Përdoruesi:Albi Ndoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biografia

Kam lindur në Tiranë,Shqipëri, më 27 Dhjetor 1986.Në Qershor 2005, kam mbaruar shkollën e mesme "Ismail Qemali", profili shkencor.

Në Qershor 2006, kam studjuar një vit në "Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Tiranës"; dega Anglisht dhe Letërsi. Atje kam studiuar lëndë si Anglisht,Fonetikë, Gramatikë, Histori, Gjuhë Shqipe dhe Italisht.

Nga Shtatori 2007 deri në Nëntor 2008, kam punuar për më shumë se një vit në call centerin GTService si operator telemarketingu. Kjo përvojë më ka ndihmuar në komunikim, strategji shitjeje, sondazhe dhe gjuhë e folur (Italisht).

Nga Shtatori 2008 deri në Mars 2009, kam studiuar 6 muaj në kolegjin komunitar "Harry Fultz". Atje kam mësuar Sisteme Operimi, Rrjeta, Web,Telefoni,Active Directory,Linuks,Anglishte Teknike.

Nga Janari deri në Mars dhe nga Shtatori deri në Nëntor 2009, kam punuar tek IDS Call Center dhe Sinteza.co si teknik kompjuterash. Puna ime u përqëndrua kryesisht në zgjidhjen e problemeve teknike.Nga Gushti deri në Tetor 2010, kam punuar tek Adria Call Center si operator telemarketingu.

Nga Dhjetori 2010 deri në Maj 2011, kam studiuar për një semestër në kolegjin komunitar "Alvin Community College" në Alvin, Teksas,SHBA. Atje kam studiuar Anglisht dhe Shkenca Kompjuterike, duke marr dhe një çertifikatë.

Nga Maji 2011, jam rikthyer në Shqipëri, dhe studioj në kohën e lirë Shkenca Kompjuterike, Rrjeta, Siguri Kibernetike, Web Development dhe Inteligjencë Artificiale në platforma të ndryshme në internet si MIT OCW, edX, Coursera, Codecademy, FreeCodeCamp, Udemy, dhe YouTube.

Nga Shkurti 2019 e deri tani, punoj si përkthyes Anglisht->Shqip, duke marrë projekte të ndryshme nga platforma në internet si ProZ dhe UpWork. Fushat e mia të specializimit janë IT-ja, Teknologjia, Shkenca, Biografitë dhe Psikologjia Sociale.

Pasionet e mia janë Kompjuterat, Teknologjia, Inovacioni, Web-i, Siguria Kibernetike,Anglishtja, Psikologjia Sociale dhe Fantashkenca. Më pëlqejnë gjithashtu Sporti, Kinemaja,Librat dhe Artet Marciale.

http://albindoni.weebly.com/