Jump to content

Përdoruesi:Daniel qose

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Lekë Dukagjini duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese sa të Dhjeta Porositë e Biblës, Ligji i Sheriatit, mësimet e Islamit e të Krishtërimit të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama mes fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut", ka shkruar Edith Durham, rreth 100 vite më parë.

Sot edhe pse kanë kaluar shekuj të tërë, kjo relike e kohës dhe zakoneve shqiptare gjen forcë dhe shkund pluhurin e saj herë pas here. Gjakmarrja dhe vetëgjyqësia, një fenomen që prej kohësh ka sjellë drama dhe tragjedi në shoqërinë shqiptare, po shkon drejt uljes, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe e Pajtimit Kombëtar" (ISHDPK), Agron Loci, i cili prej rreth katër vitesh punon në terren me misionarë dhe koordinatorë në rrethe për lehtësimin e hasmërive në veri dhe jug të vendit. Duke folur për shtrirjen gjeografike të këtyre konflikteve përgjatë dy dekadave të fundit, Loci tregon se instituti i tij operon edhe në prefekturën e Tiranës, zonë ku ISHDKP ka identifikuar familje të prekura nga gjakmarrja.