Përdoruesi:Blediceliku1/Sadedin Mustafa Çeliku
Sadedin Mustafa Çeliku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Tiranë më 12 Tetor 1951 në një familje autoktone tiranase.
JETËSHKRIM
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ARSIMIMI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.
FORMIMI SUPLEMENTAR
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kursi Pasuniversitar dy vjeçar i Tregëtisë së Jashtëme pranë Fakultetit të ekonomisë dhe atij të gjuhëve të huaja nga viti 1976 – 1978.
- Specializim tre mujor në Antwerp – Belgjikë, për Transportin Detar të Kontainerëve në vitin 1988.
- Specializim tre mujor në Marseille – Francë për Shërbimin e Spedicionit dhe Agjent Detar në vitin 1989.
- Specializim një mujor në Torino – Itali, për drejtues i institucioneve të larta të sektorëve të ekzekutivit në vitin 2001.
GJUHE TE HUAJA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjuha Frënge, provim pasuniversitar në fakultetin e gjuhëve të huaja.
- Gjuha Angleze, provim pasuniversitar në shkollën ” Harry Fultz “.
- Gjuha Italiane njohuri të mjaftueshme me gojë.
PËRVOJA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nga viti 1976 – 1992 në sektorin e Tregëtisë se Jashtëme ne Transshqip për shfrytëzimin e flotës tregëtare shqiptare për portet e Detit Zi, Detit Kuq dhe Detit Mesdhe, dhe më pas marrë me transportin e jashtëm automobilistik. Gjatë kësaj periudhe ka firmosur me qindra marrëveshje qeveritare jasht shtetit dhe brënda vëndit.
- Nga viti 1993 – 1997 me aktivitet tregëtar privat, kryesisht me importin e prokateve.
- Nga viti 1997 – 1998 Zëvëndësministër i Punëve Publike dhe Transportit.
- Në vitin 1998 Emërohet Ambasador e Fuqiplot në Republikën e Malajzisë, por për arsye personale e refuzon.
- Nga viti 2000 – 2003 Drejtori i Përgjithëshëm i Shërbimit Social Shtetëror e më pas Zëvëndësdrejtor i Përgjithëshëm i këtij shërbimi.
- Nga viti 2003 – 2006 Zëvëndësdrejtor i Përgjithëshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor.
- Nga viti 2006 e në vazhdim i përkushtohet krijimtarisë letrare.
AKTIVITETI PUBLIK
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Inisiator i grupit nismëtar i shoqatës së miqësisë Shqipëri – Liban dhe nismëtar i shoqatës se Sigurisë Rrugore, ku ka kryer mjaft aktivitete.
Në vitin 1996 deri në vitin 2000, zgjidhet Antar i Këshillit Bashkiak i Tiranës dhe kryeson atje komisionin për çështjet e urbanistikës.
Ka drejtuar grupin e punës për hartimin e kodit rrugor dhe atij detar si dhe ka propozuar, hartuar dhe miratuar mjaft ligje për transportin.
Merr pjesë aktivisht në debate dhe intervista të ndryshme për probleme të ndryshme me interes publik , në Televizionin Publik Shqiptar, Ora News News24, Scan,Channel One, Top Channel ,ShijakTv, Vizion Plus, etj.
Rradhitet ndër 100 personalitetet e Kryeqytetit në ekspozitën e hapur me këtë rast në Muzeumin Historik Kombetar “Njerzit që i bëjnë nder Tiranës”.
Gjatë luftës së Kosovës, Ai ka dhënë kontribut të admirueshëm dhe në 20 Gusht, 2019, dekorohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës me "Urdhërin e Pavarësisë" qe ju jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosoves.
Merr çmimin nga Bashkia e Tiranës " mirënjohja e qytetit të Tiranës " me motivacion për kontributin në detyrat e kryera shtetërore dhe vlerësimin si intelektual i shquar në fushën e mediave vizive e elektronike.
Merr çmimin nga shoqata " shqiptarizmi mbrohet me libra e shkrimtarë " për kontributin e shquar në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe ku shfaqet dhurues i dhjetra librave për qytetet me banorë shqipfolës në Malin e Zi, dhe Serbi ( Preshevë,Bujanoc e Medvegjë),kryesisht libra të botuara nga vetë autori.
BOTIMET
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka botuar artikuj të shumtë, opinione,analiza,komente dhe intervista për problemet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, pothuajse në të gjitha organet e shtypit të përditëshëm shqiptar.
Ka botuar librat e meposhtëm: “Si të bëhesh njeri publik“ ; “Tuneli që nuk pa dritë kurrë“; “Historia dhe Dinamika e Transportit në Shqipëri” ; “ Kriza dhe Modeli Kapitalist ”,“Teknika e Shërbimit të Transportit Rrugor – Manual” ; “ Të Ëndërrosh Shpresën Imagjinare “; “ Kriza e Arsyetimit Moral “ ; “ Fundi i një Marrëzie“ ; “ Të Ndërtosh duke Shkatërruar ;”Transporti dhe Evolucioni Problemor”, “ Shqetësimet e një Intelektuali “, “Rrugëtimi i Fundit”;”Barbarizmat e Shekullit XXl-të;”Frika e Ballafaqimit” dhe “Pesha e Ngjarjeve”.
Ka kryer konsulencën e librit “ Gjeopolitika Elektorale “, hartime,tema diplomash e këshillime të ndryshme.