosovë II. Pjesmarrës i shumë konferencave vendore e ndërkombëtare të karakterit politik e profesional.

Pergaditja profesionale

Alberti ka te perfunduar studimet posdiplomike ne Fakultetin Filozofike, Drejtimi Pedagogji dhe ka titullin Master i Pedagogjise E ardhmja e Kosovës ne duart e Rinise Angazhimi dhe kontributi politik do të vazhdoj në ngritjen e karrierës së ti politike, secili person që merret me politikë dhe është i angazhuar në jetën publike synon që të arriturat e tij/saj të vlerësohen dhe çmohen. Alberti është i fokusuar të punojë për të ardhmen e Kosovës. Gjithë këto njohuri të fituara në këto trajnime po, edhe si pjesë e aktiviteteve tjera gjatë gjithë periudhës së marrjes me veprimtari politike, është i interesuar dhe zotohet t’i përdorë për ta ndihmuar dhe përparuar vendin e tij, në zhvillimin e demokracisë dhe funksionalitetin e shtetit. Kontributi i tij do vijë në shprehje më shumë edhe në ngritjen e kapaciteteve dhe bartjen e njohurive të fituara edhe tek të tjerët. Sfidë për të ardhmen e Kosovës e konsideron funksionalizimin e shtetit ligjor, decentralizimin e psuhtetit, punësimin dhe zhvillimin ekonomik. Përgatitjen e lidershipit të ri nëpër këto trajnime dhe programe të NDI-as, Alberti i sheh edhe si përgatitje për t’i përballur këto sfida. Mesazhi I pyetur se cili është mesazhi për popullin e Kosovës, Alberti përgjigjet: Kosova gradualisht duhet t’ju besohet kuadrove të reja që vijnë të përgatitura përmes programeve dhe mësimeve të shteteve më të zhvilluara . Të rijtë duhet të orientohen dhe të vjelin përvoja pikërisht nga kopshtet më të zhvilluara të demokracisë, dijes dhe zhvillimit. Secili nga ne mund të japë kontributin e tij në fusha të caktuara në ndërtimin e një shteti funksional, demokratik e të zhvilluar i cili do të ofrojë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e sajë, shton aij. Frymëzim për ne, le të jetë thënja e presidentit Amerikan Xhon F. Kenedi ‘’Mos pyet çka mund të bëjë shteti për ty por çka mund të bësh ti për shtetin’’ është kjo moto e Albertit.