Përdoruesi:E verteta e qarte

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kuptimi dhe llojet e njerëzve me fjalën LA ILAHE IL-LALLAH‏


Dije, Allahu të mëshiroftë se fjala LA ILAHE IL-LALLAH është fjalë e lartë, e ndershme dhe e shtrenjtë. Kush kapet për të shpëton, kush strehohet nën të ajo e mbron. Pejgamberi s.a.v.s thotë: “Kush thotë: LA ILAHE IL-LALLAH dhe mohon çdo gjë e cila adhurohet pos Allahut e ka të ndaluar pasurinë dhe gjakun, ndërsa llogarinë e ka te Allahu i Madhëruar.”

Ky hadith tregon se fjala LA ILAHE IL-LALLAH ka tekst dhe kuptim.

Sa i përket kuptimit të kësaj fjale, njerëzit ndahen në tre grupe. Një grup të cilët e shqiptuan dhe realizuan. Ata e dinë se ajo fjalë ka kuptim dhe vepruan me të dhe se ajo ka negacione dhe u larguan nga ato. Grupi tjetër e shqiptuan atë nga jashtë dhe e zbukuruan të jashtmen e tyre me këtë thënie. Ata fshehën kufrin dhe dyshimin ne brendi. Dhe një grup tjetër të cilët e shqiptuan mirëpo nuk vepruan sipas kuptimit të saj, dhe vepruan negacionet e saja. Këta janë:“Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.” (Kehf -104).

Grupi i parë janë grupi i shpëtuar. Ata janë besimtarët e vërtet. Grupi i dytë janë munafikët. Grupi i tretë janë mushrikët.

Pra fjala LA ILAHE IL-LALLAH është një fortifikatë të cilës ia kanë drejtuar katapultat e përgënjeshtrimit. Ata e gjuajnë atë me gurë të prishjes. Kështu që u ka hyrë brenda armiku dhe ua mori kuptimin dhe i la me formën e jashtme. Në hadith është përmendur: “Allahu teala nuk shikon në formën dhe trupat tuaja, por shikon në zemra dhe veprat tuaja.”

Këta humbën kuptimin e LA ILAHE IL-LALLAH, kështu që u mbeti shqiptimi me gjuhë dhe thënia e tingujve. Kjo është përmendja e fortifikatës pa ekzistuar ajo. Ashtu siç përmendja e zjarrit nuk djeg, përmendja e ujit nuk fundosë, përmendja e bukës nuk ngopë dhe përmendja e shpatës nuk pret. Njashtu përmendja e fortifikatës nuk të mbron. Ngase fjala është kore ndërsa kuptimi është palca. Fjala është guaca ndërsa kuptimi është margaritarë. Çfarë bën me koren nëse nuk është palca!? Çfarë bën me guacën nëse nuk e ke margaritarin!? Fjala LA ILAHE IL-LALLAH është me kuptimin e saj sikur shpirti me trupin. Nuk ka dobi nga trupi pa shpirt. Njashtu nuk ka dobi nga kjo fjalë pa kuptimin e saj.

“Njerëzit me vlerë” morën këtë fjalë s`bashku me formën dhe kuptimin. Formën e jashtme e zbukuruan me fjalë ndërsa të brendshmen me kuptim. Kështu u shfaq dëshmia e tyre me: “All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.” (Ale Imran -18).

Ndërsa “njerëzit të cilët u shmangën” morën formën e kësaj fjale, lan kuptimin e saj. Ata stolisën të jashtmen e tyre me këtë thënie. Ndërsa të brendshmen me kufër. Duke besuar në ata të cilët nuk mund të sjellin as dëm as dobi. Allahu i Lartësuar nuk u ka dhënë mendje për të dalluar të vërtetën nga e kota. Ata ditën e Gjykimit do të mbesin në errësirën e kufrit: “Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.” (Bekare -17).

Pra ai i cili e shqipton LA ILAHE IL-LALLAH duke qenë adhurues i epshit të tij, i dërhemit dhe dinarit të tij, si do të jetë përgjigjja e tij ditën e Gjykimit para Zotit të tij?: “A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?” (Xhathije -23)

“Shkatërruar qoftë robi i dinarit, shkatërruar qoftë robi i dërhemit, shkatërruar qoftë robi i copës, shkatërruar qoftë robi i kadifes. Nëse i jepet kënaqet, nëse nuk i jepet hidhërohet është shkatërruar dhe mjeruar kur të therrohet (nëse atij i futet një ferrë) nuk shërohet.”

Kur të thuash LA ILAHE IL-LALLAH nëse kjo qëndron në gjuhën tënde ajo nuk sjell fryte. Ti je munafik. Nëse ajo qëndron në zemër ti je besimtarë. Ke kujdes mos u bë besimtarë me gjuhë pos zemrës. Ngase kjo fjalë do të thirrë ditën e Gjykimit: o Zoti im e kam shoqëruar kaq dhe kaq vite. Ai nuk njihte hakun tim. As nuk u kujdes për nderin tim. Kjo fjalë do të dëshmoj në favor tëndin apo kundër teje.

Sa i përket “njerëzve me vlerë” kjo fjalë dëshmon për ata se e kanë respektuar, derisa të futen në Xhennet. Ndërsa “njerëzit e shmangur” për ata do të dëshmon për krim derisa ti futë në zjarr: “Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur’anin arabisht që ta këshillosh krye fshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqsh vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.” (Shura -7).

LA ILAHE IL-LALLAH është pemë e lumturisë nëse e mbjellë në vend të besimit, nëse e ujit me ujë të sinqeritetit. Nëse kujdesesh me vepra të mira, rrënjët e saja do ti thellohen, trungu do të qëndron, gjethet do të gjelbërojnë, frytet do të piqen dhe do të shumëfishohen ato: “E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frytin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.” (Ibrahim -25).

Nëse kjo mbjellët në vend të përgënjeshtrimit dhe mosrespektim, nëse e ujit me ujë të syefaqësisë dhe nifakut. Nëse kujdesesh ndaj saj me vepra të këqija dhe fjalë të ndyta. Nëse i derdhet ujë të ndotur dhe fjalë të pahijshme. Frytet do të humben, gjethet do ti bien, do të çahet trungu do të prishen rrënjët dhe do marrin erërat dhe do ta copëtojnë: “E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.” (Furkan -23).

Nëse muslimani realizon këtë ai duhet patjetër të plotëson shtyllat tjera të Islamit. Siç u përmend në “Sahih”: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia LA ILAHE IL-LALLAH dhe MUHAMEDUN RESULULLAH, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe haxhxhi në Qabe, për atë i cili ka mundësi. Kush mohon, Allahu është i panevojshëm për njerëzit.

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin s.a.v.s, mbi familjen dhe shokët e Tij.

“Dureru Senije” (116/2)

Përktheu: Rexhep MEMISHI