Jump to content

Përdoruesi:Arianita Shabani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

QARKULLIMI I UJIT NË BIMË

Qarkullimin e ujit në bimë e mundësojnë tri procese të njëpasnjëshme: -absorbimi i ujit nga toka përmes sistemit rrënjor, -lëvizja dhe ngjitja e ujit në kërcell përmes elementeve përquese dhe -të liruarit e ujit nga bima.

Pranimi (absorbimi) i ujit me anë të rrënjës

Rënja si organ vegjetativ bimor jo vetëm që përforcon bimën për toke por njëkohsisht atë e furnizon me ujë dhe materie të ndryshme mineralet e tretura në ujë. Zakonisht bimët e absorbojnë ujin përmes qimeve thithëse të qelizave epidermale të sistemit rrënjor. Numri i madh i qimeve thithëse të sistemit rrënjor e rrit dukshëm siperfaqen absorbuese të ketij sistemi. Varësisht prej forcave me të cilat molekulat e ujit janë te lidhura me partikulat (grimcat) e tokës, dallohen tri forma të ujit në toke: uji gravitues, higroskopik dhe uji kapilar. Uji gravitues, i cili është nën ndikimin e gravitetit të tokës depërton në thellësi më të madhe se që është zona e sistemit rrënjor, prandaj këtë ujë bimët pjesërisht mund ta shfrytezojnë vetëm gjat kalimit të tij nëpër zonën e sistemit rrënjor. Uji higroskopik ështv i lidhur për grimca të dheut me forcë që është më e madhe se fuqia thithëse e sistemit rrënjor. Të absorbuarit e ujit nga ana e bimëve nuk është vetëm proces i thjesht fizik, por edhe i komplikuar fiziologjik.Absorbimi i ujit përmes osmozës dhe imbibimit me çrast uji lëviz prej ambientit të jashtëm ku sasia e tij është më e madhe në qelizat bimore ku sasia e tij është më e vogël, njihet si absorbim pasiv i ujit. Absorbim i ujit që është në lidhje me shpenzimin e energjis quhet absorbim aktiv i ujit.

Presioni i rrënjës

Forca e cila shtyn ujin prej qimeve thithëse të qelizave epidermale të sistemit rrënjor deri në elementet e ksilemës së rrënjës quhet presion i rrënjës. Presionin e rrënjës e vërteton dukuria e lotimit. Lotimi mund të vërehet në pranverën e hershme gjat kitjes së hardhis së rrushit ku në vendin ku është prer kërcelli rrjedh lëng bimor.Presioni i rrënjës është proces aktiv fiziologjik i kushtëzuar nga procese nga te cilat sigurohet energjia. Konkretisht varet nga intensiteti i frymarrjes. Nëse percillet intensiteti i frymëmarrjes dhe presioni i lotimit, do të konstatohet se keto dy procese rrrinë në përpjestim të drejtë. Kështu, kur temperatura është e ulët, zvogelohet intensiteti i frymemarrjes se rrenjes, prandaj si pasoj e mungeses se presionit ne rrenje ngadalesohet, ose kryesisht nderpritet lotimi.Pra presioni i rrënjës paraqitet në kushte të volitshme për frymëmarrje, siq janë temperatura optimale dhe oksigjeni në sasi të nevojshme.

Lëvizja e ujit në bimë

Rruga që bënë uji prej sistemit rrënjor deri në gjethe (organ prej ku kryesisht lirohet uji) më të largëta prej rrënjës, shpeshëherë është shumë e gjatë, sa që nganjëher arrinë lartësinë (gjatësinë) edhe mbi 100 m. Gjat levizjes së ujit nëpër një rugë kaq të gjatë, kryesisht të përbërë prej elementeve përquese të ksilemës, paraqiten forca të ndryshme (graviteti tokësor dhe rezistenca e mureve të ksilemës), të cilat e pengojnë lëvizjen e ujit. Megjithatë, uji në një mënyrë të pandërprerë lëviz prej sistemit rrënjor nëpër kërcell deri në gjethe. Të liruarit e ujit nga bimët Ndonëse bimët nuk mund të egzistojnë pa ujë, ato sasinë më të madhe të ujit të absorbuar përsëri e lirojnë në atmosferë. Në baz të matjeve të bëra është konstatuar se bima e pambukut brenda 24 orësh në atmosfer liron një litër ujë në form avulli të ujit. Luledielli gjatë sezonës vegjetative liron rreth 200 litër ujë. Uji prej bimeve kryesisht mund të lirohet në formë të avullit të ujit dhe pjesërisht në formë të pikave . Të liruarit e ujit prej bimës në formë të avullit të ujit ndryshe quhet transpirim, kurse të liruarit e ujit prej bimës në formë të pikve quhet lotim dhe gutacion.

Transpirimi

Transpirimi ndonëse është prooces i ngjashëm me avullimin e zakonshem, kursesi nuk mund të konsiderohet si proces i thjesht fizik, por proces fiziologjik që mund të kontrollohet dhe të rregullohet edhe nga vet bima . Organ kryesor përmes te cilit kryhet transpirimi është gjethi, ka raste kur transpirimi kryhet edhe përmes kërcellit. Egzistojnë tri tipe të transpirimit: transpirimi kutikular, lenticelar dhe gojëzor(stomator). transpirimi kutikular kryhet përmes kutikulës së gjetheve dhe të kërcellit. Rreth 5-10% e sasisë së përgjithshme të ujit të transpiruar lirohet përmes transpirimit kutikular. Transpirimi lenticelar kryhet përmes plasaritjeve të posaqme të quajtura lenticele të cilat paraqiten në tapen e kërcellit, e cila përndryshe është e palëshueshme për gazrat dhe për avullin e ujit. Transpirimi gojëzor (stomator) kryhet kryesisht përmes gjetheve në të cilat janë të vendosura pore (vrima) të posaqme të quajtura gojëza ose tome , e pjesërisht përmes kërcellit nëse në të gjenden gojëza.