Përdoruesi:Ekmekçiu Family Archive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fetah Ali Ekmekçiu

Fetahu lindi në qytetin e Elbasanit më 16 mars 1893, në një familje qytetare elbasanase që i përkiste shtresës së ngritur .I ati e siguronte jetesën e familjes duke punuar si polic bashkie.Ali Ekmekçiu qe martuar me Shegush Katzadein(moter e Emin Katzadeit) me te cilin pati kater djem : Fetahun,Rizain,Shefqetin,Hysniun dhe nje vajze Shahun.Eshte dalluar qe i vogel per zemergjeresine e tij,dhe perkujdesjet e shumta ndaj te gjithe pjesetareve te familjes,gje e cila del ne pah pas vdekjes se babait,Aliut.. Arsimin fillor në gjuhën turke e përfundoi në qytetin e lindjes. Me kontributin e elementëve përparimtarë dhe demokratë dhe në veçanti të Avni Rustemit, që ishte nxënës i Normales së Elbasanit dhe Luigj Gurakuqit, u siguruan të holla të mjaftueshme për të vazhduar gjimnazin turk të Manastirit. E përfundoi këtë gjimnaz me rezultate të shkëlqyera dhe iu njoh e drejta të vazhdonte studimet e larta. Mori njohuri në 16 lëndë, 15 prej të cilave u vlerësuan me notën 10 dhe vetëm 1 me notën 9, mësoi gjuhën arabe, persishte dhe osmanllishte.Ne diplomen e leshuar jepet ky shenim : " Ne tre vjet ai u diplomua me sukses.Notat e tij jane 159 dhe meriton kete diplome.Kjo e lejon qe te hyje ne shkolle pa provim "Zotëronte shkëlqyeshëm lëndët e gjeometrisë dhe matematikës.

Studimet e larta në degën e juridikut me rezultate te shkelqyera i përfundoi në Universitetin e Stambollit. Më 1921 kthehet në Atdhe dhe vendoset në Tiranë se bashku me bashkeshorten e tij Hatixhe Ekmekçiu(Idrizi) ku njihet per here te pare me Avni Rustemin. Kontribuon në forcimin e Shoqërisë “Bashkimi” që drejtohej nga Avni Rustemi, të cilin e vlerësonte si simbol i luftës për çështjen kombëtare.Atje pati mundesine te njihet dhe te krijoj miqesi me Selim Shpuzen,Haki Stermillin ,Demir Gadellin,gjithmone i shoqeruar nga shoku i tij i ngushte Qami Cela. Është shquar për ndjenja antizogiste, ishte kundër shfrytëzimit të shtresave të varfra që u bënin të pasurit dhe vazhdimisht qendronte në anën e vegjëlisë. Në qeverinë afatshkurtër të Nolit u vlerësuan lart intelektualizmi dhe kontributi i tij atdhetar. Për këto merita, me dekret të posaçëm të Këshillit të Lartë të Shtetit Shqiptar, emërohet Zv/sekretar i Parë i Kryeministrisë, firmosur nga kryeministri Fan Noli dhe mban datën 9 korrik 1924. Pas rrëzimit të kësaj qeverie në dhjetor 1924, me ndihmën e Pashiqit dhe të serbëve të tjerë, Fetahu emigroi në Itali, Francë, BS. Në Itali jetoi me antizogistin Qemal Çela. Bashkë me të dhe shqiptarë të tjerë mori pjesë në varrimin e Luigj Gurakuqit, vrarë nga dora kriminale e shërbëtorëve të Zogut.


Pas shpalljes së Dekretit të Amnistisë më 1928, ai kthehet në Atdhe. Më 1929 e gjejmë mësues të arsimit fillor në qytetin e Peqinit. Më 1930 emërohet noter publik në Elbasan. Shquhet për punë të kualifikuar konform ligjeve dhe kurdoherë karakterizohej nga humanizmi që ishte tipari dallues në jetën e tij. Në këtë detyrë (9 vjet) qëndroi deri në përiudhën e okupimit fashist më 7 prill 1939. Refuzoi kategorikisht uniformën që i ofruan fashistët, duke mos i shitur interesat kombëtare para joshjes që i bënte uniforma e pushtuesve të huaj . Me shumë shokë Fetah Ekmekçiu arrestohet dhe internohet në Itali, ku për një vit e gjysëm qëndron në qytetin Vonerotto nën kontrollin e rreptë të karabinierëve italianë. Për asnjë çast nuk e përkuli shpirtin e tij atdhetar, duke u dhënë kurajo më të rinjve: “Shumë shpejt do të vijë ora e shpëtimit kombëtar, fashizmi do të hajë kokën!” Me rënien e qeverisë së Shefqet Vërlacit dhe zëvendësimin e saj me qeverinë kukull të Mustafa Merlikës (Kruja) ai kthehet në Atdhe dhe fillon punën në zyrën Noteriale në Hipotekën e Elbasanit, por për asnjë çast nuk hoqi dorë nga aktiviteti i tij antifashist.

Ja çfarë shkruan për të midis të tjerash Agron Shyqyri Peza, noter në Hipotekën e Elbasanit, më 1991 - 1999: “Nga dora e Fetah Ekmekçiut janë mbushur mbi 80% e regjistrave të pronësisë. Edhe sot dokumentacioni që ndodhet në hipotekë është aq i saktë saqë del qartë se kush është pronar i kësaj apo asaj prone”. Ja, të tilla janë gjurmët e ndershmërisë, paanshmërise dhe profesionalizmit që ka lënë firma e Fetah Ekmekçiut në hipotekën e qytetit të Elbasanit.


Në mbledhjen e zhvilluar më 12 maj 1943 në shtëpinë e Baki Kongolit, zgjidhet anëtar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar të Elbasanit. Ndjehej vazhdimisht i kërcënuar, hidhet në ilegalitet derisa gjen mundësinë të vendosej në zonën e Çermenikës, Labinotit Mal dhe Librazhdit, ku jep një kontribut të çmuar në ngritjen e këshillave antifashiste nacionalçlirimtare në funksion të luftës kundër okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në mbledhjen e 4-9 shtatorit 1943, në shtëpinë e Bahollëve në Labinot Mal, zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së saj. Si njeri i ndershëm dhe i besuar i ngarkohet të ruajë dhe të administrojë një pjesë të fondit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH. Në Operacionin gjermano-ballist (Dhjetor 1943 - Janar 1944) për asgjësimin e Shtabit të Përgjithshëm, operacion që dështoi, mbetet enigmë edhe sot e kësaj dite humbja e kontakteve të tij me shokët. Në varrezat e dëshmorëve të qytetit Elbasan, para ndryshimit të sistemeve, ishin përgatitur dhe vendosur disa arkivole pa eshtra, midis të cilëve dhe të Fetah Ekmekçiut. Kjo nismë u ndërmor për të nderuar ata dëshmorë që nuk u gjendën eshtrat e tyre. Me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit Elbasan, Nr. 77, dt. 25.11.1969 Fetahu është shpallur dëshmor i Atdheut, me datë rënie 19 dhjetor 1943 dhe vendi i rënies Orenjë. Sipas kujtimeve të bashkëluftëtarit të tij Haki Stërmilli, Fetah Ekmekçiu ka qenë gjallë më dt. 25 nëntor 1943 bashkë me Kol Papariston dhe Qamil Guranjakun, duke kaluar lumin i kapur dore për dore me dy partizanë. Kjo është një mospërputhje me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit Elbasan. Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë e ka dekoruar Fetah Ekmekçiun me Urdhërin e Flamurit, medaljen e patriotizmit, medaljen e Kujtimit. Ky është detyrimi ynë moral për të kujtuar, evokuar e mos i harruar figura të tilla, si Fetah Ekmekçiun, mësues, jurist, antizogist, fanolist, mik i vegjëlisë, atdhetar, pjesëmarrës në LANÇ dhe dëshmor i Atdheut.