Përdoruesi:Elvira Fetahu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekonometri e Zbatuar BESA XHAFERI DHE ELVIRA FETAHU Analize e Modeleve Ekonometrike & Manual Programesh Shoqeruar me CD,2014 Recenzentё: Prof.Dr. Mithat Mema Pedagog nё Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs. Doc. Dr. Ardiana Gashi Pedagoge nё Universitetin “Hasan Prishtina” Prishtinё.

PARATHËNIE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne vendosëm të shkruajmë një libër bazuar në shijet tona vetjake për

ekonometrinë!

Ekonometri e Zbatuar është pikënisja e një punimi të thjeshtë dhe

pasqyron një përpjekje bashkëpunuese të autoreve me qëllimin për të

ndërtuar tekstin praktik në mungesë të një të tillë të mirëfi lltë të zbatuar

në fushën e Ekonometrisë. Ndër të tjera, ai jep një kontribut të veçante

me anë të udhëzuesve për përdorimin e programeve kompjuterike si SPSS,

Microfi t dhe Megastat.

Libri paraqet aplikimin e njohurive mbështetur në teorinë bazë në

fushën e ekonometrisë dhe çeshtjeve kryesore që kanë të bëjnë me

kuptimin, ndërtimin, interpretimin e modeleve ekonometrike dhe zbatimin

e rezultateve të tyre.

Teksti është i organizuar në trembëdhjetë krerë për çdo tematikë në format

të standartizuar dhe katër shtojca shumë të rëndësishme për lexuesin; Shtojca

A mbi Njohuritë nga Statistika dhe Probabiliteti; Shtojca B me Përmbledhjen e

Formulave Ekonometrike; Shtojca C me Tabelat e Shpërndarjeve Probabilitare

dhe Shtojca D me Përgjigje për Ushtrime të Zgjedhura.

Krerët janë organizuar në gjashtë nënçështje duke fi lluar me Përmbledhje,

ku është përfshirë thelbi teorik i çdo tematike; Konceptet Kyçe; Plotëso Hapësirat,

E vërtetë apo e gabuar dhe Pyetje Teorike për t’i dhënë mundësinë studentit të

provojë veten për aftësimin teorik me modele të ndryshme pyetjesh dhe

mbyllet me Ushtrime, pjesa më e rëndësishme e kreut, ku studentit i jepet

mundësia të aftësohet dhe kuptojë më mirë teorinë.

Ekonometri e Zbatuar mbi temat kryesore të ekonometrisë është dhe

një udhëzues i pasur, i bazuar në fi lozofi në e ofrimit të një teksti të

përbërë për aplikimin e njohurive ekonometrike, duke refl ektuar nevojat

e studentëve në mbeshtetje të librit bazë teorik Hyrje në Ekonometri nga

Dr. Besa Xhaferi.