Jump to content

Përdoruesi:Edmond prifti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Perla të nxjerra nga goja e VIP-ave

Kur figurat publike nuk kanë një diskutim të realizuar nga departamenti apo punonjësit e Marrëdhënieve Publike, e mendoni se çfarë mrekullie mund të nxjerrin ata nga goja?! Shihni më poshtë se çfarë budallaqesh flasin! Edhe ne, kolegëve të ONE-it na ka ndodhur përgjatë karrierës sonë, deklarata apo komente pak a shumë të ngjashme… dhe ndoshta një ditë do të vijë momenti kur t’i publikojmë ato. Vetëm pak kohë më parë, një kolegu të revistës ONE i kishte ndodhur të dëgjonte nga goja e një djaloshi, që kishte mbaruar Fakultetin Juridik se si “Arkimedi kishte verbuar  anijet gjermane në Luftën e Parë Botërore dhe Anglia kishte fituar luftën!” …veçse, fatkeqësisht, ai nuk mund të futej në rangun e VIP-ave si më poshtë… 


Reporteri: Si ke mundur të dobësohesh? Monica Lewinski: Kam mësuar të mos fus në gojë gjëra të cilat mund të jenë të dëmshme.

Asnjëherë nuk kam dashur të shkoj në Japoni. Thjesht, nuk më pëlqen të ha peshk. Por e di që peshku është një ushqim tepër popullor në Afrikë. Britney Spears

Ku do të zhvillohet Festivali i Kanës këtë vit? Christina Aguilera

Duhani vret. Dhe në qoftë se vdes, atëherë ke humbur një pjesë të rëndësishme nga jeta. Brooke Shields

Kina është një shtet i madh, i banuar nga shumë kinezë. Charles De Gaulle

Sipas mendimit tim, martesat midis homoseksualëve duhet të jenë midis një femre dhe një mashkulli. Arnold Schwartzanegger

Kam qenë së fundmi në një turne në Amerikën Latine. I vetmi pishman që pata ishte se nuk e kam mësuar rrënjësisht gjuhën latine në shkollë që të mundesha të bëja një bisedë me ata njerëz të mirë. Dan Quayle

Besoj se njerëzit nuk duhet të shkruajnë një autobiografi përpara se të vdesin. Samuel Goldwyn

Më mirë ndihem atëherë kur jam e lumtur. Winona Ryder

Në qoftë se filloj dhe mendoj shumë, atëherë më zë paniku. Pamela Anderson

E mbani mend se grupi Beatles u shkri dhe secili prej pjesëtarëve bëri projektet solo, ndërsa më pas u ribashkuan dhe u bënë më të fortë? Kelly Rowland

Gjesti më i madh i përkujdesjes për dikë është të ndash krevatin me një person tjetër. Michael Jackson

Nuk jam debil. Thjesht, nganjëherë nuk mendoj. Colin Farrell

Vishem tepër seksi, ama jo që të hapin sytë të gjithë, por me veshje virgjëreshash. Victoria Beckham

Do të vrisja veten në qoftë se do të isha e shëndoshë si Marilyn Monroe. Liz Hurley

Pikërisht kështu ndodhi me Perandorinë Romake. Nuk vuante e gjithë bota nga sifilizi, apo jo?! Dhe, e mbani mend se pas kësaj, e gjithë Perandoria u shkatërrua nga një vullkan! Joan Collins

Në qoftë se nuk ekziston elektriciteti, do të shihnim televizor me dritën e qiriut. George Gobel

Zoti më ka bërë kaq të bukur! Në qoftë se do të isha e shëmtuar, do të isha profesore. Linda Evangelista

Jam kaq e zgjuar tashmë. E gjithë bota më thotë: “Ule bluzën poshtë!”. Sorry, nuk e bëj më këtë! E di që ata duan të përfitojnë nga unë. Nuk jam aq debile! Paris Hilton

Marr mësime anglishteje, pasi e di që gjithë evropianët flasin frëngjisht dhe nuk dua të them budallallëqe kur të shkoj atje. Paris Hilton

Zebra nuk i ndryshon njollat. Al Gore

Jam e vetëdijshme që modeling-u është diçka që unë bëj për popullsinë me ngjyrë në përgjithësi. Naomi Campbell

Nga seria George W. Bush:

Kam edhe unë opinionet e mia, – opinione tepër të forta, – por jo gjithmonë jam dakord me to.

Armiqtë tanë janë shkencëtarë dhe kanë resurse të shumta. Ashtu si edhe ne, gati njësoj. Mendojnë gjatë gjithë kohës për mënyra të reja që t’i bëjnë keq Amerikës dhe amerikanëve. Ashtu si edhe ne, njësoj.

Jam i nderuar t’i jap dorën një qytetari guximtar irakian, dora e të cilit i është prerë nga vetë Saddam Hussein-i.

Edhe ju keni zezakë, apo jo? George W. Bush, drejtuar presidentit brazilian Fernando Cardoso.

U takova së fundmi me Ministrin e Financave të Palestinës dhe kam qenë tepër i emocionuar nga njohuritë e tij në fushën e financave.

E di se si qëndron puna me rritjen e biznesit të vogël. Edhe unë kam qenë një i tillë.