Jump to content

Përdoruesi:Anri Bala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anri Bala është një gazetar shqiptar, i cili ka punuar ndër vite në sektorin e medias, kryesisht asaj të shkruar, por edhe ato televizive të kryeqytetit. Gjatë viteve të studimit, ai ka nisur fillimisht punën e tij si gazetar i kronikës së zezë, deri pas përfundimit të studimeve në degën e Gazetarisë dhe Komunikim, pranë “Universitetit të Tiranës”.

Më pas, ai ka punuar në disa prej gazetave të njohura të vendit, por edhe pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e vetmja agjenci zyrtare e Republikës së Shqipërisë, e themeluar në vitin 1912. I angazhuar më pak në sektorin e medias vizive, ai ka punuar si pjesë përbërëse e stafit të programacionit në televizionin privat “TV Koha”, në vitin 2005-06 dhe vite më vonë në “Albanian Screen”.

Fill pas mbarimit të studimeve, ai spikati si një gazetar rebel dhe i talentuar, i cili shpesh herë është përplasur me problematika të ndryshme të vendit të tij, me komente por edhe artikuj analizë, kryesisht për gjendjen e rënduar të shoqërisë shqiptare si pasojë e politikave të mbrapshta dhe problematikave që vijnë nga keqqeverisja, por edhe në aspektin profesional në fushën e gazetarisë.

Bala i përket brezit të ri të gazetarëve shqiptarë, që arriti të depërtoj “gardhin” e ngritur nga kasta e gazetarëve të vjetër, të kohës së pluralizmit në Shqipëri, duke u bërë kështu shpesh herë pre e sulmeve nga kolegët e tij, jo vetëm duke e censuruar, por duke e çuar edhe në gjyq për “kanosje”, me qëllim intimidimin dhe ndërprerjen e misionit të tij. Asnjë prej tyre nuk ka fituar ndonje debat mediatik apo betejë gjyqësore me gazetarin, duke e renditur atë në një profesionist, që jo vetëm kritikon politikanët dhe aktivistë të korruptuar të vendit të tij, por dhe kolegë e pronarë mediash.

Ai është gazetari i parë shqiptar, i moshës së tij, që hodhi në tregun e medias online, një ndër gazetat e para mediatike, “Zathur”, në vitin 2013, si një bashkëpunim i një grupi gazetarësh të rinj, të sapo diplomuar, si mundësinë e vetme për të pasur një dritare në lëmin e mediave dhe analistëve të vendit.

Sot, Zathur vazhdon misionin e tij, por nën emër të ndryshuar “Ekskluzive”. Reformator edhe idealist, drejtuesi i kësaj gazete, ka sukses dhe mbështetje të gjerë në opinion publik, për shkak se kritikon ashpër krimin dhe korrupsionin, specifikisht brenda pushtetit ekzekutiv dhe sistemit të drejtësisë.