Jump to content

Përdoruesi:Baki3966/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nazmi Rama , Trajner i KF Istogu të Kosoves

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rama e quan historik suksesin e Istogut, zbulon me cilin ekip dëshiron të përballet në gjysmëfinale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 19/03/2021

Skuadra nga Rrafshi i Dukagjinit, Istogu, është befasia e këndshme e garës së Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2021-2022.

“Troftat” arritën të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas 41 vjetësh, pas fitores në çerekfinale kundër A&N, skuadër që bën gara po ashtu në Ligën e Parë të Kosovës.

Istogu dha shenjat e para se do të jetë befasi e këtij evenimenti, kur mposhti një nga favoritët për dy trofetë e mundshëm, Gjilanin në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog me rezultat të pastër 2:0.

Para Gjilanit Istogu eliminoi edhe një tjetër ekip të Superligës, Besën e Pejës.

Të besuarit e trajnerit Nazmi Rama në çerekfinale ndaj A&N fituan falë ekzekutimit të penalltive, pasi dy ekipet kishin mbyllur 90 minutat me rezultat të barabartë 1:1.

Trajneri Nazmi RAMA e motivon futbollistin e KF Istogu.




Nga 11-metërshat më të saktë u treguan lojtarët e Istogut, që triumfuan 7-6.

Trajneri i Istogut, Nazmi Rama, e ka komentuar suksesin e arritur, që trajneri në fjalë e quan historik për ekipin të cilin ai e drejton.

Futbollistët e KF Istogu gëzohen pas fitores dhe kualifikimit në gjasmëfinale të kupes së Kosoves.





Është një sukses historik për një klub si Istogu. Deri këtu kemi ardhur me plot meritë. Ndoshta edhe si befasi, por unë mendoj që sikur me Besën, Gjilanin dhe me A&N i kemi eliminuar me plot meritë. Një urim i veçantë shkon për futbollistët, të cilët kanë treguar me të vërtetë një karakter dhe një lojë të mrekullueshme dhe jemi shumë të kënaqur me këtë kalim në gjysmëfinale. Vërtet kemi një fond jo edhe aq të madh të lojtarëve, por kanë karakter, kanë besuar se do të kualifikohemi, prandaj një falënderim shkon për ata që edhe atomin e fundit të energjisë e kanë lënë për ta arritur këtë rezultat”, tha fillimisht Nazmi Rama të premten për “Zeri.info”.

Trajneri dhe strategu Nazmi RAMA i KF Istogu, kualifikohet në gjasmëfinale të kupes së Kosoves , ngjarje hstorike për kët klub futbollistik të Kosoves.





Rama e ka zgjedhur edhe kundërshtarin e mundshëm për në gjysmëfinale.

Më dëshirë kisha pasur ta kem në gjysmëfinale Dukagjinin. Për arsye se do të ishte hera e parë që nga paslufta të shkonte në finale një ekip nga Liga e Parë, që do të ishte një shenjë e mirë, e cila do të thotë se edhe në Ligën e Parë luhet futboll i mirë, ka ekipe të mira. Vetë fakti që gjysmëfinale janë dy ekipe të Ligës së Parë, ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Le ta dijë edhe opinioni se edhe aty luhet futboll jashtëzakonisht i mirë”, shtoi trajneri Rama.