Përdoruesi:Dorontina Shkodra/Sëmundjet e gjakut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sëmundjet e gjakut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sëmundje të gjakut bëjnë pjesë:helmimi i gjakut (sepsa),hemofilia,tromboza ,pagjakësia(anemia),leukemia,etj

Helmimi i gjakut(sepsa)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mikrobet infektuese apo si i quajmë ndryshe mikrobet e qelqit gjendën në çdo vend të ndotur.Në organizmin tonë ato mund të arrijnë nëpërmjet lëkurës së plagosur,ose përmes bajameve dhe dhëmbëve të prishur.Me të kaluar në gjak këto mikrobe shumohen ,tajojnë helme dhe e helmojnë tërë organizmin.Helmimi i gjakut si sëmundje manifestohet me temperaturë të lartë,dridhje,lodhje të organizmit ,me dhëmbje të trupit etj.Shërimi i sëmundjes bëhet me antibiotikë.Nëse nuk shërohet i sëmuri pason vdekja.

Hemofilia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është sëmundje e rëndë e gjakut që trashëgohet nga prindërit në pasardhës.Te personat e tillë gjatë lëndimit edhe më të vogël fillon gjakderdhja që ndalet me vështirësi.Gjakderdhja te këta persona mund të paraqitet ndonjëherë edhe vetëvetiu nga goja,hunda apo zorrët dhe mund të zgjatë disa orë ose disa ditë.Hemofilite shkaktohen ne 80% te rasteve nga deficit i faktorit te VIII koagulues, dhe quhet Hemofilia A, por egziston dhe Hemofilia B nga deficit i i faktorit te IX koagulues, apo deficiti i faktorit te XI dhe Hemofilia vaskulare.Në këto raste duhet kërkuar ndihmë nga mjeku.

Tromboza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është sëmundje që shfaqet si pasojë e mbylljes së enëve të gjakut me eritrocite të koaguluara.Kështu ,për shkak të lëndimit të paritetit të brendshëm të enëve të gjakut ose lëvizjes së ngadalsuar të gjakut ,eritrocitet tubohen ndërmjet vete,duke formuar droçka që i mbyllin enët e gjakut.Kur ndonjë arterie mybllet me droçka të gjakut atëherë pengohet edhe të ushqyrit e indeve që furnizohen me gjak nga ajo arterie.Në raste të lehta sëmundja kalon vetvetiu pa pasoja.

Pagjakësia (anemia)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo sëmundje manifestohet me zvoglimin e rruzave të kuqe të gjakut.Gjatë kësaj sëmundje numri i eritrociteve bie nga vlera normale deri në 2-3 milion.Shpesh pagjakësia shoqërohet edhe me zvogëlimin e sasisë së hemoglobinës në rruzat e kuqe të gjakut.Personat anemikë kanë lëkurë të zbetë,marramendje,të rrahur të shpejtuara të zemrës e tjera.Kjo sëmundje zakonisht shfaqet pas gjakderdhjeve të mëdha ,helmimeve,pas malaries,ushqimit të dobët(mungesa e hekurit,albuminave)si dhe të qëndruarit e gjatë në lokale të paajrosura.Shërimi bëhet nën mbikqyrjen e mjekut.

Leukemia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është ndër sëmundjet më të rënda të gjakut.Shkaktohet nga rritja jonormale e numrit të rruzave të bardha të gjakut.Ato organe që prodhojnë leukocite (shpretka,mëlçia,gjëndrat limfatike) ajen.Të sëmuarit nga kjo sëmundje lodhen shpejt,nuk kanë oreks,djersiten e shpesh kanë edhe temperaturë të lartë trupore.Sëmundja zakonisht përfundon me vdekje.

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]