Përdoruesi:Daniel Hudhra13
FAKTE PËR YJËSITË
1-Një përkufizim i thjeshtë për yjësitë është se ato janë një grup yjesh, të cilat formojnë një model në qiellin e natës.
2-Përkufizimi zyrtar është: Një zonë e qiellit me kufij të përcaktuar dhe të gjitha yjet dhe çfarëdo objekte që ndodhen brenda këtij kufiri konsiderohen pjesë të yjësive.
3-Kemi 88 yjësi zyrtare të njohura nga IAU( International Astronomical Union).
4-Disa yjësi janë të dukshme vetëm në Hemisferën Veriore, ndërsa disa të tjera vetëm në Hemisferën Jugore.
5-Yjësitë që janë të dukshme në të dyja këto hemisfera, mund të duken mbrapsht në Hemisferen Jugore.
6-Disa yjësi mund të shihen gjatë gjithë vitit, por shumica e tyre janë sezonale dhe mund të shihen vetëm në kohë të caktuara të vitit.
7-Asterizmat janë grupe yjesh që formojnë modele, por në fakt janë pjesë e një ose e shumë yjësive. Shembulli më i njohur i asterizmit është Arusha e Madhe.
8-Dielli është i vetmi yll i njohur në galaktikën tonë që nuk është pjesë e një yjësie.