Përdoruesi:Armendleci
Komuna është një njësi territoriale e administrative,në të cilën qytetarët realizojnë vetqëverisjen në pajtm me dispozitat e rregullores nr.2000 / 45 mbi vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës ,dhe statutin e komunës. Komunën tonë e përbëjnë qyteti(Kamenica) ,fshatrat dhe vendbanimet,që gjithsej janë 76. Komuna e Kamenicës, shikuar gjeografikisht, shtrihet në lindje të Kosovës, e cila kufizohet me komunën e Prishtinës në veri, Novo Bërdës në perëndim, Gjilanit në jugperëndim; ndërsa me komunat e Serbisë - Bujanocit në juglindje dhe me atë të Vranjës e Medvegjës në verilindje. Komuna e Kamenicës ka një sipërfaqe prej 524 km dhe afër 60 000 banorë. Struktura etnike e popullatës është 85% shqiptarë dhe 15% minoritete, nga të cilat serbët janë më tepër. Kjo komunë ka tokë pjellore sidomos rreth lumenjëve: Moravës, Lumit të Kremenatës si dhe atij të Hogoshtit. Begati tjetër janë kullosat dhe sipërfaqet e mëdha pyjore, të cilat për 50 vjet, pa mëshirë janë shkatërruar. Kamenica është e pasur edhe me pasuri nëntokësore metale: hekur, antimon dhe jometale: kaolin, magnezit, andezit, bentonit etj. Kamenica ka një pozitë të mirë strategjike, sepse në territorin e saj kalon magjistralja Bujanoc - Gjilan e qendra komunale është vetëm 10 km larg saj, kurse kryeqyteti Prishtina 75 km, ku po të asfaltohet rruga nëpër Busavatë atëherë është 55 km, Aeroporti i Prishtinës 90 km, ndërsa ai i Shkupit 130 km. Komuna e Kamenicës përfshin 76 fshatra, prej tyre: 35 janë të banuara me shqiptarë, 27 me serbë dhe 14 të përziera. Kamenica si qendër komunale administrative, kulturore politike, sportive daton nga viti 1959 kur transformohen rrethet nga Qarku i Gjilanit dhe bëhen komuna të pa varura. Tani Kamenica i numron afër 10.000 banorë të të gjitha nacionaliteteve.
Korniza ligjore e themelimit të komunës – Komunat janë themeluar në gusht të vitit 2000, nga Përfaqsuesi Special i Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai nënshkroi një marveshje, Rregulloren 2000/45, sipas së cilës u krijuan institucionet e përkohshme demokratike në nivel komunal. Rregullorja është dokumenti më i rëndësishëm juridik për qeverisjen lokale. Ajo aplikohet për të gjitha komunat e Kosovës. Të shtojmë se qdo komunë ka statutin e vet komunal dhe rregulloret me të cilat karakterizohet veprimi i tyre.
Data e aprovimit 27. 04. 2001.
Pozita gjeografike dhe kufijtë e teritorit të komunës
Komuna e Kamenicës shiquar gjeografikisht shtrihet në lindje të Kosovës, gjegjësisht në pjesën lindore të fushëgropës së lumit Anamorava. Kufizohet me komunën e Gjilanit , Prishtinës, N.Bërdës ( Artanës) si dhe me komunat e Sërbisë (Bujanocit, Medvegjës dhe Vranjës.
Numri dhe emrat e vendbanimeve:
Komunën e përbëjnë 76 vendbanime, e ato janë:
1. Hajnoc 39.Lisockë
2. Berivojcë 40.Lajqiq
3. Bllatë 41.Leshtar
4. Bolec 42.Ropotova e Vogël
5. Boscë 43.Novosellë
6. Bozhec 44.Marocë
7. Bratilloc 45.Meshinë
8. Bushincë 46.Miganoc
9. Busavatë 47.Moqarë
10.Çarakoc 48.Muqivërc
11.Carec 49.Hodonoc
12.Dajkoc 50.Hodec
13.Dazhdincë 51.Hogosht
14.Desivojcë 52.Rahovicë
15.Gjyrishec 53.Panqellë
16. Domaroc 54.Petroc
17. Shipashnica e Poshtme 55.Poliqkë
18.Karaqeva e Poshtme 56.Rajanoc
19.Korminjani i Poshtëm 57.Ranillug
20.Drenoc 58.Roboc
21.Firiqevë 59.Rogaqicë
22. Gllogoc 60.Shahiq
23. Gmicë 61.Sedllarë
24. Gogolloc 62. Strelicë
25. Shipashnica e Epërme 63. Strezoc
26. Karaqeva e Epërme 64. Svircë
27.Korminjani i Epërm 65. Tirincë
28.Gragjenik 66. Tomancë
29.Grizimë 67. Topanicë
30.Kolloleq 68. Tërstenë
31.Kopërrnicë 69. Tugjec
32.Koretin 70. Vaganesh
33.Kamenicë 71. Ropotova e madhe
34. Kostadincë 72.Velegllava e Epërme
35. Krajnidell 73.Velegllava e Poshtme
36. Kremenata I 74.Vruçec
37. Kremenata II 75. Zajqec
38. Krilevë 76. Zhujë
Karakteristikat e Terenit
Teritori i komunës së Kamenicës është teritor kodrinor malorë me disa lugina rreth lumejve, me tokë aluviale shumë të përshtatshme për pemtari dhe kultura tjera bujqësore. Këto lloje te tokave shtrihen në pellgun e lumejve Krivareka, lumit të Desivojcës dhe Hogoshtit nga ana veriore, kurse pjesa jugore shtrihet rreth lumit Anamorava.
Shprehur në përqindje teritori i komunës së Kamenicës është 60% kodrinoro malorë dhe 40% i rrafshët.
Numri i vendbanimet sipas etnicitetit:
Në komunën e Kamenicës nga gjithsej 76 vendbanime , 35 janë të banuara vetëm me Shqipetarë , 27 prej tyre vetëm me pjesëtare të minoritetit Sërb ndërsa 14 nga ato kanë popullatë te përzier .
Të banuara vetëm me shqiptar - 35, Të banuara vetëm me sërb - 27, Të përziera - 14
Sipërfaqja e përgjithsme e komunës së Kamenicë – Ka një sipërfaqe prej 523 km2, përmes sajë kalon lumi Krivareka ( Lumi i shtrembët ), është e pasur me tokë pjellore, kullosa të shumta, sipërfaqe pyjore të mjaftueshme, kjo mundëson kushte ideale për zhvillimin e bujqësisë dhe blegëtorisë.
Distanca e qendrës së komunës nga qendra regjionale – Qendra regjionale e Kamenicës është Gjilani. Kamenica dhe Gjilani kanë një distancë prej 30 km.
Distanca e qendrës së komunës nga Prishtina – Distanca Kamenicë – Prishtinë është diku rreth 75 km. por në Prishtinë mundë të shkohet edhe rrugës më të shkurtërt , nëpër N. Bëd ( Artanë ) dhe Llabjan , ku në dy drejtime rruga shkurtohet për 50 km.
Distanca e qendrës së komunës nga rrugët magjistrale – Qendra e komunës gindet 10 km larg rrugës magjistrale Bujanoc- Gjilan, 30 km larg magjistralës Bujanoc – Shkup – Bujanoc – Vranjë, 62 km larg magjistralës Ferizaj-Prishtinë , Ferizaj- Shkup.
SHTRIRJA FIZIKE, KARAKTERISTIKAT E TERITORIT DHE KLIMA
Përshkrimi i përgjithshëm i teritorit të komunës – Teritori i komunës së Kamenicës është teritor kodrinor malorë me disa lugina rreth lumejve, me tokë aluviale shumë të përshtatshme për pemtari dhe kultura tjera bujqësore. Këto lloje te tokave shtrihen në pellgun e lumejve Krivareka, lumit të Desivojcës dhe Hogoshtit nga ana veriore, kurse pjesa jugore shtrihet rreth lumit Anamorava.
Shprehur në përqindje teritori i komunës së Kamenicës është 60% kodrinoro malorë dhe 40% i rrafshët.
Toka dhe llojet e sajë - Komuna e Kamenicës në krahasim me sipërfaqen e përgjithshme posedon sipërfaqe bujqësore rreth 55% ose 28.984 ha, ka një tokë me strukturë të ndryshme dhe veti poashtu të ndryshme. Në krahasim me sipërfaqen bujësore rreth 45% ose 13.043 ha e sipërfaqes është tokë ngjyre kafe mbi fllish, aluviale 22% ose 6.376 ha, rankere 18% ose 5.217 ha, smonicë 15% ose 4.348 ha.
Nga sipëfaqja e tokës bujqësore 16.221 ha janë ara, 9.246 ha kullosa, 3297 ha livadhe, 200 ha pemishte dhe 20 ha vreshta.
Pasuritë natyrore – Komuna e Kamenicës sipas vëllimit dhe llojllojshmërisë së xeheve minerale bën pjesë në radhën e komunave të pasura dhe paraqesin faktorin kryesor për zhvillimin e komunës. Xehet më të rëndësishme minerale të jo metaleve janë:
Magneziti – Në lokalitetin Strezofc në largësi prej 14 km nga Kamenica, ndeshet vendburimi i xehes së magnezitit. Në këtë vendburim dallohen magnezitet masive, ku deri para luftës janë eksploatuar magnezitet nyjor dhe në formë shiriti – hulumtimi i të cilave është në vijim e sipër. Rezervat e magnezitit kapin rreth 1.3 milon tonelata, kurse ata nyjor dhe në formë shiriti rreth 4.5 milion tonelata . Kan zbatim të madhë në industri, si pleh artificial,në industrinë e letrës , si ushqim i kafshëve dhe si material izolues.
Granitet e kaolinizuara ( Kaolini ) – I vetmi vendburim i xehes së granitit të kaolinizuar në Kosovë gjendet në fshatin Karaqevë. Rezervat e kësaj xehe janë rreth 3.5 milion tonelata . Përdorimi i kaolinit është treguar shumë i përshtatshëm për prodhimin e pllakave qeramike për murë dhe dysheme , qeramikës sanitare dhe për enë porceloni.
Bentoniti – Dukuri të betonit kemi në këto lokalitete Drenoc, Karaqevë, Rogaqicë, Kolloleq, Tomancë. Rezervat e bentonitit në Karaqevë kapin rreth 1.2 milion tonelata. Kanë përdorim në industri për prodhimin e yndyrërave, sapuneve, detergjenteve si dhe në prodjimin e tullave, tjegullave, bllokave në kombinim me argjilen.
Kuarci – Gjendet në Strezoc dmth. vendburimi gjendet ( guri i bardhë) gjindet në afërsi të xeherores së magnezitit , rezervat e konstatuara kapin rreth 2.5 milion tonelata.
Tufi – Dukuri të tufit kemi në rajonin e Karaqevës dhe të Topanicës rreth 5km në afërsi të Kamenicës. Është i përshtatshëm për industrinë e qimentos, për prodhimin e agregateve të lehtë dhe pë blloqe të zgavruara cilësore të betonit, tullave, tjegullave, bllokave etj. Rezervat kapin rreth 665.000 tonelata.
Deltina- Në komunën tonë kemi vendburimin e deltinës në fsh. Korminjan të poshtëm , ku ka qenë i vendosur edhe seperacioni.
Gëlqerori – Vendburime të gelqerorit takohen në komunën tonë të cilat mund të shfrytëzohen dhe përdoren si agregate gurore për mbushje të rrugëve. Gëlqeror kemi kemi edhe në fshatin Bolec me përbërje të CaCO3 nga i cili përfitohet gëlqerja e shuar ose gëlqere në formë të pluhurit.
Graniti – Në veri të fshatit Hogosht ndeshet vendburimi i granitit. Rezervat e vlerësuara kapin rreth 1.800 tonelata.
Feldaspati – Dukuritë e feldspatit janë konstatuar në afërsi të fshatit Vruqec dhe Shipashnicë e epërme. Hulumtimet orientuese kanë dëshmuar se ka rezerva të kësaj lënde cilësore.
Andeziti – Në fshatin Krilevë kemi vendburimin e andeziteve të cilët kanë rëndësi të madhe si agregat asfalti dhe betoni për mbushje të rrugëve pë muratim. Rezervate hulumtuara kapin rreth 635.000 m3, kurse rezerva të pa hulumtuara ka ende.
Rëra dhe zhavori – Luginat aluviale të komunës së Kamenicës janë të pasura me rërë dhe zhavor. Rëra e përzier me lym duhet të pastrohet dhe ti plotsoj kushtet për shfrytëzim në ndërtimtari. Për ate është investuar në seperacione. Në komunën tonë momentalisht janë 9 seperacione . Për shkak të përbërjes gjeologjike të teritorit të komunës së Kamenicës me shkëmbij gëlqerorë dhe gëlqerorë të mermerizuar është investuar në hapjen e gurëthyesve. Momentalisht në komunën tonë kemi 3 gurëthyes dhe 2 mihje sipërfaqësore të gëlqerorëve.
Kushtet klimatike – Komuna e Kamenicës ka klimë të mesme kontinentale , me verëra të nxehta dhe dimëra të ftohtë. Temperatura mesatare e janarit është –090C, ndërsa ajo e korrikut 21.50C. Temperaturat maksimale apsolute janë në muajin gusht 37.10C, kurse minimale apsolute janë në janar –32.50C. Reshjet atmosferike mesatarisht sillen prej 499 – 675 l/m2. Naltësia më e ulët mbidetare është 380m te “dheu i bardhë” , kurse ajo më e larta është 1223 m te “ guri i zi”.
Lagështia e ajrit – vlera mesatare vjetore e lagështirës relative është 76.8%. Muaji më i thatë është gushti 66.2%, kurse më me lagështi janë nëntori dhe dhjetori 84.2 %.
Reshjet – Sasitë mesatare vjetore të të reshurave në komunën e Kamenicës arrinë 596.1 l/m2, ndërkaq në zonën malore shtohen në 800 l/m2.
Muajt më të pasur me shi janë nëntori dhe maji me 76.1 dhe 71.9 l/m2, kurse në viset malore muaji i dhjetorit me 101.0 l/m2. Muaji më i thatë është korriku dhe gushti.
Erërat – Në komunën e Kamenicës erërat më të shpeshta janë ato veriore me 226%o dhe më të rrallat janë ato jug – përendimore me 27%o, kurse shpejtësia mesatare më e madhe e erës është 3.2 m/sek.
Hidrografia – Në komunën e Kamenicës ka shumë lumenj, por më të rëndësishmit janë : Lumi Krivareka, lumi i Hogoshtit dhe lumi i Desivojcës . Të gjithë këta lumej derdhen në lumin Morava. Në këtë komunë ekziston dhe liqeni në fshatin Ruboc. Lumenjët e Kamenicës rrjedhje më të mëdha shfaqin gjat muajit shkurt ,mars dhe maj, kurse rrjedha më të vogla gjat muajit gusht dhe shtatorë.
Karakteristikat pedologjike- Kushtet natyrore të regjionit të Anamoravës – substrati gjeologjik, hidrografia dhe hidrologjia, vegjetacioni dhe ndikimi i njeriut. Tiparet themelore të regjionit të Anamoravës janë krijuar në kohen e oligomiocenit , respektivisht gjate kohes së krijimit të sistemit të maleve Dinarike dhe të maleve të Sharit.Qrregullimet e atëhershme tektonike janë përclellur me shkarje të fuqishme dhe me uljen e terenit e që kanë vazhduar edhe në fazen vijuese gjeologjike të formimit të relievit pasakullnajor. Pas rrjedhave të liqeneve neogjen, që sipas hipotezave ka ndodhur kah fundi i deliviumit dhe pas tharjeve të sipërfaqeve të cilat i ka përfshirë liqeni i Kosovës, relievi i parë i formuar i regjionit të Anamoravës me ndikimin e faktorëve të jashtëm, veqanarisht me veprimin e lumenjëve dhe të përrënjëve si dhe të reshjeve atmosferike është sjellë në gjendje të tanishme. Në regjionin e Kamenicës – Anamoravës nga aspekti gjeografik dhe ai morfologjik mund të veqohet: Zona bregore valore me lugina lumejsh, që me veprimin e lumenjëve dhe të përrënjëve është ndarë në disa plloja të vogla ose të mëdha dhe zona e rajonit kodrinoro- malor, që nga aspekti gjeomorfologjik, gjenetik dhe ai klimatik dallohen në mes tyre.Për nga përbërja dhe vlera që kanë për prodhimin bujqësorë, tokat në tërsi dallohen në mes tyre. Në luginat e lumenjëve dhe në plajat e ndryshme si dhe në terracen abrazive nëpër kindet e zonave kodrinoro malore dominon tokë e thellë, më kompakte dhe për prodhime bujqësore më e përshtatshme, kurse në zonën kodrinoro malore dominon kryesisht tokë e cekët dhe për bujqësi e pa përshtatshme , rrespektivisht e përshtatshme për zhvillimin e kullosave dhe pylltarisë. Pra regjioni i Anamoravës dallohet nga komunat tjera me një pedologji më homogjene.
Karakteristikat morfologjike- Teritori i hulumtuar i takon pjesës fundore të masës Serbomaqedonase që karaktrizohet me dislokacione regjionale të shkallës së lartë në drejtim të cilave janë kryer lëvizje orogjene. Përveq kristalinitetit të lartë në reshpekt kristalore kemi dhe serinë rrudhosëse, strukturart thyerse. Këtu janë vërejtur tri dislokacione kryesore të cilat kanë shërbyer si bazë për vijëzimin e strukturës tektonike të basenit. Dislokacioni i parë komponon ultësirën e lumit të Krivarekës në drejtim VP- JL, kurse i dyti lumi i Hogoshtit në drejtim VJ. Linja e tretë dislokative shtrihet prej Karaqevës së epërme kah rreshet kristalore deri në gryken e lumit të Hogoshtit në drejtim VL- JP.Baseni i Krivarekës shtrihet në pjesën e skajshme lindore të regjionit , është shumë i vogël madje dhe shumë i ndarë në pjesë, prandaj ka një formë të pa rregullt.Depresioni i Moravës është regjion tektonik i ulur i ciliështë i mbushur me sendimente horizontale dhe transgresive të miocenit, sendimenteve liqenore me qymyr të pliocenit .
Karakteristikat gjeologjike- tektonike të regjionit të gjërë –Rrethinën e komunës së Kamenicës e karakterizon një llojllojshmëri shumë e theksuar litostrigrafike dhe një përbërje e ndërlikuar tektonike e terenit, relievi i theksuar , proceset e theksuara bashkëkohse gjeologike të sjelljes së materialeve në shpatije me formimin e sipërfaqeve të shplarjes së shpejtuar dhe të grryerjeve, rrëkeve dhe me dukuri të të shumta të rëshqitjeve dhe shembjeve, të bartjes dhe materialeve sterile. Regionin e gjërë të vendburimit e ndërtojnë këto njisi litologjike:
Reshpektet kristalore të grupit të parë (G)
Formacionet e tercier – miocenit (Tc)
Granitet – pegmatitet dhe aplitet (T)
Produktet e quaternarit (Q).
Flora dhe Fauna – Në komunën tonë ekziston një florë dhe faunë shumë e begat , si psh. Flora karakterizohet me nr. të madh të bimëve si të atyre të larta drurore gjethërënëse si: ahu, bungu , qarri, blini, akacia, shkoza, frashëri etj. Po ashtu po thuaj se të gjitha pemët frutore të grupit farorë, grupit bërthamor, arrorë si dhe të atyre manore - dredhëza, manafera,mjedra etj. Gjithashtu është mjaft e pasur me bimë barishtore të lloj-llojshme, të gjitha llojet e drithrave ( gruri, tërshëra, elbi, misri etj.); Nga shtazët e egra takojmë : derri,dhelpra,ujku, lepuri etj. Prej shpezëve të egra : pula e egër , fëllënza, skyfteri, huti etj. Sa i përket faunës së ujit , lumejt janë të pasur me peshq si që janë trofta , ngjala etj. Po ashtu ka edhe zvaranik si gjarpërinjë, buolla etj.Bimë furagjere ( jongja ,tërfili i kuq, telishi etj.) Sa i përket faunës , poashtu është e pasur si me kafshë të egra si dhe kafshë të tjera, qka është një potencial i mirë për gjueti. Po i përmendim disa prej tyre: Prej kurrizorëve: Kaprrolli,derri i egër etj.
POPULLSIA- Në komunën e Kamenicës bëjnë pjesë 76 vendbanime, me popullësi rreth 57.000 banorë dhe me një sipërfaqe prej 523 km2, me dendësi të popullësisë prej 109 banorë për 1km2. Regjistrimi i popullësisë në komunën e Kamenicës është bërë në vitin 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991.
Tabela mbi regjistrimin e popullësisë
Viti i regjistrimit Nr. i banorëve
1948 36.676 1953 39.977 1961 43.058 1971 46.506 1981 48.320 1991 52.152 Tani 56.774
Indeksi i shtimit vjetor të popullësisë është 0.8%, nga kjo konstatohet se komuna e jonë numron diku rreth 56.774 banorë.
Grafiku 1 Shtimi i popullesise ( konverto ne grafikon )
Struktura gjinore –Bazuar në të dhënat statistikore të pas luftës struktura gjinore në komunën e Kamenicës është : Meshkuj 52.6%; Femra 47.4 %.
Struktura etnike- struktura etnike në komunën e Kamenicës është : shqiptarë 85% ; të tjerë 15%.
Struktura etnike( grafikoni )
Struktura e popullësisë sipas moshës
Mosha Nr. i popullësisë %
Prej 0-6 9.174 16% Prej 7-15 7.800 14% Prej 16-19 2.380 4% Prej 20-40 15.400 27% Prej 41-65 19.250 34% Mbi 65 2.770 5% Totali 56.774 100%
Shiquar në këto të dhëna të strukturës së moshës shifet se popullata është e re , sepse 61% prej nr. të përgjithshëm janë nën moshen 40 vjeqare , kurse 39% i takon asaj mbi 40 vjeqare. Karakteristikë tjetër është se grupi i popullatës prej 20- 65 vjeqare është 61% apo rreth 34.614 banorë logariten të aftë për punë.
Pjesa dërmuese e popullatës jeton në fshatra dhe merret me veprimtari bujqësore dhe blegtorale. Bujqësia merret si pjesë madhore e aktivitetit ekonomik në Kamenicë. Popullësia në komunën e Kamenicës është e aftë për punë si nga struktura, mosha , gjinia dhe kualifikimi që mundë të zhvilloj aktivitete ekonomike . Aktualisht Kamenica si qytet ka diku rreth 10.200 banorë .
Numri i familjeve- në komunë janë regjistruar 13.500 objekte banimi indivividual dhe kolektiv, ku logariten 25.717,50 m2 lokale banimi ose mesatarisht 19.05 m2për kokë banori.
Numri i objekteve të banimit nuk përket me nr. e familjeve , mesatarja e numrit të anëtarëve në familje sillet rreth 6 anëtarë .
Numri i të zhvendosurve . Për shkak të kushteve të vështira të jetës në fshat , migrimi i popullësisë fshat – qytet dhe jasht vendit është mjaft i lartë. Kjo dukuri është mjaft e theksuar sidomos në vendbanimet e viseve malore të cilat rrezikohen të mbeten të zbrazëta. Përveq këti migrimi , mjaft i theksuar është dhe migrimi jasht Kosovës, ku diku rreth 3000 – 3500 janë të punësuar në disa shtete të botës , e sidomos në shtetet e Europës Përëndimore. Të ardhurat që fitohen nga këta të punësuar janë faktor mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik dhe shoqërorë në Komunën tonë.
Numri i votuesve të regjistruar : 26.241 votues.
Numri i votuesve që votuan: 13.671 votues ose shprehur në përqindje 52.10% .
Numri dhe vendi i qendrave të votimit- Në komunën e Kamenicës për votim kanë qenë të caktuara 16 qendra të vendvotimit dhe ate: 9 për votuesit shqiptar dhe 7 për votuesit e minoriteteve. E ato janë:
Kamenicë, Topanicë, Rogaqicë, Shipashnica e Epërme, Desivojcë, Hogosht, Tugjec,Krilevë dhe Strezoc- për shqiptarët. Kamenicë, Ranilug, Huboc, Ropotovë, Kolloleq dhe Hajnoc –për minoritete.
KONTEKSTI POLITIK DHE SIGURIA
Lista e partive politike- Në komunën tonë veprojnë dhe zhvillojnë aktivitet këto parti:Shqiptare- LDK ; PDK; AAK; PSDK. Sërbe- Kthimi; KOS ; dhe DSS.
Rezultatet e zgjedhjeve 2000 dhe 2002- OSB-ja në vitin 2000, konkretisht më 28. tetor 2000, ka organizuar zgjedhjet e para lokale.
Rezultatet te zgjedhjeve ishin :
LDK 45.2 %
PDK 27.38%
AAK 11.23%
KP 7.21 %
DSS 3.9 %
KOS 2.25 %
Nga këto zgjedhje janë zgjedhur 31 delegat të KK. Si dhe 10 delegat janë emëruar nga komuniteti sërb, menjëherë pas konstituimit të KK nga delegatët është zgjedhur Kryetari i KK z.Shaip Surdulli, nënkryetar z. Nexhat Rexha si dhe është bërë emërimi i nënkryetarit shtesë nga komuniteti sërb .KK duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut 2000/45 formon tri komitetet e obligueshme dhe ate: Komitetin për politikë dhe financa, Komitetin për ndërmjetësim, dhe Komitetin për komunitete.Ka zgjedhur kryeshefi e ekzekutivit z. Islam Taqi. Gjithashtu KK ka formuar bordin e drejtorve me 9 drejtori komunale dhe është bërë zgjedhja e drejtorëve të drejtorive përkatëse.Gjithashtu në kuadër të bordit të drejtorëve hyn dhe zyrja lokale e Komuniteteve(ZLK), ku përfaqësuesi i kësaj zyre ka marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e bordit të drejtorive të cilat janë mbajtur çdo javë në të cilat kanë prezentuar edhe përfaqësuesit e UNMIK-ut, OSBE-së etj.Institucionet e formuara pas zgjedhjeve të para lokale kanë funksionuar mirë , gjithnjë duke u bazuar në rregulloren 2000/45 në bazë të së cilësështë nxjerrë Statuti komunal si dhe disa Rregullore për nevoja të Komunës.
OSBE-ja pas dy viteve ka organizuar zgjedhjet e dyta lokale dhe nga këto zgjedhje janë zgjedhur 31 këshillëtar prej tyre LDK- 14, PDK- 9, AAK-4 dhe 4 nga komuniteti sërb.Kuvendi komunal vazhdoi punën e sajë dhe në seancën e datës 03.12.02. zgjodhi Kryetarin e KK z. Shaip Surdullin dhe znj. Nexhmije Kallaba për zv. Kryetare dhe zëvends kryetari e dytë z. Ivan Stanojkoviq.Më 13.12.2002 u formuan tri komitetet e obligueshme : Komiteti për politikë dhe financa, Komiteti për Komunitete dhe Komiteti për ndërmjetësim. Më 30.01.2003 KK aprovoj vendimin mbi vazhdimin e mandatit të Kryeshefit Ekzekutiv z. Islam Thaqi.
Gjatë kësaj periudhe KK ka mbajtur 8 seanca 13 seanca dhe gjatë kësaj periudhe janë aprovuar 25 vendime dhe 8 rregullore lokale , vlenë për tu thekësuar se Këshilltarët e subjektit politik PDK-ës dhe AAK-ës kan bojkotuar seancat e KK prej datës 30.01.2003-17.07.2003. më 07.05.2003 është arritur marveshja mes LDK-ës dhe AAK-ës dhe të njejtit janë këthyer në seancat e KK, pastaj edhe këshillëtarët e PDK-ës pas 6 mujave janë këthyer në Kuvend.
Bordi i drejtorëve gjat kësaj periudhe ka mbajtur çdo javë mbledhjedhjet e rregullta me Drejtorët e drejtorive Komunale, vlenë për tu theksuar se kan ekzistuar 9 drejtori , në vitin 2003 janë formuar dhe 2 drejtori dhe ate Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Drejtoria për Bujqësi, pylltari dhe shërbime veterinare, kjo e fundit është në konsituim e sipër.
Mund të themi se KK dhe organet e saja funksionojnë jashtzakonisht mirë dhe pa probleme të theksuara, angazhimi i të gjithë punëtorëve të Administratës Komunale është në nivel.
Për sigurinë dhe mirëqenjen e banorëve të komunës se Kamenicës kujdesen SHPK- ja e cila numëron një numër të konsiderueshem të stafit .Aty punojnë 117 polic nga të cilët 95 janë meshkuj ndërsa 22 janë femra .Gjëthsej janë 90 oficer shqipëtar , 26 sërb dhe një rom.Udhëheqës i njësitit është komandanti shqipëtarë i cili ka bashkëpunim të ngushtë me policinë e UN-it .Policia e SHPK-ës është e involvuar direkt me të gjitha qështjet policore . Patrollimet bëhen nga njisitet e përziera të të dy etniteteve .