Përdoruesi:Blindi Musliu/sandbox
Appearance
Biografia e Erblind Musliu-t
Erblind Musliu ka lindur më 10/08/2004, Skënderaj. Ai është nga fshati Kopiliq i Epërm. Ai mësimet i filloi në shkollën Abedin Rexha- Turiqec. Ai qysh në moshë të hershme kishte dëshirë që të sfidonte vetën e tij në gara të ndryshme në nivel kombëtar. Ai është një nxënës i shkëlqyeshëm, këtë po e dëshmojnë edhe sukseset e tij. Ai ka një ardhmëri të ndritur për shkak se deri më tani ka arritur një numër të madh suksesesh në gara të ndryshme të diturisë.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai në gara të diturisë filloi të marrë pjesë që nga klasa e tetë. Gara e tij e parë ishte në lëndën e kimisë e cila u organizua nga Kolegji Mehmet Akif. Ai në këtë garë zuri vendin e parë në komunën e Skënderaj-it dhe fitoi bursë nga Kolegji Mehmet Akif. Pastaj pas një viti d.m.th. në klasën e nëntë ai mori pjesë prapë në këtë garë dhe zuri vendin e pestë në nivel Republikan ndërsa vendin e parë në komunën e Skënderaj-it.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Po në të njëjtin vit u organizua një garë nga Kordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Kjo garë u zhvillua në tri faza: nivel shkollor, nivel komunal dhe nivel kombëtar. Erblindi i kaloi këto tri faza dhe arriti që të fitojë në të tri nivelet. Ai, në nivelin shkollor zuri vendin e parë për të kaluar në nivelin komunal ku edhe këtu zuri vendin e parë. Dhe pasi kaloi këto dy faza, ai përfaqësoi Komunën e Skënderaj-it në nivel Republikan ku arriti që të zërë vendin e tretë. Kjo garë e fundit ishte një ndër më të rëndsishme dhe më të vështira për të. Sigurisht se pas çdo fitore të tij edhe u shpërblye, ai për të tri fazat që i kaloi fitoi nga një çertifikatë dhe shkoi në kampe verore të cilat zgjatën një javë. Këto kampe u organizuan në Brod- Dragash, ku ai njohu një shoqëri të re dhe fitoi një përvojë të shkëlqyer.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa tani është në klasën e dhjetë dhe zhvillon mësimet në Gjimnazin Hamëz Jashari - Skënderaj, drejtimi për shkenca natyrore. Shpresojmë që ai të vazhdojë kështu me sukseset e tij dhe të na bëjë krenarë të gjithëve dhe një ditë të bëhet një shkencëtar që e ka lakmi çdokush.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]