Përdoruesi:Arkitekte
Lindi në Maqellarë (Peshkopi). Shkollën e mesme artistike e kreu në Tiranë, në degën e pikturës. U shqua për ndjekje sistematike të shkollës dhe për rritje të shpejtë të përvetsimit të parimeve krijuese në fushën e krijmtarisë së arteve figurative. Nisi studimet e larta në fushën e arkitekturës, të cilat i ndërpreu pas pushtimit fashist, për tu rikthyer në atdhe më 1940 për të qënë pjesmarrës në luftën ANÇ. Në vitet 1945 – 1950 ndoqi studimet e larta për arkitekturë në Universitetin “Lomonsov” të Moskës. U shqua për zellin dhe përfundimet me rezultate të larta. Në vitet 1950 – 1956 punoi si arkitekt projektues në ndërrmarrjen “Projekti”. Aty hartoi një numër projketesh, kryesisht në gjininë e njësive banesor, sipas kritereve arkitekturore neoklasike të kohës. Në vitin 1957 ai filloi veprimtarinë drejtuese neë fushën e re të vlerësimit të trashëgimisësë kulturës ndërtimore të Shqipërisë, për t’a drejtuar atë deri në daljen pension. Në vitet 1957 – 1965 ai qe përgjegjës i grupit të Kulturës Materiale, prane Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë. Ky qe institucioni i parë shtetërorë, i cili merrej me vlerësimin e trashëgimisë sonë arkeologjike, etnografike dhe ndërtimore. Në vitin 1965, krijohet Instituti i Monumenteve të Kulturës, drejtor i parë i të cilit qe Gani Strazimiri, deri në vitin 1957, kur doli në oension. Në krye të këtij Instituti, veçanërisht vitet e para, ai hodhi bazat e veprimtarisë shumëplanëshe të vlerësimit të monumenteve, pra vënies në mbrojtje, dokumentimit, restaurimit, studimit dhe popullarizimit.
Gani Strazimiri që në vitin 1961, qe organizatori i shpalljes së Qendrave historike të Beratit dhe Gjirokastrës si “Qytete Muze”, kur madje dhe shumë arkitektë, nuk e vlerësonin këtë nismë ndërmjet të parave në Europë. Krahas saj ai udhëhoqi sistematikisht dhe metodikisht veprimtarinë themeltore për identifikimin dhe mbrojtjen e monumenteve. Në vitin 1971 filloi botimin revista shkencore “Monumentet”, me kryeredaktor Gani Strazimirin, e cila është një prej veprave të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Meritë e madhe e tij si drejtues i Institutit të Monumenteve është krijimi i kushteve për kualifikimin e punonjësve në fushën e re të vlerësimit të monumenteve, në punë dhe nëpërmjet saj. Gani Strazimiri, krahas veprimtarisë drejtuese është marrë dhe me veprimtari studimore në fushën e qëndrave historike dhe banesave qytetare shqiptare. Në një sërë artikujsh në revista shkencore, ai ka arritur në shtjellime dhe karakterizime me vlera për studimet shqiptare të fushës. Ai ka dhënë leksione të historisë së arkitekturës në Universitetin e Tiranës.
Gani Strazimiri është dekoruar me urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe Instituti i Monumenteve mban emrin e tij.