Përdoruesi:Berati Kulturor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Berati Kulturor

Gjeografia

Qyteti i Beratit pershkohet nga Lumi Osum me gjatesi 125 km . Berati ne lindje ka ne sfond Malin e Tomorrit 2417 m dhe ne jug-perendim Malin e Shpiragut . Lumi i Osumit buron nga Malesia e Vithkuqit ne lartesine 1050 m mbi nivelin e detit dhe perfundon ne fshatin Arez 17.5 m mbi nivelin e detit ku bashkohet me Devollin per te formuar Semanin .Prurjet me te medha jane ne Shkurt dhe Mars ndersa me te ultat ne Gusht dhe Shtator. Në basenin e Osumit veshja bimore (698 km katror ) përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e shkurre të tjera mesdhetare. Në zonën e Çorovodës e Skraparit krijon kanione vertikale shumë të bukur, me forma të ndryshme, me thellësi deri 150 m e 15-20 m të gjera.Qyteti ka nje siperfaqe urbane rreth 6.3 km2 dhe nje siperfaqe te pergjithshme 22.8 km2 .Lartesia mesatare mbi nivelin e detit eshte 59 m . Lartesia e Kalase eshte 187 m mbi nivelin e detit . Rajoni i Beratit ka nje klime tipike mesdhetare ,megjithese variacionet topografike te ndryshme krijojne mikroklima perfshire edhe ate alpine. Muaji me i thate eshte Korriku ndersa muajt me te lagesht jane Nentori dhe Dhjetori. Temperaturat mesatare ne muajt e veres ( Korrik- Gusht ) jane 25 grade , ndersa ne muajt e dimrit ( Dhjetor –Janar ) jane 8 grade. Mali i Tomorrit me ndikimin tij shkakton eren karakteristike te tij , ndersa lumi Osum ka nje ndikim zbutes minimal per shpejtesine e eres .

Kalendari i festave në qytet

Festa e 14 Marsit –Dita e Verës dhe e Karnavaleve . Grupe kulturore, download-1muzikore dhe festive në qëndrën e qytetit , parade e karnavaleve sipas grupeve të shkollave të qytetit .Festime tradicionale në rrethinat e qytetit . 1 Maj – Rafting Day in Berat –Rafting në lumin Osum –ceremoni e përvitshme Festa e 20 Korrikut – Festa e Sh.Ilias ( pelegrinazh në kishën e Sh.Ilias në kodrat e qytetit , ku banorët e qytetit dhe të rajonit përvec riteve fetare kryejnë festa te vogla muzikore) . Festa e 15 Gushtit –Festa e Sh.Marias ( rite religjioze në Kishën e Sh.Marisë në Kala që shoqërohen me pelegrinazhe në kishën e Sh. Marisë në fshatin Vodice ) Festa e Bektashinjve –Pelegrinazh në Malin e Tomorit – 20-25 Gusht . Rite pagane dhe ceremoni tradicionale në Malin e Tomorit , pelegrinues nga Ballkani , Shqipëria dhe Rajoni. Degustim në natyrë i produkteve tipike të zonës dhe pijeve . Dita Kombetare Trashëgimise Kulturore -29 Shtator – Ekspozitë fotografike, dhe objekte ikonografike , filmime . Dita Botërore e Muzikës – Koncert i përvitshem tradicional me muzikë klasike. Ekspozitat në Galerinë e Arteve ‘’Edward Lear’’

Ekspozita pikturë me femijë të grupmoshave të ndryshme – ‘’Color ‘’ Konkursi vjetor i pikturës cmimi ‘’ Lear ‘’ Ekspozita e fotografisë artistike ‘’Fokus’’ Eskpozita të përbashketa me artistë vendas dhe të huaj Festivalet

Koncerte periodike te grupit te kenges qytetare Pjesemarrje ne konkurrime kombetare e grupit te kenges popullore . Koncertet e grupeve folklorike te qyteteve qe i perkasin Rajonit te Beratit Koncerte

Koncerte dhe spektakle të hapura në sheshet e qytetit me rastin e festave të ndryshme ( Krishtlindjet, Viti i Ri, festa e Sh. Valentinit ) Festivali i pervitshëm i këngës për fëmijët Koncerte të grupeve të ndryshme muzikore nga Ballkani dhe Vendet fqinje