Jump to content

Përdoruesi:Emine.a

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjermania (gjermanisht: Bundesrepublik Deutschland lexo: Bundesrepublik Dojçland ose Deutschland lexo: Dojçland), zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe kufizohet në veri me Danimarkën, në lindje me Poloninë, në juglindje me Çekinë, në jug me Austrinë dhe Zvicrën, në perëndim me Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral i Detit të Veriut dhe anën lindore Deti Baltik. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² ai ndikohet nga klimat mesatare sezonale. Me mbi 82 milion banorë, Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë në Evropë dhe është e treta shtëpi për numrin e migrantëve ndërkombëtarë.[1] Një regjion i quajtur Germania, i banuar nga disa fise Gjermanike është njohur dhe dokumentuar para vitit 100 pas.e.s.. Prej shekullit X territoret Gjermane kanë formuar pjesën qendrore të Perandorisë së Shenjtë Romake që qëndroi deri më 1806. Gjatë shekullit XVI, Gjermania veriore u bë qendra e Reformave protestante. Si një shtet-komb modern, vendi fillimisht u bashkua mes Luftës Franko-Prusiane më 1871. Pas Luftës së dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete të veçanta përgjatë vijave të okupimit nga Aleatët më 1949.[2] Dy shtetet u ribashkuan më 1990. Gjermania perëndimore ishte anëtare themeluase e Komunitetit Evropian më 1957, që më vonë u bë Bashkimi Evropian më 1993. Gjermania është pjesë e zonës Schengen, pa kufinj, dhe ka adoptuar valutën Evropiane, euron më 1999. Gjermania është një Republikë parlamentare federative prej gjashtëmbëdhjetë shtetesh (gjermanisht: Länder). Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Berlini. Gjermania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATOs, G8-ës, dhe G4-ës, dhe ka nënshkruar Protokollin Kyoto. Është ekonomia e tretë në botë për nga Bruto prodhimi vendorë (BPV) dhe eksportuesi më i madh në botë i të mirave më 2007. Në terme absolute, Gjermania ka buxhetin vjetor për ndihma zhvillimore të dytin në botë (pas SHBA-ve),[3]. Vendi ka ndërtua një standard të lartë jetese dhe ka themeluar një sistem gjithëpërfshirës të sigurisë sociale. Ajo ka një pozicion kyç në afera Evropaine dhe mirëmban një partnership të ngushtë nivel ndërkombëtar.[4] Gjermania njihet si lider shkencorë dhe teknologjik në disa fusha.[5] Tabela e përmbajtjeve [fshih] 1 Historia 1.1 Fiset gjermanike 1.2 Perandoria e Shenjtë Romake (962–1806) 1.3 Restaurimi dhe revolucioni (1814–1871) 1.4 Perandoria Gjermane (1871–1918) 1.5 Republika e Wiemarit (1919–1933) 1.6 Gjermania Naziste 1.7 Ndarja dhe ribashkimi (1945–tani) 2 Gjeografia 2.1 Klima 2.2 Mjedisi 3 Politika 4 Njësitë shtetërore 5 Marrëdhëniet e jashtme 5.1 Ndihma për zhvillim 5.2 Ushtria 6 Ligji 6.1 Niveli i shteteve 7 Demografia 7.1 Feja 7.2 Gjuhët 8 Ekonomia 8.1 Infrastruktura 9 Shkenca 10 Edukimi 11 Kultura 11.1 Filozofia 11.2 Media 11.3 Kinemaja 12 Shiko dhe këtë 13 Burimet 14 Lidhje të jashtme [redakto]Historia


Artikulli kryesor: Historia e Gjermanisë.

[redakto]Fiset gjermanike Etnogjeneza e fiseve gjermanike thuhet të ketë ndodhur gjatë Kohës së Bronzit, ose më së voni, gjatë kohës Para-Romake të Hekurit. Nga Skandinavia jugore dhe Gjermania veriore, fiset filluan të zgjeroheshin në jug, lindje dhe perëndim në shekullin e parë Par.K., ata erdhën në kontakt me fiset Kelte të Gaulit si dhe me fiset Iranian, Baltike, dhe Sllave në Evropën Lindore. Pak dihet për historinë e lashtë gjermanike, përveç bashkëveprimeve të tyre me Perandorinë Romake, nga hulumtimet etimologjike dhe arkeologjike.[6]


Zgjerimi i fiseve gjermanike Nën sundimin e Augustit, "Publius Quinctilius Varus" filloi të pushtonte Germanian (një term i përdorur nga romakët për të definuar një territor nga Lumi Rin tek Malet Urale), dhe në këtë periudhë fiset gjermanike i mësuan taktikat luftarake të Romës derisa ruanin identitetin e tyre të klanit. Në vitin 9 pas erës sonë, tri legjione Romake të udhëhequra nga Vari u mposhtën nga udhëheqësi i klanit Kerusk Armini në Betejën e pyellit Teutburg. Si rezultat, Gjermania moderne, prej Rinit tek Danubi, mbeti jashtë Perandorisë Romake. Në vitin 100 pas Krishtit, fiset gjermanike filluan të vendoseshin përgjatë Rinit dhe Danubit, duke okupuar pjesën më të madhe të asaj çfarë sot njihet si Gjermania moderne. Në shekulli III erdhën shumë fise gjermanike perëndimore: Alamanni, Frankët, Chatti, Saksonët, Frisianët, Sicambri, dhe Thuringii. Rreth vitit 260, Popujt gjermanikë depërtuan kufijtë Romakë të Danubit dhe hynë në tokat e kontrolluara nga romakët.[7] [redakto]Perandoria e Shenjtë Romake (962–1806)


"Zgjedhësit e princëve" të Perandorisë së Shenjtë Romake Perandoria mesjetare ishte rezultat i ndarjes së Perandorisë Karolingiane më 843, e cila ishte themeluar nga Karli i Madh më 25 Djetor 800, dhe ekzistoi në forma të ndryshme deri më 1806, territori i saj shtrihej nga Lumi Eider në veri deri tek Deti Mesdhetar në jug. Shpesh i referuar si Perandoria e Shenjtë Romake (ose Perandoria e vjetër), ajo zyrtarisht ishte quajtur "Pernadoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman ("Sacrum Romanum Imperium Nationis Germanicæ") duke filluar më 1448, për t'ia përshtatur titullin territorit atëherë të zvogëluar. Nën sundimin e perandorëve Osmanë (919–1024), Lorraine, Saksonia, Frankonia, Suabia, Thuringia, dhe Bavaria u konsoliduan, dhe mbreti Gjerman u kurorëzua Perandori i Shenjtë Romak i këtyre regjioneve më 962. Nën sundimin e perandorëve Salianë (1024–1125), Perandoria e Shenjtë Romake "thithi" Italinë veriore Burgundinë, megjithëse perandorët humbën fuqi gjatë "Mosmarrëveshjes Investiture". Nën perandorët e Shtëpisë Hohenstaufen (1138–1254), princat Gjermanë rritën influencën e tyre në territoret në jug dhe lindje të banuara me Sllavët, duke vazhduar me ngulimin Gjerman në këto zona dhe ende më në lindje (Ostsiedlung). Qytetet gjermane veriore u rritën me prosperitet si anëtarë të Ligës Hanseatike.


Martin Luter, (1483–1546) filloi Reformat Protestante. Edikti i Demit të Artë më 1356 mundësoi kushtetutën bazë të perandorisë që zgjati deri në rënien e saj. Ajo kodoi zgjedhjen e perandorit nga shtatë princ-zgjedhës të cilët sundonin disa nga principatat dhe kryepeshkopatat më të fuqishme. Duke filluar nga shekulli XVI (15), perandorët u zgjodhën pothuajse ekskluzivisht nga dinastia Habsburge e Austrisë. Murgu Martin Luter publikoi "95 Tesest" më 1517, duke sfiduar praktikat e Kishës Katolike Romake, dhe duke filluar kështu Reformat Protestante. Një kishë Luteriane e ndarë nga Kisha Katolike Romake u bë feja zyrtare në shumë shtete Gjermane pas vitit 1530. Konflikti fetar shpur tek Lufta Tridhjetëvjeçare (1618–1648) , e cila shkatërroi tokat Gjermane.[8] Popullsia e shteteve Gjermane u zvogëlua për rreth 30%.[9] Paqja e Westfalisë (1648) ndaloi luftërat fetare mes shteteve Gjermane, por perandoria ishte ende de facto e ndarë në disa principata të pavarura. Nga viti 1740 e tutje, dualizmi mes Monarkisë Habsburge Austriake dhe Mbretërisë Prusiane dominoi historinë Gjermane. Më 1806, Imperiumi u rrëzua si rezultat i Luftërave Napoleonike.[10] [redakto]Restaurimi dhe revolucioni (1814–1871)


Parlamenti i Frankfurtit më 1848. Pas rënies së Napoleon Bonaparte, Kongresi i Vjenës u mblodh më 1814 dhe themeloi Konfederatën Gjermane (Deutscher Bund) , një ligë e 39 shteteve sovrane. Mosmarrëveshja me politikat e restaurimit pjesërisht çoi tek ngritja e lëvizjeve liberale, të cilat kërkonin bashkim dhe liri. Këto, sidoqoftë, u ndoqën nga masa të reja të shtypjes nga ana e burrështetasit Austriak Klemens Wenzel von Metternich. Zollverein, një bashkim tariforë, thellësisht zgjeroi bashkimin ekonomik mes shteteve Gjermane. Gjatë kësaj ere shumë Gjermanë të pasionuar nga idealet e Revolucionit Francez, dhe nacionalizmit u bënë forcë më e rëndësishme, veçanërisht mes intelektualëve të rinj. Për herë të parë, ngjyra e zezë, e kuqe dhe e artë u zgjodhën që të përfaqësonin lëvizjen, që më vonë u bënë ngjyrat kombëtare gjermane.[11] Nën ndriçimin e një serie lëvizjesh revolucionare në Evropë, të cilat me skuses e themeluan një republikë në Francë, intelektualët dhe njerëzit e zakonshëm filluan Revolucionet e vitit 1848 në shtetet Gjermane. Monarkët fillimisht i hapën rrugën kërkesave liberale të revolucioneve. Mbretit Frederick William IV i Prusisë iu ofrua titulli Perandor, por me një humbje në fuqi; ai kundërshtoi kurorën dhe kushtetutën e propozuar, duke çuar tek një ngadalësim i përkohshëm për lëvizjen. Konflikti mes Mbretit William I të Prusisë dhe parlamentit gjithnjë më liberal shpërtheu mbi reformat ushtarake më 1862, dhe mbreti caktoi Oto von Bizmarkun si Kryeministër të ri të Prusisë. Bizmarku me sukses bëri luftë me Danimarkën më 1864. Fitorja Prusiane në Luftën Austro-Prusiane më 1866 e lejoi atë të krijojë Federatën Veriore Gjermane (Norddeutscher Bund) dhe të përjashtonte Perandorinë Austriake, që dikur ishte shteti kryesor Gjerman, nga punët e shteteve të tjera Gjermane. [redakto]Perandoria Gjermane (1871–1918)


Themelimi i Gjermanisë moderne në Versajë-Francë, 1871. Bizmarku është në qendër në unformë të bardhë. Shteti i njohur si Gjermania ishte i bashkuar si një shtet-komb modern më 1871, kur lindi Perandoria Gjermane, ndërsa Mbretëria e Prusisë ishte përbërësi kryesor. Pas mposhtjes së Francezëve në Luftën Franko-Prusiane, Perandoria Gjermane u shpall në Versajë më 18 Janar 1871. Dinastia Hohenzollern nga Prusia sundoi perandorinë e re, kryeqyteti i së cilës ishte Berlini. Kjo perandori ishte bashkim i të gjitha pjesëve të ndara të Gjermanisë me përjashtim të Austrisë (gjermanisht: Kleindeutschland, ose "Gjermania e vogël"). Duke filluar më 1884, Gjermania filloi të themelonte disa koloni jashtë Evropës. Në periudhën e njohur si Gründerzeit pas bashkimit të Gjermanisë, politika e jashtme e Perandorit William I e siguroi pozitën e Gjermanisë si një komb i mrrekullueshëm nga bashkimi, duke izoluar Republikën e Tretë Franceze me mjete diplomatike, dhe duke iu shmangur luftës. Nën Perandorin William II, sidoqoftë, Gjermania, si fuqitë e tjera Evropiane, mori një rrugë imperialiste që shpuri në një "fërkim" me shtetet fqinje. Shumica e aleancave në të cilat Gjermania kishte marrë pjesë më parë nuk ishin ringjallur, dhe aleancat e reja e përjashtonin. Specifikisht, Franca themeloi marrëdhënie të reja duke nënshkruar "Entente Cordiale" me Britaninë e Madhe dhe duke siguruar lidhjet me Perandorinë Ruse. Përkrah kontakteve me Austro-Hungarinë, Gjermania po bëhej gjithnjë e më e izoluar.


Gjermania Imperialiste (1871–1918), me Mbretërinë e Prusisë në të kaltër. Imperializmi i Gjermanisë arriti jashtë shtetit të vet dhe u bashkua me fuqitë e tjera të Evropës për të marrë pjesën e saj të Afrikës. Konferenca e Berlinit e ndau Afrikën mes fuqive Evropiane. Gjermania zotëroi disa toka në Afrikë përfshirë Arikën Lindore Gjermane, Afrikën Jugperëndimore, Togon, dhe Kamerunin. Trazira për Afrikën shkaktoi tension mes fuqive të mëdha që mund të ketë marrë pjesë në kushtet që çuan tek Lufta e Parë Botërore. Atentati i Franz Ferdinandit, princit të Austrisë më 28 Qershor 1914 shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Gjermania, si pjesë e fuqive qendore të pasuksesshme, vuajti mposhtje nga Fuqitë Aleates në një nga konfliktet më të mëdha dhe më me pasoja të të gjitha kohërave. Revolucioni Gjerman shpërtheu në Nëntor 1918, dhe Perandori William II dhe gjithë princat sundues të Gjermanisë lëshuan fronin. Një armëpushim që i vinte fund luftës u nënshkrua më 11 Nëntor dhe Gjermania u detyrua të nënshkruante Traktatin e Versajës në Qershor 1919. Negociatat e saj, kundrejt diplomacisë tradicionale post-luftarake, përjashtoi mposhtjen e Fuqive Qendrore. Traktati u perceptua në Gjermani si një vazhdim poshtërues i luftës, në anën tjetër poshtërsia e tij shpesh citohet të ketë shkaktuar ngritjen e mëvonshme të Nazizmit në këtë vend.[12] [redakto]Republika e Wiemarit (1919–1933) Pas suksesit të Revoluciont Gjerman në Nëntor të vitit 1918, u shpall Republika e Wiemarit. Kushtetuta e Wiemarit hyri në fuqi me nënshkrimin e saj nga Presidenti Friedrich Ebert më 11 Gusht 1919. Partia komuniste e Gjermanisë u themelua nga Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht më 1918, dhe Partia Punëtore Gjermane, më vonë e njohur si Partia Nacional Socialiste Punëtore Gjermane ose Partia Naziste, u themelua në Janar 1919. Duke vuajtur nga Depresioni i Madh, kushtet e rënda të paqes të vendosura nga Traktati i Versajës, dhe një pasim i qeverive paka shumë jostabile, forcat politike në Gjermani gjithmonë e më shumë u mungonte identifikimi me sistemin e tyre të demokracisë parlamentare. Kjo u keqësua nga një krah i djathtë i përhapur gjërë (monarkist, völkisch, dhe Naziste) Dolchstoßlegende, një mit politik që pretendonte se Gjermania e kishte humbur Luftën e Parë Botërore për shkak të revolucionit gjerman, e jo për shkak të mposhtjes ushtarake. në anën tjetër, komunistët radikalë të krahut të majtë, si Liga Spartakiste, donin të rrëzonin atë çfarë ata e perceptonin si "sundim kapitalist" në favor për një Räterepublik. Trupat parlamentare u organizua nga disa parti dhe ndodhën mijëra vrasje politikisht të motivuara. Paramilitarët frikësuan votuesit dhe shkaktuan dhunë nervozë mes publikut, i cili vuante nga papunësia dhe varfëria e madhe. Pas një serie kabinetesh qeveritare të pasuksesshme, Presidenti Paul von Hindenburg, duke parë një alternativë dhe duke u shtyrë nga këshilltarët e krahut të djathtë, caktoi Adolf Hitlerin si Kancelar të Gjermanisë më 30 Janar 1933. [redakto]Gjermania Naziste


Flamuri i Nazistëve Më 27 Shkurt 1933, Reichstag u vu në zjarr. Disa të drejta demokratike bazë shpejt u abroguan më pas nën një dekret emergjent. Një Akt i Lejes i dha qeverisë së Hitlerit fuqi të plotë legjislative. Vetëm Partia Social Demokratike e Gjermanisë votoi kundër; komunistët nuk ishin në gjendje të prezantonin opozitën sepse 81 ulëset e tyre në parlament ishin anulluar në bazë të Dekretit të Zjerrit të Reichstag.[13] Një shtet totaliterian i centralizuar u themelua nga një seri lëvizjesh dhe dekretesh duke e shndërruar Gjermaninë në një shtet një-partiak. Industria ishte e rregulluar nga afër me kuota dhe kërkesa, për të shndërruar ekonominë drejt një baze prodhimi luftarak.[14] Më 1936 trupat Gjermane hynë në Rhinelandin e demilitizuar, dhe politikat e "marrjes me të mirë" të Kryeministri Britanik Neville Chamberlain u provuan inadekuate. [Hitleri]] ndoqi nga viti 1938 e më tej një politikë ekspansioniste për të themeluar Gjermaninë e Madhe (gjermanisht: Großdeutschland). Për t'iu shmangur një lugte dy-frontesh, Hitleri konkludoi Paktin Molotov-Ribbentrop me Bashkmin Sovietik, një pakt të cilin më vonë e theu. Më 1939, tensionet në rritje për nacionalizëm, ushtarakizëm, dhe probleme territoriale bënë që Gjermanët të lëshonin një blitzkrieg ("luftë rrufesh") më 1 Shtator kundër Republikës së dytë Polake, vepprim ky që pasoi me shpalljen e luftës nga Britania e Madhe dhe Franca, duke shënuar fillimin e Luftës së dytë Botërore. Gjermania shpejt mori kontroll direkt ose indirekt të pjesën më të madhe të Evropës.


Berlini nën rrënoja pas Luftës së dytë Botërore, Potsdamer Platz 1945. Më 22 Gusht 1941, Hitleri theu paktin me Bashkimin Sovietik duke hapur Frontin Lindor dhe duke pushtuar Bashkimin Sovietik. Pak pasi Perandoria e Japonisë sulmoi bazën Amerikane në Pearl Harbor, Gjermania i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara. Megjithëse fillimisht ushtria Gjermane shpejt avancoi në Bashkimin Sovietik, Beteja e Stalingradit shënoi një kthesë të madhe në këtë luftë. Më pas, Ushtria Gjermane nisi të tërhiqej në Frontin Lindor. Beteja e Normandisë, e njohur si D-Day shënoi një kthesë të madhe në Fronti Perëndimor, ndërsa Forcat Aleate zbarkuan në plazhet e Normandisë dhe bënë avancime të shpejta në territorin Gjerman. Mposhtja e Gjermanisë pasoi. Më 8 Maj 1945, Forcat e armatosura Gjermane u dorëzuan pasi Ushtria e Kuqe okupoi Berlinin. Në atë çfarë më vonë u bë e njohur si Holokausti, Regjimi i Reichit të Tretë dekretoi politikat qeveritare që direkt të diskriminoni disa pjesë të shoqërisë: Hebrenjët, Komunistët, Roma, homoseksualët, frimasonët, priftërinjët, kundërshtarët fetarë, dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, mes tjerëve. Gjatë periudhës Naziste, mbi njëmbëdhjetë milion (11,000,000) njerëz u vranë në Holokaust, përfshirë gjashtë milion (6,000,000) Hebrenjë dhe tre milion (3,000,000) Polakë. Lufta e dytë Botërore dhe gjenocidi Nazist ishin përgjegjës për rreth 35 million (35,000,000) të vrarë në Evropë. [redakto]Ndarja dhe ribashkimi (1945–tani)


pas vitit 1949 dy shtete gjermane dhe qyteti i ndarë i Berlinit evolvuan përkrah zonave të okupuara aleate. Gjermania Perëndimore u formua nga zonat Amerikane, Britanike dhe Franceze derisa Gjermania Lindore u formua nga zona Sovietike. Lufta rezultoi në vdekjen e rreth 10 milionë ushtarëve dhe civilëve Gjermanë; humbje të mëdha territoriale; përjashtimin e rreth 15 milionë gjermanëve nga ish-territoret lindore dhe shtete të tjera; dhe shkatërrimin e shumë qyteteve të mëdha. Pjesa e mbetur e territorit kombëtar dhe Berlini u ndanë nga Aleatët në katër zona të okupuara ushtarake. Sektorët e kontrolluar nga Franca, Britania e Madhe, dhe Shtetet e Bashkuara u bashkuan më 23 Maj 1949, për të formuar Republikën Federale të Gjermanisë; më 7 Tetor 1949, Zona Sovjetike themeloi Republikën Demokratike Gjermane. Ato u njohën jozyrtarisht si "Gjermania Perëndimore" dhe "Gjermania Lindore" dhe dy pjesët e Berlinit si "Berlini Perëndimor" dhe "Berlini Lindor". Shtetet perëndimore dhe lindore kërkuan Berlinin Lindor dhe Bonin si kryeqytetet e tyre respektivisht. Sidoqoftë, Gjermania Perëndimore e shpalli statusin e kryeqytetit të saj si të përkohshëm,[15] në mënyrë që të theksonte qëndrimin e saj se zgjidhja dy-shtete ishte një status quo artificiale që një ditë do të tejkalohej. Gjermania Perëndimore, e themeluar si republikë federale parlamentare me një "ekonomi sociale të tregut" — u bë aleate me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francën. Shteti eventualisht filloi t% gëzonte një rritje ekonomike në vitet 1950-ta (gjermanisht: Wirtschaftswunder). Gjermania Perëndimore iu bashkangjit NATOs më 1955 dhe ishte anëtare themeluese e Komunitetit Ekonomik Evropian më 1958. Gjermania Lindore ishte një shtet i Bllokut Lindor nën kontrollin politik dhe ushtarak të BRSS-së përmes forcave të saja okupuese dhe Traktatit të Varshavës. Derisa pretendonte të ishte demokraci, fuqia politike ekzekutohej vetëm nga anëtarët udhëheqës (Politburo) të PBS (Partia e Bashkimit Socialist e Gjermanisë) (ang.: Socialist Unity Party of Germany ose SED) e kontrolluar nga komunistët. Fuqia e tyre ishte e siguruar nga Stasi, një shërbim sekret i përmasave të mëdha, dhe një shumllojshmëri e suborganizatave të PBD-së, të cilat kontrollonin çdo aspekt të shoqërisë. Në anën tjetër, nevojat themelore të popullsisë u përmbushën në masë të vogël nga shteti. U themelua një ekonomi komanduese e stlit Sovietik, më vonë Gjermania Lindore u bë një shtet Comecon. Ndërsa propaganda Gjermano-lindore u bazua në përfitimet e programeve sociale dhe kërcënimi i pretenduar konstant i një pushtimi nga Gjermania Perëndimore, shumica nga qytetarët e Gjermanisë Lindore shikonin në perëndim për liri politike dhe prosperitet ekonomik.[16] Muri i Berlinit, i ndërtuar më 1961 për të ndaluar Gjermanët Lindorë që të arratiseshin për në Gjermaninë Perëndimore, u bë një simbol i Luftës së Ftohtë. Tensionet mes dy Gjermanive u ulën paksa në vitet 1970-ta nga Ostpolitik e Kancelarit Willy Brandt, e cila përfshiu një pranim de facto për humbjet territoriale të Gjermanisë në Luftën e dytë Botërore.


Muri i Berlinit pra Portës së Brandenburgut, pak pas hapjes më 1989. Nën rritjen e migrimit të Gjermanëve lindorë në Gjermaninë perëndimore nëpërmes Hungarisë dhe demonstratave masive gjatë verës së vitit 1989, autoritetet Gjermano-lindore papritur lehtësuan kufizimet e kufirit në Nëntor, duke lejuar qytetarët Gjermanë lindorë të udhëtojnë në Perëndim. Origjinalisht e menduar si valë presioni për të mbajtur Gjermaninë Lindore si shtet, hapja e kufirit në fakt çoi tek një akselerim e procesit reformues Wende në Gjermanië Lindore, që në fund konkludoi me Traktatin Dy plus Katër një vit më vonë më 12 Shtator, 1990 dhe ribashkimi Gjerman më 3 Tetor 1990. Nën termet e traktatit, katër fuqitë okupuese hoqën dorë nga të drejtat e tyre nën Instrumentin e Dorëzimit, dhe Gjermania rifitoi sovranitet të plotë. E bazuar në aktin Bon-Berlin, të miratuar nga parlamenti më 10 Mars 1994, kryeqyteti i shtetit të bashkuar u zgjodh Berlini, derisa Boni mbajti statusin unik Bundesstadt (qytet federal) duke mbajtur disa ministri federale.[17] Lëvizja e qeverisë u përfundua më 1999. Qysh nga ribashkimi, Gjermania ka marrë një rol udhëheqës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Gjermania ka dërguar trupa paqeruajtëse për të siguruar stabilitet në Ballkan dhe ka dërguar një forcë të trupave Gjermane në Afganistan si pjesë e një mundimi të NATOs për të mundësuar siguri në atë shtet pas kërcënimeve që paraqiten nga Talebanët.[18] Këto dislokime ishin të diskutuara, meqënëse pas luftës, Gjermania u lidh që të dërgonte trupa vetëm për role mbrojtëse. Dislokimet në territore të huaja u kuptuan të mos mbuloheshin nga mbrojtjet e përkohshme; sidoqoftë, vota parlamentare në këtë çështje efektivisht legalizoi pjesëmarrjen në kontekstin paqeruajtës. [redakto]Gjeografia


Artikulli kryesor: Gjeografia e Gjermanisë.


Hartë Fizike e Gjermanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km2, 349,223 km2 nga kjo është tokë kurse 7,798 km2 është ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë. Gjermania është shteti i shtatë në Evropë dhe i 63-ti në botë sipas sipërfaqes. Relievi dallon nga Alpet e larta (pika më e lartë: Zugspitze, 2,962 m) në jug e deri tek bregdeti i Detit të Veriut (Nordsee) në veriperëndim dhe Deti Baltik (Ostsee) në verilindje. Në mes shtrihen rrafshnaltat pyjore të Gjermanisë qendrore dhe ultësirat e Gjermanisë veriore (pika më e ulët: Wilstermarsch, 3.54m nën nivelin e detit). Gjermania përshkohet nga disa nga lumenjtë kryesorë të Evropës si Rine, Danubi dhe Elba.[19]. Për shkak të pozitës së saj në qendër të Evropës, Gjermania ndan kufinjë me më shumë vende se secili shtet tjetër në Evropë. Fqinjët e saj janë Danimarka në veri, Polonia dhe Republika Çeke në lindje, Austria dhe Zvicra në jug, Franca dhe Luksemburgu në jugperëndim dhe Belgjika dhe Holanda në veriperëndim. Gjermania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L Shiko edhe këtë: Lista e majave malore në Gjermani [redakto]Klima


Peisazh në Alpet e Bavarisë. Pjesa më e madhe e Gjermanisë ka një klimë mesatare sezonale, në të cilën dominojnë erërat e lagështa perëndimore. Klima varet prej Oqeanit Atlantik, përkatësisht Rrymës Veri-Atlantike, që është pjesa veriore e Rrymës së Golfit. Ky ujë i ngrohtë i prek zonat që kanë dalje në Detin e Veriut përfshirë gadishullin Jutland dhe zonën përgjatë Rinit, që derdhet në Detin e Veriut. Rrjedhimisht në veriperëndim dhe në veri, klima është oqeanike; Reshjet i hasim gjatë tërë vitit me maksimumin gjatë verës. Dimrat në këtë pjesë janë kryesisht të butë kurse verërat priren si të freskëta, megjithëse temperaturat mund të tejkalojnë 30 °C (86 °F) në disa periudha. Në lindje, klima është më shumë kontinentale; dimrat mund të jenë shumë të ftohtë kurse verërat shumë të ngrohta, dhe periudha të gjata thatësie janë shënuar shpesh. Gjermania qendrore dhe jugore janë regjione tranzite ku mund të ketë si klimë oqeanike ashtu edhe kontinentale. Sërish, temperatura maksimale mund të arrijë 30 °C (86 °F) gjatë verës.[20][21] [redakto]Mjedisi


Ferma e erës dhe kapaciteti për energji solare më i madh në botë është i instaluar në Gjermani. Energjia e ripërtëritshme gjeneroi 14% të të gjithë konsuminit elektrik të vendit më 2007.[22] Fitogjeografikisht, Gjermania ndahet nga krahinat Atlantiko-Evropiane dhe Evropiane qendrore të Regjionit Circumboreal brenda Mbretërisë Boreal. Territori i Gjermanisë mund të ndahet në katër ekoregjione: Pyjet e përziera të Atlantikut, pyjet e përziera të Baltikut, pyjet e përziera qendrore Evropiane dhe pyjet e shumllojshme perëndimore Evropiane.[23] Gjermania është e njohur për ndërgjegjen e saj mjedisore.[24] Gjermanët i konsiderojnë shkaktarët antropogjenë si faktorë kryesorë në ngrohjen globale.[25] Shteti është i përkushtuar ndaj Protokollit Kyoto dhe disa traktateve të tjera që promovojnë biodiversitet, standarde të ulëta emisioni, riqarkullimin, përdorimin e energjisë së ripërtërishme dhe përkrah zhvillimin në nivel global.[26] Qeveria Gjermane ka filluar reduktimin e emisionit në nivel të gjërë me aktivitete të ndryshme, kështu që emisionet e përgjithshme të vendit po bien.[27] Megjithatë emisioni i dioksidit të karbonit për kokë në Gjermani është ndër më të lartat në BE por mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me Australinë, Kanadanë, Arabinë Saudite ose Shtetet e Bashkuara. Emisionet nga djegia e qymyrit dhe industria kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Shiu acidik, që rezulton nga emisionet e dioksidit të sulfurit po shkatërron pyjet. Ndotja në Detin Baltik nga ujërat e zeza dhe mbetjet industriale nga lumenjtë në ish-Gjermaninë Lindore janë zvogëluar. Qeveria nën kancelarin Schröder shpalli synim për ndalimin e përdorimit të energjisë nukleare për prodhimin e energjisë. Gjermania po punon që të arrijë përkushtimin e BE-së për të identifikuar zonat e ruajtjes së natyrës në vijë me Florën, Faunën, dhe direktivin Habitat të Bashkimit Evropian. Akullnajat e fundit të Gjermanisë në regjionet Alpine po i nënshtrohen shkrirjes. Rreziqet natyrore janë vërshimet e lumenjve në pranverë dhe erëra stuhie që hasen në të gjitha regjionet. [redakto]Politika


Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Gjermani.


Reichstag është ndërtesa e vjetër dhe e re e parlamentit Gjerman. Gjermania është republikë federale, parlamentare, reprezentative demokratike. Politika gjermane funksionon nën kuadrin e një dokumenti kushtetues të miratuar më 1914 dhe të njohur si Ligji themelor për Republikën Federale të Gjermanisë ose Grundgesetz ("Ligji themelor"). Duke e quajtur këtë dokument Grundgesetz, në vend të Verfassung (kushtetutë), autorët shprehën qëllimin se ajo do të zëvendësohej nga një kushtetutë e duhur kur Gjermania të ribashkohej si një shtet. Amandamentet për Grundgesetz kërkojnë miratimin e dy të tretave (2/3) të shumicës (mazhorancës) në dy dhomat e parlamentit. Nenet që garantojnë të drejta themelore, ndarjen e fuqive, strukturën federale, dhe të drejtën për të rezistuar përpjekjet për të tejkaluar kushtetutën janë valide dhe nuk mund të amandamentohen.[28] Pavarësisht qëllimit që kur Gjermania të bashkohej Grundgesetz do të zëvendësohej me një kushtetutë të vërtetë, pas ribashkimit ai mbeti në fuqi me vetëm disa ndryshime të vogla në vitin 1990.


Presidenti Christian Wulff. Kancelari ose Bundeskanzler (kancelar federal), aktualisht Angela Merkel është kreu i qeverisë dhe ushtron fuqi ekzekutive shtetërore , ngjashëm me rolin e një Kryeministri në demokracitë parlamentare. Fuqia legjislative federale është Bundestagu dhe Bundesrati (Këshilli Federal), që së bashku formojnë një trup unik legjislativ që nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër. Bundestagu zgjedhet përmes zgjedhjeve direkte, megjithatë mban përfaqësim proporcional. Antarët e Bundesratit përfaqësojnë qeveritë e 16 federatave gjermane dhe janë antarë të kabinetit shtetëror. Qeveritë federative kanë të drejtë t'i ndërrojnë përfaqësuesit e tyre në çdo kohë Presidenti ose Bundespräsident (Presidenti Federal), aktualisht Christian Wulff, është kreu i shtetit, i "investuar" kryesisht për përgjegjësi dhe fuqi përfaqësuese. Ai zgjidhet nga Bundesversammlung (konvenda federale), një institut i përbërë prej anëtarëve të Bundestagut dhe një numër i barabartë me delegatët e shteteve federative. Zyrtari i dytë më i lartë në presidencën Gjermane është Bundestagspräsident (presidenti i Bundestagut), i cili zgjidhet nga Bundestagu dhe është përgjegjës për udhëheqjen e seancave ditore. Zyrtari i tretë më i lartë është kreu i qeverisë ose Kancelari, i cili nominohet nga Bundespräsident (presidenti) pasi të jetë zgjedhur nga Bundestagu. Kancelari mund të largohet nga një "mocion i mungesës së besimit" konstriktiv nga Bundestagu, ku konstruktiv do të thotë që Bundestagu më pas zgjedh një pasues.